ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Berisha po hap vende pune në prag të fushatës për të vjedhur vota

Sekretari Politik i Aleancës Kuq e Zi Prof.Dr.Eduard Kaca ka mbajtur një deklaratë për shtyp ku denoncoi vendmin e fundit të Këshillit të Ministrave për shtimin e 240 vendeve të pune me kontratë të përkohëshme në prag të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të 23 Qershorit. Më poshtë gjëni deklaratën e plotë të Sekretarit Politik të AK mbi këtë cështje.

 “Aleanca Kuq e Zi denoncon përpara opinionit publik vendimin e fundit te qeverisë së shtetasit Sali Berisha që lidhet me krijimin e vendeve të punës në prag të fushatës elektorale”.

 “Ditën e mërkurë Sali Berisha ka firmosur fryrjen e administratës me 240 kontrata të përkohëshme nga të cilat një pjesë e mirë në strukturat e Shërbimit Informativ. I njëti fenomen po vërehet në disa nga Bashkitë dhe Komunat nën drejtimin e partisë-shtet”.

 “Këto kontrata të përkohëshme po përdoren nga Sali Berisha për qëllime elektorale, për të blerë votën e qytetarëve duke I krijuar kushte pagese për 6 muaj dhe për t’i flakur më pas në mes të katër rrugëve dhe zhytur në krizë ekonomike dhe sociale”.

 “Sali Berisha është anti-shqiptari më I madh pasi në kushtet kur arka e buxhetit të shtetit është e boshatisur krejtësisht, ku borxhi publik ka kapur pikën e moskthimit, kur investimet janë bllokuar nga mospagesat dhe kur investitorët e huaj po tërhiqen, ai, krijon vende pune për qëllime elektorale duke e thelluar edhe më shumë “gropën e zezë” financiare të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

 “Sali Berisha nuk ka ndryshuar, ai është po I njëjti me me Berishën e viteve 1996, ai vijon të tregojë me vepra se është I gatshëm të bëjë gjithcka për të mbajtur pushtetin duke e mbushur cdo organike të shtetit Shqiptar me militantë në prag të cdo procesi zgjedhor”.

 “Këtë radhë Sali Berisha po përpiqet të terrorizojë shqiptarët dhe vullnetin e tyre që me 23 qershor do ti japë goditjen “kuqezi” atij, duke punësuar përkohësisht punonjës të Shërbimit Informativ Shqiptarë”.

 “Ai këtë nuk do t’ia dale. Shqiptarët e kanë kuptuar tashmë se ai është I ngjashëm me firmat piramidale, kolapsi I të cilave solli trazirat e 1997 dhe që mban sërisht firmën e shtetasit Sali Berisha”. 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen