ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Ai nuk quhet më shtetasi por i ndjeri Berisha sepse ka vdekur politikisht.

KeshilliTIRANË – Aleanca KuqeZi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e qarkut të Tiranës dhe përfaqësues të rretheve.Kryetari I Aleancës KuqeZi, Kreshnik spahiu  ishte në këtë aktivitet së bashku  me drejtuesit e tjerë, të cilët nga disa media janë konsideruar të larguar nga disa media.Në fjalën e tij z.Spahiu është shprehur se :

“ Jam këtu sot para jush, me të gjithë ata që mbrëmë disa media të kontrolluara për interesa të tyre dhe të partive që i kontrollojnë i deklaruan si të larguar nga strukturat e Aleancës KuqeZi. Për turpin e tyre këto media trilluan, shpifën, dhe hodhën baltë mbi Aleancën KuqeZi dhe drejtuesit e saj të ndershëm dhe patriotë, shpërndanë lajmin sikur këta burra dhe gra që sot janë në krahët e mi jo vetëm që ishin larguar por na paskërkeshin marrë edhe strukturat me vete. Asgjë e vërtetë. Vetëm trillime, shpifje për të coroditur përkrahësit, mbështetësit, simpatizantët e Aleancës KuqeZi.

Sa më shumë ta pengoni Aleancën KuqeZi, sa më shumë ta çensuroni, aq më shumë do ta rrisni atë. Dikush nga miqtë e mi më tha: “Sot mëngjesi paska lind përsëmbari, shiko gazetat dhe mediat merren të gjithë me ne. Nëse do të ishim në koalicion me PS do të na kishin harruar”. Në asnje debat politik nuk ftohen sot liderët e Aleanca KuqeZi, në asnjë titull nuk gjen Aleanca KuqeZi, nuk ka më lajme për Aleancën KuqeZi,ndonëse dje mijëra shqiptarë nga Myzeqeja, nga Çamëria dhe Kosova mbushën sheshin e Fierit për të treguar se ai do të shndërrohet në një bastion patriotësh kuqezi dhe atje do të çojmë fitoren. Po mundohen të na ndalojnë, po mundohen të na frenojnë por prap merren me ne, merren duke na sharë por kjo është reklama më e mirë, kur të shajnë ata domethënë që jemi në rrugën e drejtë. Ky është vetëm fillimi” .

Më tej Kryetari I Aleancës KuqeZi është shprehur: “Jam këtu për të deklaruar që dy javët që vijnë pas, dy sondazhe të kompanive të huaja do të dalin për publikun të cilat janë të blerë, të shitura, të manipuluara, për të nxjerrë Aleancën KuqeZi në 10%, për të manipuluar të gjithë opinion se kush do të mbajë pushtetin. Mbani vesh dhe dëgjoni se si gjithmonë mesazhet dhe informacioni jonë ka dalë I saktë. Pas dy javësh mos besoni asnjë nga sondazhet që do të dali, ato janë të manipuluara për të gënjyer për të mashtruar dhe çorientuar elektoratin në krah të kundërt. Ne duhet të kemi besim tek publiku ashtu si në Itali ku thyehen çensurën mediatike, ashu si në Romë ku thyhen çdo parashikim sondazhesh, ne duhet të jemi ajo forcë e cila ashtyu si në të gjithë rajonin, ashtu si në Europë duhet të hapim një kapitull të ri, për klasën politike shqiptare të Shqipërisë, për shqiptarët, se Shqipëria nuk bën pjesë e ndarë në dy bahçe, e ndarë në PS dhe PD. Demokratët dhe socialistët nuk janë thjesht Rama dhe Berisha të cilët kanë hipotekuar partitë e  tyre dhe tani duan ta konsiderojnë popullin si bagëti, këto janë vathët e mia dhe këto të tuat. JO, populli shqiptar nuk është bagëti, elektorati shqiptar tashmë është kuqezi, ne do ti thyejmë ata. Por ne do të sjellim dhe një model tjetër ndaj atyre që na shajnë me libër shpie, ne do ti injorojmë ata se ata nuk meritojnë që të merremi ne me ta, se ne i përkasim një formimi arsimor krejt ndryshe, një origjine familjare krejt ndryshe, ne jemi shqiptarë etinik të pastër, dhe nuk merremi me ata, se ata i përkasin të shkuarës dhe ne nuk jemi për të mbjellë farën e urrejtjes, farën e përçarjes për të thyer frontin opozitar, për të lejuar që Berisha përsëri të rrijë në pushtet se ai nuk është më Shtetasi Berisha për kuqezinjtë, ai është i ndjeri Berisha, ka vdekur politikisht për të gjithë shqiptarët. Ai lideri i opozitës që nga mëngjesi në darkë I thotë zotit, z.Berisha do I themi, ai nuk është zoti për ne se Berisha nuk ka atdhe, se Berishës nuk mund ti drejtohemi me zoti se ai është I ndjeri për ne, është I vdekur politikisht dhe se nga data 23 nuk ekziston më për gjithë shqiptarët. Ata nuk mund të mbajnë njeri tjetrin në politikë. E kanë gjetur zgjidhjen, thonë populli është o I majtë o I djathtë, o demokrat o socialist, o i bardhë o I zi. Jo zotëri përpra se të lindnin këto dy parti, shqiptarët ishin patriotë, shqiptarët ishin shqiptarë, shqiptarët I përkisnin flamurit kuqezi dhe nuk  mund të ishin të hipotekuar nga ata dy njerëz. Shqiptarët sot shohin çdo perceptim publik, nuk I duan këta dy njerëz, nuk I duan se Shqipëria, kuvendi, qeveria meritojnë një përfaqësim tjetër, ku njerëz të cilët nuk kanë pasur mundësi të jenë në krye të partive demokratike dhe socialiste për shkak se ato janë kapur nga klane 70 vjeçare apo 30 vjeçare, kërkojnë një ndryshim të ri se nuk munden të vazhdojnë më sistemi politik me Ridvan Boden, Genc Rulin apo Genc Pollo. Po pate emrin Genci je gjithë kohën në qeverisje të demokratëve. Se ne vijmë për një Shqipëri të re, për një Shqipëri ndryshe, por se ne kthehemi gjithmonë ndryshe, ne nuk do të thotë të heqim Berishëm, dhe Jozefinën që kanë 23 vjet dhe të na vijë Ruci apo Dokle që ka 40 vjet, ne jemi gjaku I ri, elita e re e klasës politike shqiptare. Dhe sot jam këtu me gjithë përfaqësuesit e Asamblesë së Tiranës dhe përfaqësuesit e rretheve për t’ju cuar një mesazh që të gjithë janë turrur të shkatërrojnë Aleancën KuqeZi, nga Athina e Beogradi, nga PD apo gjithë laviret e tjera, por ne do ti japim një përgjigje të mire. Më 1 Maj, ditën e mërkurë në ora 11 Sheshi Skënderbej do të buçasë me patriotët shqiptarë të cilët kërkojnë ndryshimin, ndyshimi do të vijë dhe do të vijë ndryshe. Ndryshimi do të vijë më modelin me të cilën ne kemi zgjedhur, me njerëz të cilët kurrë nuk kanë pasur mundësi të jenë ministra apo deputetë, me njerëz të cilët kurrë nuk kanë qënë kryetar bashkish apo kurrë nuk kanë qënë kryeministra, kjo është Aleanca KuqeZi, Aleanca e cila ju hapi dyert të gjithëve, ia hapi shqiptarëve dhe jua mbylli këtyre që janë kufoma të politikës. Se ne vërtet ishim për Rilindje kombëtare po jo rilindje të kufomave politike, të kufomave të cilat kanë vdekur politikisht. Po kjo është një rrugë e gjatë të cilën ne nuk duhet të humbasim qetësine, sepse ne duhet të sjellim modelin ndryshe, lërini ata që të na shajnë lërini ata që të na ofendojnë, ne nuk do tju kthejmë faqen tjetër, sigurisht që jo, por ne jemi për t’ju bërë apel shqiptarëve, shikoni se çfarë ndryshimi keni me ata, hapini syte dhe shikoni, hapini veshët dhe dëgjoni, ne do të na mbyllin dritaret, ne do të  na mbyllin dyert, por ne do të jemi kudo dhe që ne të fillojmë një model ndryshe duhet të jemi në Sheshin Skënderbej të gjithë së bashku me një model ndryshe ashtu si e nisëm më 7 Prill për të çliruar Shqipërinë nga regjimi më I egër, nga pushtuesi më bastard I shqiptarëve, nga shtetasi Berisha. Këtë regjim duhet ta ndyshojmë dhe kemi ne moralin për ta ndryshuar, jo duke bërë pazare, jo duke I marrë gjysmën e ministrave sot dhe duke ju thënë se mbas 24 Qershorit do tju bëjmë prap ministra, se nuk ka pasur socialist apo demokrat që të kishte parasysh në vizionin dhe në të ardhmen e tyre një qeverisje të pas 23 Qershorit që sërish të ndërtohej qeveria e ardhshme me gjysmat e ministrave të Berishës dhe të aleatëve të tij. Jo kjo nuk është Shqipëria që dëshirojmë dhe nëse shqiptarët nuk duan përsëri të ndjerin Berisha dhe ministrat e tij duhet të kemi ngjyrat kuqezi në Kuvendin e Shqipërisë. Më datë 1 Maj nuk do të jetë festa me byrek, domate dhe djath të cilët demokratët dhe socialistët për më shumë se dy dekada janë mësuar të dalin nga kodrat e liqenit, se ne nuk mund të jemi kombi dhe populli më apatik, se ne nuk mund të jemi qytetarët me frikacakë të të gjithë Europës, por kuqezinjtë erdhën si misionarë në histori, erdhën si misonarë në klasën politike shqiptare, dhe kuqezinjtë do të ndyshojnë çdo ditë dhe çdo natë në interesat  dhe favor të kombit shqiptar. Dhe që ne të mos jemi kombi më apatik, që ne mos jemi qytetarët më frikacakë, ejani të gjithë më 1 Maj, në ditën e protestave ndërkombëtare që ti mësojmë Shqipërisë, shqiptarëve dhe gjithë botës se ne kërkojmë ndryshimin, kërkojmë një Shqipëri të re, përmbysjen e këtij regjimi” .

“ Tashmë loja është e hapur, sigurisht që nuk është e ndershme, e barabartë sepase ata kanë vetëm një zgjidhje që të mbijetojnë në politikë. E keni parë se si bëjnë ? Si ujqër. E keni parë si çirren? Si çakenj. E keni parë si shqyen? Si prostitutë. Dhe ashtu e meritojnë ti konsiderojmë ne ata, se ata s’kanë as moral për ti treguar të gjithë shqiptarëve dhe Shqipërisë. Kur edhëm në politikë dy vite më parë na akuzuan që pas Aleancës KuqeZi është presidenti Topi, për 1 vit e konsideruan lëvizje të presidentit Topi. 1 vit më pas na akuzuan që ne jemi veglat e Edi Ramës dhe të PS. 4 ditë më parë u deshën vetëm 30 sekonda që ne të vazhdonim në kauzën tonë, në udhën tonë ashtu siç lindëm dhe u rritëm të vetëm, dhe të kthente pllaka që ne qenkemi nga krahu tjetër, që bënkemi lojën e Berishës. Sigurisht,ne kemi dikë pas, por ai është flamuri kuqezi, është simbol I kombit tonë dhe duhet ta respektojmë atë. Kjo është Aleanca KuqeZi. Dhe unë kam një mesazh për ata të cilët sot baltosin Aleancën KuqeZi se as emrin nuk e meritojnë që t’ia përmendim ,bëheni qesharak zotërinj kur hidhni baltë mbi Aleancën KuqeZi për 2 vjet Aleanca KuqeZi ishte shqiponjë, për 2 vjet Aleanca KuqZi ishte e bukur, simpatike, e fortë, patriotike, u deshën 2 minuta për ata, të cilët për këtë nuse të bukur siAleanca KuqeZi, të cilën kërkuan të martoheshin, ta akuzonin dhe të hidhnin baltë mbi të. Për 2 minuta do të ndryshonte morali I Aleancës KuqeZi. Po dhe toka është lëkundur nën to dhe unë kam një mesazh të qartë, larg duart nga strukturat e Aleancës KuqeZi, sa nuk  është vonë zoteri, po guxove të prekësh strukturat e Aleancës KuqeZi, do ti përgjigjesh Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Po lëreni karafilin në aromën e vet se s’ka asgjë më shumë se karafil, ejani të vazhdojme së bashku në udhën tonë të drejtë, në udhën tonë të fitores, ajo është një udhë e cila është udha e shqiponjave, të shpendit me jetë më të gjatë, të simbolit tonë kombëtar, të simbolit I cili do triumfojë, pavarësisht censurës mediatike, pavarësisht sulmeve të ndyra që ata hedhin ndaj nesh. Sot është fillimi, ata të kenë parasysh që Aleancën KuqeZi nuk mund ta ndalin në këto 23 vite kanë lindur shumë parti të cilat kanë qënë xhepa dhe anekse të së majtës dhe të djathtës, të cilat kanë qënë rripa transmisioni, të PS apo PD. Ata nuk mund ta durojnë që për herë të parë në të gjitha trevat shqiptare të lindte një lëvizje mbarëshqiptare, mbarëkombëtare ,një lëvizje e cila ka për msison bashkimin kombëtar dhe arrestimin e një njeriu I cili ka kryer për 23 vite krime. Dhe për logjikën e zoterisë në fjalë na akuzojnë se kjo është një çmenduri. Të bashkosh shqiptarët në referencën e të ardhmes kushtetuese për realizimin e aspiratës për bashkim kombëtar, si një detyrim I të gjithë elitës politike shqiptare nuk është çmenduri por është mature, pjekuri e Aleancës KuqeZi. Të kërkosh kulturën e ndëshkimit duke filluar nga I ndjeri Berisha që tani është mature dhe standart, standart I një kombi të civilizuar, I cili kërkon ndëshkim. Por përpara se të fillojë ndëshkimi mesa duket është koha për pastrim dhe shqiptarët duhet ta kuptojnë kjo klasë politike duhet të shporret në zgjedhjet e 23 Qershorit. Të nderuar aktitivistë kuqezi, të nderuar qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, të nderuar ju që keni mundësi të na ndiqni dhe në ato pak dritare që na kanë mbetur, që para se të vijë koha për ndëshkim duhet të vijë koha për pastrim sepse askush nuk mund ta bëjë pastrimin e  elitës politike shqiptare nga fosilet, nga kufomat, për ti larguar nje herë e përgjithmonë. Ju duhet të bëni atë, matuni mirë duke filluar nga protesta e 1 Majit deri më 23 Qershor  ti ndëshkojmë  dhe ti pastrojme të gjithë së bashku me Aleancën KuqeZi”. – ka përfunduar fjalën e tij Kryetari I Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu.

NJË KOMENT

Vivi

06/10/2014

arrow

I dashur Mero Baze mleadja ka dy ane !Ne njeren ane te medaljes qendron Shqiperia si nje vend ne zhvillim dhe me nje mentalitet relativisht te prapambetur! Njerzit ktu shesin nje patriotizem fals ne lidhje me futbollin, dhe pas nje jave harrojne gjithcka. Jemi aq te zene me patriotizmin tone sa paradoksalisht fillojme dhe shahemi me njeri-tjetrin ! Nje pjese e mire e popullsise tone jane aq injorante sa fillojne dhe bejne dallime mes Shqiperise dhe Kosoves ! Nje pjese te madhe te fajit ka plotesisht FSHF nje Federate korrupsioni dhe mafieje qe dita-dites po forcohet me shume dhe askush ska me guximin ti dale para. Padyshim ne jemi nje vend i vogel dhe shume i brishte qe duam nje ndihmese sado e vogel qe te fryhemi dhe me pas te shpohemi menjehere ! FSHF dhe shteti shqiptar jane per te ardhur keq dhe propabiliteti qe nje shqiptar te beje karriere ne shqiperi me forcen e vet eshte shume i vogel. Ketu ju kishit shume te drejte ne ato qe kishit shkruar ! Gjithsesi mleadja ka dy ane ! Ju thoni qe keta 5 djem te talentuar jane shqiptare! Nje pyetje? Lorik Canen si mund ta pershkruani pervecse nje shqiptar te talentuar ! Une mendoj qe ndryshimi ne pershkrimin mes Xhakes, Shaqirit, Behramit, Xhemajlit dhe Mehmedit dhe Canes, Dallkut, Mehes, Kukelit dhe Mavrajt duhet te jete shume me i madh. Perfundimisht per mua keto 5 lojtare i perkasin Zvicres dhe jane zviceriane pavaresisht se kane gjak shqiptari dhe une kurre nuk mund te krenohem per ta sepse te gjithe bota i njeh si zviceriane dhe jo si shqiptare. Nqs nuk do ishte Shaqiri Shqiperia mund dhe te mos humbte pavaresisht lojes se dobte. Familja e Shaqirit festuan ne menyre te cmendur golin e pare pavaresisht se Xherdani nuk e festoi. Babai i Xhakes ka deklaruar qe ai dhe biri i tij nuk jane shqiptare por kosovare pavaresisht se Xhaka nuk shenoi qellimisht golin e trete (nqs rezultati do ishte 0-0 do flisnim ndryshe) Behrami luftoi gjate gjithe ndeshjes dhe provokoi fansat e shqiperise pavaresisht se ai ka flamurin kuqezi ne kembe. E urrej FshF por ftesa per Behramin iu be, madje para federates zviceriane dhe ai e nencmoj ate. MJAFT me Hipokrizi. 5 lojtaret e zvicres me gjak shqiptare i perkasin Zvicres (1-ri i beri gol Shqiperise)dhe ketu une do vija nje pike te madhe! Gjithsesi une si individ nuk kam asgje kunder te 5. Ata nuk mund te jene tradhtar kombi thjesht per nje zgjedhje futbollistike por sigurisht theksoj, une ndershkoj ne kete rast Hipokrizine . Si perfundim keto te 5 pervec gjakut, ne menyre kategorike nuk kane lidhje me Shqiperine, ndryshe nga Cana apo rasti me i fundit Dardan Maksutaj (19vjecari i cili ne te njejtat pozita me Shaqirin & Co refuzoj kombetaren zviceriane). Theksoj dhe njehere qe tradhtari i vertete i kombit qendron ne majen e institucionit me emrin Federata Shqiptare e Futbollit nje cerdhe e korrupsionit dhe padrejtesise !

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen