ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Berisha-Samaras pazar eshtrash në pazarin e Korçës

ak

Aleanca Kuq e Zi me qindra qytetarë korçarë zhvilloi në qytetin e Korçës një protestë kundër kërkimeve për eshtra të ushtarëve grek, kërkime që rrjedhin nga marrëveshja e fshehtë e shtetasit Sali Berisha me qeverinë e Athinës. Përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi Z. Altin Dauti mbajti një deklaratë në emër të Aleancës Kuq e Zi ku dënoi me forcë marreveshjet e fshehta të Sali Berishës me qeverinë e Athinës për kërkime të eshtrave të ushtarëve greke të një lufte që nuk ka egzistuar në qendër të qytetit të Korcës.

“28.000 dëshmoret janë shqiptar dhe jo grek. Berisha-Samaras bënë pazar eshtrash në pazarin e Korçës. Po kërkohen eshtra të një lufte imagjinare. Kërkohen eshtra nga marreveshjet e fshehta të shtetasit Berisha.”- tha z. Dauti

Më tej në fjalën e tij kërkoi të bëhet publike marreveshja e Berishës me Athinën.

“Berisha nuk rresht së shituri identitetin kombëtar. Çdo kërkim që buron nga marrëveshjet e fshehta do të përballet me kuqezinjtë. Financuesit shqiptarë të Agimit të Artë të arrestohen. Vangjel Dule dhe Spiro Ksera aktivistë të qarqeve anti-shqiptare. Koalicioni i tradhëtarëve do të marrë ndëshkimin e duhur”- përfundoi fjalën e tij Z. Altin Dauti

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen