ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: BERISHA DO BURGOSET PËR VRASJEN E QYTETARËVE ME 21 JANAR

Sekretari I Përgjithshëm I Aleancës Kuq e Zi Z.Myslim Pashaj ka reaguar për lirimin e autorëve të vrasjes së katër qytetarëve shqiptarë më 21 Janar të vitit 2011. Më poshtë gjëni të plotë reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm të AK mbi këtë ngjarje të paprecedentë.

“Aleanca Kuq e Zi dënon me forcë lirimin nga cdo akuzë të përgjegjësve për vrasjet e 21 Janarit 2011 ku 4 qytetarë shqiptarë u vranë në sytë në mes të bulevardit barbarisht nga armët e pushtetit të Sali Berishës”.

“Katër qytetar shqiptarë u vranë nga armët e Gardës së Republikës me urdhër të shtetasit Sali Berisha dhe kriminelëve që kthyen armët kundër popullit të paarmatosur për të mbrojtur pseudodemokratin dhe regjimin e tij vrasatar”.

“Sali Berisha I ka patur dhe do ti ketë përhera duart e lyera me gjakun e shqiptarëve të pafajshëm të cilët prej 1997 po vriten nga armët që regjimi i këtij shtetasi nuk mundi ti kontrollonte, nga armët pushtetare që me 21 Janar 2011 u drejtuan kundër popullit”.

“Ky shtetas vrasatar që drejton qeverinë e Shqipërisë por jo të shqiptarëve duhet të përgjigjet për krimet e kryera ndaj popullit shqiptarë dhe do të përgjigjet shumë shpejt. Shqiptarët duhet të kuptojnë dhe të ndërgjegjësohen dhe me 23 Qershor me votën e tyre ti hapin rrugën ndëshkimit të merituar vrasësit të shqiptarëve”.

“Sali Berisha nuk I ka mbyllur hesapet me shqiptarët, me largimin e tij nga qeveria ai do të përballet me gjyqin e shqiptarëve dhe do të ndëshkohet maksimalisht për të gjitha krimet e kryera nga pushtetin I tij ndaj kombit shqiptarë”.

“Sali Berisha është gardisti I fundit që do të duhet të paguaje shumë shtrenjtë cdo jetë shqiptarë të vrarë nga armët orgurzeza të pushtetit kriminel dhe vrasatar që ai ka drejtuar dhe po drejton”.

“Këmbanat e krimit pushtetar ranë me 21 Janar dhe planet ordinere për pafajsinë e autorëve u kuptuan qartë nga artikulimet e gardistit të fundit, Sasli Berishës, por arma me e fortë e shqiptarëve do të jetë vota e 23 Qershorit që do ti shtrojë me tapet të kuq rrugën drejt qelive të burgut 313 diktatorit të fundit të Europës Juglindore”. 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen