ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Zyrtarizohet partia “Aleanca Kuq e Zi”

Kreshniku ne kruje

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=UPsP1jhvurU

Gjykata e Tiranës ka pranuar regjistrimin e partisë ‘Aleanca Kuq e Zi”, me kryetar Kreshnik Spahiun.

Pas dy seancash gjyqtari Arben Mullai vendosi të pranojë kërkesën për regjistrimin, si person juridik të partisë më të re që do të garojë tashmë në politikën shqiptare.  Në kërkesen e depozituar në Gjykaten Civile  nga kryetari i kësaj partie Kreshnik Spahiu thuhet, se kjo parti ka si synim të mbrojë dokumentin themeltar të Republikës së Shqipërisë, Kushtetutën, të mbrojë dinjitetin njerëzor të shqiptarëve, duke e shndërruar në një simbol rezistence për çështjen kombëtare. Emblema e kesaj partie ka përmbajtjen “Aleanca Kuq e Zi”, me inicialet AK dhe shqiponjen në mes.

Po cili eshte statuti i Partisë Aleanca Kuq e Zi, i prezantuar në Gjykatën e Tiranës? Ne dokument thuhet se Aleanca Kuq e Zi premton se Shqipëria behet nepermjet ndertimit te nje shteti te forte juridik, mbi themele kompromisi historik dhe kombëtar të të gjithë faktorëve politikë, se Shqiperia behet nese vendosen standartet baze te demokracise dhe ndryshimit nepermjet kufizimit te mandateve politike te kryetareve te partive, kryeministrave, kryetareve te bashkive dhe komunave, ne jo me shume se dy mandate pa te drejte riperseritje.

“Shqiperia behet, – thuhet ne statut, – nese shqiptareve u garantohet e drejta per zgjedhur, nese shqiptaret njohin dhe dine per ke votojne duke hapur dosjet e te gjithe bashkepunëtoreve te sigurimit te shtetit apo te agjenturave te huaja antishqiptare. Shqiperia behet, nëse ndertohet nje model drejtesise, i cili shkeput Gjykaten e Larte dhe kushtetuese nga kontrolli politik”.

Ne programin e partise, thuhet se Aleanca Kuq e Zi do te beje perpjekje me faktoret politike institucionale dhe shoqerore, qe per shqiptaret qe jetojne ne trojet e veta apo ne diaspore te ndiqet nje strategji mbarekombetare e Shqiperise ne fillim te shekullit te ri. “Aleanca Kuq e Zi, – vijohet me tej ne programin politik “Shqiperia behet”, –  do ndjeke idealin e popullit per garantimin e parimeve kushtetuese, te sanksionuara ne Kushtetute, duke mbrojtur te drejtat e popullit shqiptar qe jeton jashte kufinjve te saj dhe kudo ku shqiptaret jetojne ne trojet etnike ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Cameri, Luginen e Presheves apo ne diaspore”.

Top Channel

________________________________

Kreshnik Spahiu

Aleanca Kuqezi është kthyer dhe zyrtarisht në parti politike. Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pranuar kërkesën me 3700 firma. Gjithashtu AK ka paraqitur statusin dhe programin. Forca më e re politike në vend pritet që pas dy muajsh të mbajë kongresin e parë ku dhe pritet të zgjidhen dhe drejtuesit e saj.

Deri në maj, AK do të drejtohet nga ish-zv.kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu. AK, së fundmi ka ashpërsuar qëndrimin ndaj dy forcave kryesore PD dhe PS. Në një takim në qytetin e Durrësit për zgjedhjen e delegatëve për Kuvendin Kombëtar, Spahiu u shpreh se “mes PD dhe PS ka një marrëveshje për mbajtjen e Berishës në pushtet dhe ruajtjen e stanjacionit në të ardhmen”.

Për zgjedhjet e ardhshme politike të cilat priten të mbahen në qershor 2013, Spahiu ka kërkuar plotësimin e katër kushteve nga dy partitë e mëdha. Kushtet janë: ndryshimi i sistemit zgjedhor (duke kërkuar sistem proporcional kombëtar, jo rajonal siç është aktualisht), numërim elektronik i votave, të votojnë dhe emigrantët dhe kushti i katërt është që PD dhe PS ti japin më shumë hapësirë mediatike partive të vogla.

Edhe pse Spahiu tha se “PD dhe PS nuk do të lejojnë zhvillimin normal të zgjedhjeve” është ai u zotua se tërhiqet nga politika nëse AK nuk fiton zgjedhjet pas plotësimit të katër kushteve të vendosura. /F.S/

Shekulli

____________________________________

Aleanca Kuq e Zi nga sot parti politike, Kreshnik Spahiu në krye deri në majTIRANË- Aleanca Kuq e Zi nga sot bëhet partia më e re në spektrin politik në vend. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Aleancës Kuq e ZI, pasi kjo e fundit ka dorëzuar 3700 firma, statusin dhe programin e saj.

Drejtori Ekzekutiv i Aleancës Kuq e Zi Redi Rama nëpërmjet një prononcimi për mediat bëri me dije se partia do të drejtohet nga Kreshnik Spahiu deri në organizimin e Kongresit të  parë të kësaj partie që do të zhvillohet në muajin maj, ku do të votohet në mënyrë transparente për kryetarin dhe drejutesit e kësaj lëvizje politike.

Pas “fushatës” së ndërmarrë gjerësisht në të gjitha viset shqiptare, drejtuesi i saj i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i është drejtuar Gjykatës së kryeqytetit për regjistrimin e saj në regjistrin e partive politike. Kërkesë-padia në fjalë është depozituar në Gjykatën e Tiranës më 5 mars të këtij viti, ndërkohë nga sot me vendim gjykate ajo njihet si parti politike.
(el.me/BalkanWeb)

4 KOMENTE

Dragani

21/01/2013

arrow

Per mendimin tim, kjo eshte nje parti ekstremiste qe nuk e ka jeten te gjate.Do shperbehet menjehere mbas zgjedhjeve te ardheshme parlamentare.Populli do qetesi, bashkejetese pamvaresisht nga perkatesite fetare e kombetare,krahinore.Themelore eshte qe vendin duhet ta udheheqin njerez me vizion europian, dhe jo tipa qe kane urejtje ndaj kombeve te tjera dhe feve te tjera te krishtera. Jam i bindur, se populli nuk i ndjek mbas.Keta jane percares dhe grindavece, duhet te na prishin me greket, maqedonasit ,serbet etj. Nuk jam me ate qe nuk duhet te kerkojme respektimin e shqiptareve ne vendet fqinje,por kjo ti lihet diplomacise,shtetit dhe Qeverise, jo njerezve te rruges.

ledi picalli

13/04/2013

arrow

kjo parti i perket te gjith shqiptarve kudo ne bot me kete parti do mari fund komonistet si edi rama e sli berisha bashk me nusen ilir met

tanio lato

28/05/2013

arrow

kjo parti uroj mos beje aleance me asnje parti dhe te kete objektiva serioze do kete shum sukses po ndodhi kjo

Radovani Shkoder

17/06/2015

arrow

Erjon Veliaj djali i paligjeruar i Presidentit Iranian Ahmadinejad / Lindi gjatë viteve kur lideri Iranian ishte azilant në Berat
By opozita.com
In Aktualitet
May 29th, 2015

Erjon Veliaj djali i paligjeruar i Presidentit Iranian Ahmadinejad Nga Kastriot Myftaraj Erion Veliaj, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kur debatohej për çështjen “Pango” shprehu pikëpamjen se edhe pse përgjimi është dhunim i privatësisë nga ana ligjore, ai (Erioni), kur është fjala për interesa publike, e pranon këtë shkelje të ligjit, se siç tha Erioni, me një buzëqeshje ironike, një frazë të manualeve sorosiane të imazhit: “Po nuk shkele ligjin, nuk merr Çmimin Pulitzer”. Edhe unë jam me pikëpamjen e politikanit të ri Veliaj dhe shpresoj që Erioni ta shikojë në këtë sens edhe një investigim të pritshëm për atë, se cili është fëmija ilegal që ka në Shqipëri Presidenti aktual iranian, Ahmadinejad. Në website të opozitës iraniane jashtë vendit, është dhënë lajmi se Presidenti Ahmadinejad, i cili e ka vizituar Shqipërinë në kohën e regjimit komunist, në vitin 1979, pas Revolucionit Islamik në Iran, ka në Shqipëri një fëmijë ilegal që është bërë një figurë e shquar politike në Shqipëri. Sa e vërtetë është kjo gjë nuk dihet, por duhet investiguar. Të dhënat e websiteve të opozitës iraniane jashtë vendit, duhen marrë po aq të vërteta sa ç’ u morën të dhënat e disa websiteve të huaja në rastin e Damir Fazlliç, i cili mbi bazën e të dhënave me një prejardhje të tillë u shpall serbo-boshnjak dhe nipi i ish- shefit të shërbimit sekret të Serbisë, Stanisiç. Pra, precedenti ekziston dhe duhet ndjekur edhe në rastin e websiteve iraniane. Të dhënat që jepen në websitet e opozitës iraniane nuk duken apriori të pabesueshme se dihet se regjimi komunist shqiptar kishte marrëdhënie të mira me regjimin islamik që erdhi në fuqi në Iran pas revolucionit të vitit 1979. Në këtë kuadër midis Shqipërisë dhe Iranit ka pasur shkëmbime të dendura delegacionesh të ndërsjella. Në këtë kuadër, edhe Presidenti i tashëm iranian, Ahmadinexhad ka vizituar Shqipërinë në vitin 1979, sipas atyre që thuhen në muajin mars. Ahmadinexhad ka qenë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Berat. Ai sipas të dhënave ka kryer në Shqipëri dhe stërvitje ushtarake, siç bënin shumë të huaj në Shqipëri në atë kohë. Gjëja e veçantë në rastin e Ahmadinexhad është se ai ka qenë stërvitur edhe nga një oficere shqiptare femër. Nuk mund të mos ndihet krenar njeriu gjithsesi, kur një femër shqiptare ka stërvitur një njeri si Ahmedinexhad, i cili pavarësisht nga të tjerat, nuk mund të mohohet se është një burrë trim. Kjo femër shqiptare të shëmbëllen me një amazonë, një Shqiponjë. Sigurisht që ekzistenca e një fëmije të Presidentit iranian në Shqipëri, është një gjë që e justifikon një investigim, duke dhunuar dhe privatësinë e këtij iraniano-shqiptari enigmatik, aq më tepër që supozohet që ai të jetë dhe një figurë e njohur politike në Shqipëri. Në botë investigime të tilla janë të njohura dhe janë bërë deri edhe ndaj personaliteteve të tilla politike si Tony Blair, për të cilin u zbulua se nuk ishte i biri natyral i prindërve të tij, porse ata e kishin gjetur pasi qe braktisur nga prindërit e tij natyralë, një çift aktorësh shëtitës. Blair më pas e pranoi edhe vetë këtë gjë. Pse të mos e ndiqte shembullin e tij edhe politikani misterioz shqiptar, aq më tepër që tash Ahmadinexhad po jep shenja se kërkon të bashkëpunojë me Perëndimin dhe veçanërisht me SHBA. Për të filluar investigimin, unë kam siguruar një libër për Ahmadinexhadin të botuar në Britaninë e Madhe, ku ka shumë fotografi të kohës së rinisë të Ahmedinaxhadit, kur ai qe 30 vjeç, aq sa ç’ është sot djali i tij i supozuar në Shqipëri. Në investigimin tim unë do të veproj si një dishepull i Erion Veliajt, duke dhunuar privatësinë për interesa publike. Metoda që kam zgjedhur është që të krahasoj fotografinë e politikanëve të rinj shqiptarë, të moshës 30 vjeç, me atë të Presidentit Ahmadinexhad. Më pas do t’ ia le publikut të gjykojë se kush është i biri i Ahmadinexhad. Ai politikan që do të rezultojë se i ngjan Ahmadinexhadit, ka të drejtën që të japë shpjegime para se të bëhen deduksione të mëtejshme, mbi bazën e fakteve që nuk është vendi të përmenden në këtë shkrim. Kjo metodë nuk është më pak e vlefshme sa edhe përgjimi i “Fiks fare”, madje është më serioze, se ngjashmëria fotografike mund të trukohet, ashtu si audioregjistrimet, derisa është fjala për krahasimin e fotografie që gjendet në një libër të botuar nga një shtëpi botuese shume serioze në Britaninë e Madhe ku Erion Veliaj pretendon se ka marrë një master (apo mos duhet të themi është bërë master) dhe fotografisë së një personi që është aktiv në politikën shqiptare sot. E mira do të ishte që në këtë investigim të angazhohej dhe Erion Veliaj se ai, me lidhjet që ka jashtë vendit, ku prezantohet veç të tjerave edhe si gazetar, mund të fitojë Çmimin “Pulitzer”. Unë, me një altruizëm të sinqertë profesional, do t’ ia kaloja të gjitha të dhënat që kam, në mënyrë që ai ta vazhdonte investigimin. Se ku dihet, mund të ndodhë që djali ilegal i Ahmadinexhad të jetë në partinë e Berishës, dhe kjo do ta rritë shumë kreditin e Erion Veliajt tek e majta. Por, përtej ironisë, tash që jemi me përshtypjet e emisioneve të Aida Shtinos dhe Rudina Magjistarit, ku ka pasur edhe disa raste ku janë takuar fëmijë me baballarët e tyre që nuk i njihnin, nuk është çudi që kulmi i këtyre emisioneve të jetë takimi i një politikani shqiptar me Presidentin iranian. Sigurisht që Presidenti iranian, i cili në atë kohë ishte një djalë i ri, nuk ka pse të ketë ndonjë embarracim për këtë aventurë rinore, se gjëra të tilla ndodhin në këtë moshë në çdo vend të botës. Kjo histori nuk e cënon dinjitetin e tij. Përndryshe kjo histori ndoshta cënon reputacionin e djalit të tij shqiptar, por supozohet që ai të jetë aq i emancipuar nga paragjykimet, sa të krijojë një standard të ri emancipimi në shoqërinë shqiptare. 9 Prill, 2015

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen