ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Vrasja e dy shqiptarëve në Maqedoni, AK: Ndal racizmit antishqiptar

 

AK dënon vrasjen e shqiptarëve

Aleanca Kuqezi ka reaguar lidhur me vrasjen e dy shqiptarëve në Maqedoni, duke bërë thirrje që të ndalet racizmi anti-shqiptar në këtë vend.

Në reagimin e saj Aleanca i ka shprehur ngushëllimet e saj familjarëve të dy të të rinjve, Besnik Shehapi dhe Imran Mehmeti.

“Kemi humbur dy vëllezër shqiptarë, të bashkohemi me dhimbjen e kësaj tragjedie. Kërkojmë dënimin e autorëve të vrasjes së tyre”, ka deklaruar Aleanca.

“Të ndalet racizmi anti-shqiptar në Maqedoni”, ka reaguar më tej grupimi, duke ftuar shqiptarët e vendit fqinj që të ruhen nga provokimet.

Dy shqiptarët u vranë në qytetin e Gostivarit pasi u qëlluan me armë zjarri nga një polic maqedonas. Besnik Shehapi, 25 vjeç dhe Imran Mehmeti, 30 vjeç u qëlluan me armë nga efektivi Jakim Trifunovski, i cili ishte konfrontuar me dy të rinjtë shqiptarë për vendin e parkimit.

Zënka precipitoi në nxjerrjen e armës së punës nga ana e efektivit, i cili në ato momente nuk ishte në krye të detyrës, dhe hapi zjarr ndaj shqiptarëve.

Vrasja shkaktoi reagime të shumta në Maqedoni. Ambasadori amerikan në Shkup, Poll Wohlers kërkoi hetimin e rastit, ndërsa apeloi që procesi hetimor të pritet me qetësi.

Ndërsa partia opozitare shqiptare RDK, deklaroi se kjo ngjarje vret bashkëjetesën në Maqedoni, ndërsa kërkoi shkarkimin e zëdhënësit të policisë Ivo Kotevski.

Top Channel

_______________________________________

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot per vrasjen e dy shqiptareve ne Maqedoni, duke ngushelluar familjaret dhe duke u bashkuar me ta ne perballimin e dhimbjes.

Gjate nje deklarate per mediat, AK ka bere apel per gjithe shqiptaret kudo jane te mos bien pre e provokimeve, nderkohe qe ka kerkuar te ndalet sa me pare racizmi antishqiptar.

“Ngushëllime për vrasjen e Besnikut e Imranit. Kemi humbur dy vëllezër shqiptarë, të bashkohemi me dhimbjen e kësaj tragjedie”- thuhet ne deklarate, ku shtohet se autoret e krimit duhet te marrin denimin e merituar.

Panorama

____________________________________

Në një deklaratë të dhënë sot për shtyp, përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kanë shprehur ngushëllime për familjarët e 2 shqiptarëve të vrarë, dy ditë më parë në Maqedoni. Aleanca Kuq e Zi bën apel për ndaljen e racizmit antishqiptar në Maqedoni, duke kërkuar njëkohësisht edhe dënimin e merituar për autorin e vrasjes. “Ngushëllime për vrasjen e Besnikut e Imranit. Kemi humbur dy vëllezër shqiptarë, të bashkohemi me dhimbjen e kësaj tragjedie”, theksohet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi. Ngjarja ndodhi pas një zënke për një vend parkimi të makinave në lagjen ku jetonin të rinjtë, ku efektivi i policisë maqedonase Jakim Trifunovski qëlloi me armë zjarri në drejtim të 2 shtetasve shqiptarë, Besnik Shehapi dhe Imran Mehmedi, në Gostivar.

Sot

__________________________________

TIRANE – Aleanca Kuq e Zi shprehu ngushëllime për familjarët e 2 shqiptarëve të vrarë, dy ditë më parë në Maqedoni.

Përmes një deklarate për mediat, Aleanca Kuq e Zi bën apel për ndaljen e racizmit antishqiptar në Maqedoni, duke kërkuar njëkohësisht edhe dënimin e meritur për autorin e vrasjes.

“Ngushëllime për vrasjen e Besnikut e Imranit. Kemi humbur dy vëllezër shqiptarë, të bashkohemi me dhimbjen e kësaj tragjedie.”- theksohet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi.

Ndërkohë Aleanca Kuq e Zi apelon që shqiptarët të ruhen nga provokimet, duke theksuar se mbeten faktor stabiliteti në rajon.

Ngjarja
Efektivi i policisë maqedonase Jakim Trifunovski qëlloi me armë zjarri në drejtim të 2 shtetasve shqiptarë, Besnik Shehapi dhe Imran Mehmedi, 2 ditë më parë në Gostivar.

Ngjarja ndodhi pas një zënke për një vend parkimi të makinave në lagjen ku jetonin të rinjtë. Policia në versionin e saj të parë njoftoi për vrasjen e dyfishtë, duke nënvizur se polici, që nuk ishte në detyrë, kishte lënë të vrarë me armën e shërbimit dy të rinjtë në një çast vetëmbrojtje.

Gjykata vendosi masën  e sigurisë 30 ditë paraburgim për policin Jakim Trifunovski, 36 vjeç.

(er.nu/BalkanWeb)

_______________________________________

TIRANE – “Të ndalet racizmi anti-shqiptar në Maqedoni”. Apeli vjen nga Aleanca Kuq e Zi si një reagim pas vrasjes së dy shqiptarëve të martën në qytetin e Gostivarit. “Kemi humbur dy vëllezër shqiptarë, të bashkohemi me dhimbjen e kësaj tragjedie. Kërkojmë dënimin e autorëve të vrasjes së tyre”, ka deklaruar AK.

Besnik Shehapi, 25 vjeç, dhe Imran Mehmeti, 30 vjeç, u qëlluan me armë zjarri nga një polic maqedonas, Jakim Trifunovski, i cili kishte zhvilluar me dy shqiptarët një debat në lidhje me një vend parkimi.

Ngjarja ka ngjallur debate të shumta në Maqedoni, përfshirë këtu edhe reagime të ambasadorëve të vendeve perëndimore të akredituar në Shkup, ndërsa partitë opozitare shqiptare e kanë etiketuar atë si vrasëse të bashkëjetesës ndëretnike në vend. (im/shqiptarja.com)

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen