ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, Balla: Kasapi i votës së lirë në sulm për grabitjen e zgjedhjeve.

reziTIRANË – Aleanca KuqeZi ka denoncuar përpara opinionit publik lëvizjet e fundit të kasapit të votës së lirë shtetasit Berisha dhe planit të tij për të grabitur vullnetin e shqiptarëve më 23 Qershor.

Aleanca KuqeZi muaj më parë ka denoncuar lëvizjet e shtetasit Berisha, i cili provoi me prekjen e KQZ- së se është njeriu që ka shkaktuar dhe do të vijojë të shkaktojë krizat më të thella institucionale në Republikën e Shqipërisë, duke trajtuar si haraç të tijin Kushtetutën dhe Institucionet Kushtetuese.

Në deklaratën e tij për shtyp Kryetari i Tiranës për Aleancën KuqeZi, Rezar Balla ka deklaruar se:  “Këmbana e alarmit për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka rënë prej kohësh, ndërsa tani gjithçka është kthyer në realitet dhe kasapi i votës së lirë është hedhur me të katërta duart në planin për grabitjen e votave për të mbajtur me çdo kusht pushtetin e kalbur” .

“Vendi rrezikon tashmë jo vetëm respektimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, por shtetasi Sali Berisha po tenton të rikthejë sistemin diktatorial ku opozita është fiktive dhe jo reale në përpjekjen e saj për të ndaluar shkatërrimin e proçeseve demokratike dhe të lira të zgjedhjeve” .

“Aleanca KuqeZisi e vetmja forcë opozitare që ka qëndruar e palëkundur në pozitën e saj kundër çdo akti tradhëtie të shtetasit Berisha, i bën thirrje mbarë institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë proceset zgjedhore para, gjatë dhe pas ditës së votimit të mbajnë qëndrim jo vetëm përmes deklaratave, por të dënojnë me forcë dhe të parandalojnë kasapin e votës ta rifusë vendin në krizë” . – është shprehur më tej z.Balla.

“Mbajta e pushtetit të kalbur pa dëshirën dhe vullnetin e sovranit është sinjali i urisë për pushtet të paepur të shtetasit Berisha, dhe lëvizjet e fundit politike që në thelb kanë marrëveshjet dhe allishverishet, tregojnë qartë që po shkojmë drejt një modeli Bolshevik të sundimit të Shqipërisë” . – ka përfunduar fjalën e tij Kryetari i Tiranës për AleancënKuqeZi.

AleancaKuqeZi do të qëndrojë në krah të popullit shqiptar në rrugën drejt rivendosjes së themeleve të demokracisë reale, ku qytetari zgjedh me vullnetin e tij drejtuesit e tij dhe ku marrëveshjet dhe allishverishet nuk prevalojnë mbi ligjin themeltar të Republikës së Shqipërisë, Kushtetutës.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen