ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Berisha miliarder, privatizoi Shqipërinë në emër të tij

Tiranë – Paraditen e ditës së sotme Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ndaj mshtrimit të shtetasit Berisha, ku në vitin 1992 premtoi se do të jetonte si një qytetar i thjeshtë në një lagje të varfër të kryeqytetit. AK vendosi fjalimin e tij prej 21 vitesh më parë në një nga gazetat e asaj kohe, pranë godinës ku ai ka banuar. Në deklaratën e tij për shtyp përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi, Augent Xhaferaj është shprehur : “Jemi sot këtu për të rifreskuar kujtesën e mbarë kombit shqiptar mbi premtimet e pambajtura të shtetasit Sali Berisha i cili drejton vendin jo me votat e shqiptarëve” .

“21 vjet më parë shtetasi Sali Berisha kur merrte detyrën e Presidentit të Republikës i premtoi shqiptarëve dy gjëra:

E para ai premtoi se do të jetontë si qytetar i thjeshtë, se do të ishte i barabartë me të gjithë, që do të jetontë në këtë lagje, njësoj si komshinjtë e tij. Sot të gjithë e dinë se si jeton shtetasi Sali Berisha, se sa i pasur është ai. Sot të gjithë e dinë që Sali Berisha ka privatizuar gjysmën e Shqipërisë, duke gllabëruar pronën publike dhe shpërndarë atë për interesat e tij personale. Sali Berisha nuk e fsheh dot më pasurinë e tij dhe ka shkelur premtimin e tij të parë me të gjitha format dhe metodat.

E dyta, Sali Berisha premtoi se do ta integronte Shqipërinë në Bashkimin Europian. 21 vjet me parë ai u zotua për këtë dhe sot të gjithë shqiptarët janë të ndërgjegjëshëm se vetëm integrimin e Shqipërisë në BE shtetasi Sali Berisha nuk e ka realizuar” . – deklaroi më tej z.Xhaferaj.

Në përfundim të fjalës së tij Augent Xhaferaj shprehu se : “Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje shqiptarëve t’i japin përgjigjen e merituar Sali Berishës me 23 Qershor, ta dërgojnë atë në pension dhe t’i hapin rrugën zhvillimit të vendit dhe ndërtimit të jetës cilësore, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë tjetërsimit të pasurive publike për interesa personale të ngushta të shtetasit Sali Berisha dhe njerëzve të afërt me pushtetin e tij” .

Aleanca KuqeZi i premton mbarë shqiptarëve se do të rivendosë në vend dinjitetin e cdo qytetari përmes standarteve të barabarta dhe ku pushteti të mos përdoret për interesa të ngushta për pasurimin e Sali Berishës, familjarëve të tij, miqve dhe minstrave të korruptuar deri në palcë.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen