ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK dorëzon padinë ndaj Kserës: Financoi individë që duan të destabilizojnë jugun e vendit

Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kanë dorëzuar paraditen e ditës së Premte “Kallzimin Penal” kundër Minsitrit të Punës dhe Cështjeve Socialie Z.Spiro Ksera për shpërdorim të detyrës dhe funksionit të lartë duke financuar indivdë që kountrobiojnë në destabilizimin e jugut. Sekretari I Marrdhënieve me Publikun në Aleancën Kuq e Zi Rezar Balla dorëzoi pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Z.Adriatik Llalla kallzimin penal ndaj Spiro Kserës.

 “Sapo dorëzuam kallzimin penal ndaj Ministrit të Punës Z.Spiro Ksera I cili me paratë e taksapaguesve shqiptarë paguan prej katër vitesh Theofan Kaliviatis I cili është kreu i organizatës për “Pavarësinë e Vorio Epirit”. Pak ditë më parë Aleanca KuqeZi denoncoi këtë skandal të paprecedentë të një zyrtari të lartë të qeverisë së shtetasit Sali Berisha. Ne kërkojmë që Prokuroria e Përgjithshme të nisë sa më parë hetimin zyrtarë për shtetasin Spiro Ksera dhe të marrë të gjitha masat që ky zyrtar të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi të parashtuara në kallzimin penal të Aleancës Kuq e Zi” deklaroi Balla. 

 Më tej Sekretari I Marrëdhnieve me Publikun në Alenacën Kuq e Zi deklaroi se ky kallzim vjen në kuadër të fushatës se prezantuar nga Aleanca Kuq e Zi “Fytyrat e Krimit”. “Ky është kallzimi I parë penal ndaj një zyrtari të lartë të qeveisë së shtetasit Sali Berisha, kallzim I cili lidhet më akte që cënojnë integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Shqipërisë dhe kombi shqiptarë. Ky kallzim hap siparin e dhjetra kallzimeve të tjera që ne do ti bëjmë publike në periudhat që do të pasojnë, dosje që janë të përgatitura nga Departamenti Juridik I Aleancës Kuq e Zi. Ka ardhur koha që shqiptarët të njohin realisht se cilët janë zyrtarët e lartë që punojnë për qarqet anti-shqiptare dhe që paguhen me paratë e shqiptarëve. Është koha për ndëshkimin e tradhëtave dhe koalicionit që ka shitur, po shet dhe do të shesë interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve” përfundoi Sekretari I Marrdhënieve me Publikun Rezar Balla

 

 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen