ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Veprimtari Lebit Murtishi pjesë e AK-së

u1_LebitMurtishi

Veprimtari i çështjes kombëtare, poeti e shkrimtari, autor i 15 veprave letrare,  Lebit Murtishi, nga Ladorishti i Strugës, vuri firmën e vet në formularin e Aleancës Kuq e Zi, duke u bërë anëtar i kësaj Lëvizje.

Lebit Murtishi, ky veprimtar i është i njohur opinionit mbarëshqiptar, për veprimtarinë e vet patriotike si dhe trysnitë e agresivitetin dhe brutalitetin e policisë maqedonase gjatë qershorit të vitit 1992, kur ai dhe familja e tij u keqtrajtuan, duke shembë pjesë të shtëpisë me autoblinda policore, në të ashtuquajturën “afera e armëve në Ladorishtë”, pasojat e këtij brutaliteti i vuan edhe sot e kësaj dite.

Në prani të anëtarëve të Bordit të Aleancës Kuq e Zi për rajonin e Strugës,  Lebit Murtishi, i dha mbështetjen  e vet, duke vënë firmën e anëtarësimit në këtë lëvizje mbarëshqiptare, me shpresë se idealet e iluministëve dhe veprimtarëve shqiptar do të bëhen realitet. Kreu i kësaj Lëvizje, Kreshnik Spahiu ka theksuar se ata po gjejnë mbështetje të gjërë tek shqiptarët në Maqedoni. (M.Latifi/INA)

NJË KOMENT

Dikushi

13/01/2012

arrow

Ku po fshihet Aleanca Kuq e Zi ?
Ku jan keta patriote ne kohet e veshtira ?
Sepaku perkrahje morale te jepnit.
Per gjithcka e cdo gje leshoni komunikata, por jo per bllokimin e kufirit neser.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen