ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Vlorë, tubimi i Aleancës kthehet në protestë kundër qeverisë. Kuqezinjtë: “O Sali o tradhtar, ti je serb, jo shqiptar”

kreshniku ne vlore

Aleanca Kuq e Zi ka mbajtur paraditen e së shtunës një tubim masiv në qytetin e Vlorës, ku janë mbledhur rreth 11.500 pjesëmarrës.

Tubimi i Aleancës nuk ka vonuar të marrë karakteristikat e një protestë anti-qeveritare, pas akuzave të ngritura nga kryetari i saj, Kreshnik Spahiu jo vetëm ndaj pozitës, por edhe opozitës.

Gjatë fjalës së tij, Spahiu ka premtuar se AKZ do të sjellë një politikë të re, që do të bashkojë shqiptarët dhe që do ta kthejë Vlorën në një destinacion të ri.

“Vlora do të jetë një destinacion i ri në Mesdhe. Vlora është bastion i patriotizmit kuqezi, janë PD dhe PS që e ndanë Shqipërinë. Qeveria po punon me fjalë dhe me vepra kundër bashkimit, por pas 100 vitesh ne do të risjellim në pushtet një qeverisje kuqezi”, ka thënë Spahiu.

Rreth një javë më parë Aleanca Kuqezi u mblodh në Peshkopi për zgjerimin e degëve të saj, ku disa qindra qytetarë u antarësuan në strukturat e kësaj partie.

Kryetari Kreshnik Spahiu, në fjalimin e tij, e konsideroi krahinën si “të lënë qëllimisht në mëshirë të fatit”.

Ndërsa më herët gjatë muajit, grupimi reagoi ndaj një deklarate të bërë nga kryeministri Berisha për lidhjen mes shqiptarëve dhe turqve, duke e akuzuar atë se po keqpërdor identitetin kombëtar.

Gjithashtu, Aleanca Kuq e Zi ka premtuar zgjidhjen e çështjes së pronës, që sipas saj është zvarritur qëllimisht nga pushtetet që kanë qeverisur vendin në 20 vitete e fundit.

Top-Channel

 

Rreth dy mijë persona mbushen Pallatin e Sportit në Vlorë në një tubim të Aleancës Kuq e Zi, i cili u shndërrua në një protestë anti-qeveritare me parullat “O Sali, o tradhtar, ti je serb, por jo shqiptar”.

Kreshnik Spahiu në fjalën e tij përpara aktivisteve kuqezinj tha se Vlorën Zoti e bekoi, por qeveria e mallkoi.  Ai tha se: “Vlora, destinacion i ri në Mesdhe ka nevojë për vepra e jo për fjalë. Qeveria po punon me fjalë dhe vepra kundër bashkimit”, tha Spahiu. Sipas tij, “100 vjet pas Pavarësisë nuk ka asnjë ministër nga Vlora, pasi kjo qeveri është kundër bashkimit dhe integrimit.”

“PD dhe PS e ndanë Jug-Veri në kuq dhe blu,” tha Spahiu. Ai deklaroi se prioritet mbetet ndryshimi i regjimit politik.

Tema

VLORE- Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot një tubim në qytetin e Vlorës. Gjatë fjalës së tij përpara mbështetësve të Aleancës, kryetari Kreshnik Spahiu akuzoi dy forcat kryesore politike se po punojnë kundër integrimit të vendit.

Duke e cilësuar Vlorën si një bastion të patriotizmit Kuqezi, Spahiu akuzoi Partinë Socialiste dhe atë Demokratike se kanë ndarë Shqipërinë.

“Ne sot jemi në Vlorë, perlën e Mesdheut, perlën e Shqipërisë. Jemi në Vlorën që zoti i fali gjithçka, Zoti e bekoi por Berisha dhe mallkoi. Për këtë arsye, ne kemi një mision ta ndryshojmë regjimin politik, për të ndryshuar Vlorën dhe gjithë shqiptarët. Në rast të një bashkimi dhe në rast të një integrimi ata janë të fundit e qytetit. Për këtë arsye, ne pas 100 vjetësh duhet ti japim një përgjigje, rikthimin pas 1 shekulli të një qeverisjeje kuq e zi në trevat shqiptare.”- u shpreh Spahiu.

Sipas kreut të Aleancës Kuq e Zi, Shqipërisë i nevojitet një qeverisje kombëtare, që të ketë në platformën e saj bashkimin kombëtar dhe integrimin.

(er.nu/BalkanWeb)

VLORE- Aleanca Kuq e Zi është tubuar masivisht sot në qytetin e Vlorës. Kanë qenë me mijëra pjesëmarrësit që e kanë pritur kreun e kësaj partie politike, Kreshnik Spahiu, i cili është shprehur se pas 100 vitesh shtet shqiptar do të kemi një qeverisje kuqezi.

Gjatë fjalës së tij kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu  denoncoi qeverinë, për të cilën tha se po punon me vepra kundër bashkimit kombëtar.

Duke e cilësuar Vlorën si një bastion të patriotizmit Kuqezi, Spahiu akuzoi Partinë Socialiste dhe atë Demokratike se kanë ndarë Shqipërinë.

Panorama

3 KOMENTE

azbi

23/04/2012

arrow

KOHA PDF

SPECIALE
Pula e bëri zogun
Serbët inspiruan krimet e Breivikut
Akullnajat në Himalaje sfidojnë ngrohjen globale
Burri thërret policinë se nuk donte më seks
Një gomar, dhuratë për Obamën
SHQIPTARET DUHET TA LEXOJN KETE LALM SHUM TE KEQ DHE KTU DUHET REAGUAR SHUM URGJENT.
Hyrje | Aktuale | Familja e shiti te plaku maqedonas për 3500 euro
Familja e shiti te plaku maqedonas për 3500 euro
23/04/2012 09:39:00KOHA
Madhesia e germave:

Marie N është nga veriu i Shqipërisë dhe familja e shiti tri vjet më parë në Maqedoni te një burrë i moshuar, vetëm për 3500 euro. Ajo tanimë është 26 vjeç, ka një fëmijë 3 vjeç e jeton zgjedhjen e prindërve edhe pse pa dëshirë

Manastir, 23 prill – Në qendër të Manastirit tek stacioni i autobusëve një grua e re gati vrapon të kapi urbanin e linjës. Për fat të keq të saj ajo nuk e kapi, për pak metra. Gruaja mallkon në gjuhën shqipe shoferin e autobusit: “Edhe ti o i mallkuar për pak sekonda nuk më prite”. Gjithë skenën e ndoqëm së bashku me gruan nga xhami i makinës tonë.
– Ku do të shkosh e pyetëm dhe ajo e pikëlluar na u përgjigj; Në Shqipëri. E morëm me vete dhe filluam të bisedojmë.
Marie N është nga veriu i Shqipërisë dhe familja e shiti tri vjet më parë në Maqedoni te një burrë i moshuar, vetëm për 3500 euro. Ajo tanimë është 26 vjeç, ka një fëmijë 3 vjeç e jeton zgjedhjen e prindërve edhe pse pa dëshirë.
Ju jeni shqiptare nga Maqedonia?
Jo more vëlla jam nga zona e veriut të Shqipërisë, nga Malësia e Shkodrës
Po çfarë doni ju në Manastir?
Jam e martuar në veri të krahinës së Pellagonisë me një burrë maqedonas 52 vjeçar.
Si je martuar në zonë kaq të thellë të Maqedonisë prej Malësisë së Shkodrës?
Me disa sekserë nga Shkodra që merren me këtë punë të pisët, na shesin në si lopët në pazar nëpër fshatrat e thella të Maqedonisë me burra të moshuar.
Ju dukeni e re, sa vjeç jeni?
Jam 26 vjeçe
Si keni marrë një burrë kaq të moshuar?
Përjetime më të dhimbshme dhe jetë më të vështirë se kjo nuk ka ku të vejë.
A ju keqtrajtojnë?
Jam e keqtrajtuar nga sllavo-maqedonasit ku shahet nëna shqiptare në çdo cep të shtëpisë, djalit tim tre vjeçar nuk mund t‘i flas shqip asnjë fjalë, ai nuk duhet të mësojë gjuhën shqipe edhe pse nënë e ka shqiptare .
Ju po shkoni në Dukagjin?
Po kam marrë një mesazh në telefon se nëna është shumë e sëmurë. Më dhanë tre ditë lejë duke më mbajtur djalin tim të vogël.
Si quhet djali juaj?
Zoran
A ka vajza të tjera nga Shqipëria të martuara në këto anë?
Po ka shumë. Unë mund t’ju them se vetëm në fshatrat e Pellagonisë së Manastirit deri në fshatrat malore të Veleshit janë mbi 500 vajza shqiptare që janë martuar me të moshuar nga Maqedonia të cilat janë shitur nga këta menaxherët shkodranë me euro nga familjet e tyre të varfra në Shqipëri.
Nga cilat zona të Shqipërisë janë këto vajza?
Pjesa dërrmuese e tyre janë nga Malësia e Shkodrës, Dukagjini, Mirdita, Kruja.. kryesisht nga zonat e thella malore.
A keni ju ndonjë mesazh?
Dua të përcjellë një porosi vajzave shqiptare që të mos përjetojnë të njëjtin fat si timin dhe atyre qindra shqiptare që janë martuar me burra të moshuar maqedonas, por edhe shteti shqiptar të ndalojë urgjent këtë dukuri, këtë të shitjes së femrave shqiptare si skllave. Këtu kemi të bëjmë me një krim të organizuar dhe cenim të rëndë të lirisë së femrës shqiptare. (GazetaShqiptare)

Lisi

24/04/2012

arrow

Tradhetia eshte e ZEZE si terri qe te perpine.
Tradhetia eshte e PISTE si llumi pa mbarim.
Tradhetia eshte e RENDE aq sa se pandeh.
Tradhetia ka ere te keqe ere tamam si PLEH.
Tradhetia nuk ka form,ajo eshte SHFORMUESE.
Tradhetia nuk ka shije,ajo eshte HELMUESE.
Tradhetia mbijeton,kur s’gjen karakter.
Tradhetia mbijeton atje ku villet vrer.
Tradhetia rritet vetem me tradhetar.
Ajo ekziston e do te ekzistoje deri kur vendi im eshte i ndare.

alban

25/04/2012

arrow

SHQIPERI ETNIKE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
EJA TE VRASIM POLITIKANET SHQIPTARE KUDO QE NDODHEN!!!!!!!!!!!!!!!!
LUFTE PER LIRI!!!!!!!!!!!!!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen