ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

5 maj, Aleanca KuqeZi një flamur për çdo dëshmor

5 maj 20133TIRANË – Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, Aleanca KuqeZi zhvilloi homazhe tek varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Për të dytin vit rradhazi drejtues të AK vendosën nga një flamur kombëtar për çdo dëshmor. Pas homazheve, Prof.Dr. Lisen Bashkurti në emër të Aleancës KuqeZi u shpreh:

 

“Sot është një ditë e madhe për mbarë njerëzimin, është dita kur kujtojmë rrënimin e nazi-fashizmit në botë dhe triumfin e aleancës anti – fashiste. Është dita kur djemtë dhe vajzat më të mira të Shqipërisë flijuan jetën e tyre. Ne jemi borxhli për jetë të jetëve gjakut, sakrificës së tyre, që luftuan për një Shqipëri të lirë, të pavarur, për një komb dinjitoz, për liritë dhe të drejtat e njeriut. Ne kemi amanet si Aleancë KUQeZI ti dedikojmë gjithë jetën tonë veprës së tyre madhore. I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve të kombit, i përjetshëm qoftë frymëzimi i tyre në jetën, luftën dhe përpjekjet tona për liri dhe demokraci.”

 

4 KOMENTE

ardit troci

05/05/2013

arrow

fitore ak

Juli Vlore

05/05/2013

arrow

Ka akoma nje njeri patriot qe mendon edhe per 5 Maj!

Forca AK

drini

06/05/2013

arrow

lavdi deshmoreve qe dhane jeten per liri dhe shqiperi etnike

Vladimir

09/05/2013

arrow

FItoreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen