ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Ushtria që duhet

Vrasja në rrethana të pasqaruara mirë e kapiten Feti Voglit dhe plagosja e nëntetar Aleksandër Peçit ka ngjallur në opinionin publik reagime nga më të ndryshmet, që sipas mënyrës apo ”traditës” shqiptare nuk i kanë shpëtuar politizimit e moralizmave. Berisha rendi të fitojë kapital politik, sidomos tek ndërkombëtarët, ndërkaq nga opozita dolën zëra që i vunë theksin metodës korruptive të përzgjedhjes së komandove.

Dihet që Berisha nisi shkatërrimin e ushtrisë shqiptare para 20 vjetësh, prandaj nuk mund të ketë kurrfarë besueshmërie brenda vendit kur flet për çështje e vlera të natyrës ushtarake. Po njësoj zërat opozitarë të mos harrojnë se është një sistem korruptiv përzgjedhjeje, të cilin vetë opozita e ka përsosur për 8 vjet rresht kur ishte në pushtet.

Përtej pozitës e opozitës, është vetë shoqëria shqiptare ajo që duhet të skuqet nga turpi, kur i jep njëfarë rëndësie ushtarakëve vetëm kur këta vriten e plagosen në mision e pastaj sipas ligjit treditor të çudisë, i harrojnë deri në vrasjen apo plagosjen e radhës, a thua se ushtarakët ekzitojnë sa për të freskuar herë pas here panoramën e vdekjeve dhe kronikën e zezë apo si ruajtësit e depove të armatimit (kujtojmë vitin 1997).

Zëra, përndryshe shumë të respektuar, rendin të theksojnë se varfëria bën të vetën, se ushtaraku ka një familje për të mbajtur, a thua se nuk ka mënyra shumë më të mira për të dalë nga varfëria, duke vënë kokën në rrezik ? Këta harrojnë ndershmërinë për të cilën vetë figura e ushtarakut dallohet në gjithë botën, përkushtimin ndaj detyrës e Atdheut, përgjegjshmërinë e cilësi të tjera që ushtarakët duhet të zotërojnë.

Gjatë këtyre 20 vjetëve, me shkatërrimin fizik, psikologjik e moral të ushtrisë u shkatërrua edhe tradita e institucionalizuar e vlerave luftarake të kombit shqiptar, tërësia e vlerave profesionale, biles me injorimin dhe përbuzjen ndaj uniformës, breza të tërë ushtarakësh jo vetëm u ndien të fyer, por edhe ranë në fatalizëm e braktisën bindjet e tyre, duke iu përshtatur zullumit të përgjithshëm. Në këtë këndvështrim duhet parë korrupsioni në ushtri, jo si pasojë e varfërisë e familjes për të mbajtur.

Ndërkaq Berisha, përgjegjësi kryesor për shpartallimin e ushtrisë, e qelbi sërisht hapësirën publike me retorikën e tij të prishur të heroizmit, paqes e stabilitetit. Ne jemi i vetmi komb i botës që kemi nxjerre jo një, po dy udhëheqës në histori, të cilët kanë shkatërruar ushtritë e tyre. Berisha nuk është një rast patologjik, por një model politikani. Ka qenë mbreti Zog, të cilin pranoi edhe si model vetë Berisha, ai që jo vetëm nuk u përkujdes për ushtrinë shqiptare, por e la Shqipërinë me 1939, pa ushtri e pa armatim.

Berishës i duhet thënë të heshtë, është e vetmja gjë e mirë që mund të bëjë, kur përmendet ushtria shqiptare, gjaku i dëshmoreve e Atdheu.

Shoqëria shqiptare duhet të marrë shkas nga kjo ngjarje e dhimbshme, për të rimenduar e ripërkufizuar rolin e ushtrisë dhe ushtarakëve, për të kuptuar se çdo shoqëri moderne, çdo shtet modern, mbështetet tek ushtri serioze, profesionale, të afta për t’i bërë ballë çdo situate të rrezikshme. Edhe fatkeqësia natyrore e dëborës do të ish kapërcyer me më pak pasoja në rast se ushtria do të kish qenë efikase, ashtu sikundër kalimi i situatave të permbytjeve në Shkodër, dihet që mbështeteshin tek angazhimi, mjetet dhe logjistika ushtarake.

Ne, si shqiptarë, kemi virtyte luftarake për të kultivuar, virtyte historike të trashëguara prej shekujsh e këto nuk kultivohen në Garda bazhibozuke, në ndonjë repart gangosh të forcave speciale policore e aq më pak në format e mafies së organizuar. Në këto institucione kultivohet dhuna, padrejtësia, pandershmëria e pabesia, në to fryma luftarake përkthehet në ves, krim, shtypje, përndryshe kemi këtë institucion të vjetër sa vetë shteti mbi tokë, që quhet ushtri, ku djemtë mund të kultivojnë frymën luftarake, të mësojnë formën e saj pozitive, të sakrificës e vetëmohimit për kombin, ndershmërinë, disiplinën, rregullin e respektin.

Shtetit, kombit e bashkimit kombëtar i duhen ushtarakë, jo bashibozukë.

Ledjan Prifti

 

4 KOMENTE

Ermal

23/02/2012

arrow

Ne si Aleance Kuq e Zi nuk duhet tna interesoje se cfare ben nje Kryeprokurore qe bashkpunon me kriminel poletikanesh 21 vjecare djathtas apo majtas cofshin keta Berisha, Rama, Topi,Ruci, Rrusmajli apo tjere por do duhej nje perqendrim i mirefillte si ti zhdukim keto poletikane 21 vjecare tradhtare? Si ti forcojme dhe ti bejme te paanshem dhe universal institucionet tona shteterore? Si tja kthejme institucionet dhe fjalen e lire cdo qytetari ku nuk do tju nderprisej fjala e lire ne menyre diktatoriale siq beri Rrusmajli para ca kohesh? Si ta bejme nje shendetsi publike falas dhe ne sherbim te cdo qytetari dhe jo korruptive? Si ta bejme nje ushtri te forte kombetare dhe te pajisur mire? Si ta unifikojme arsimin dhe kulturen mbareshqiptare e.t.c ? Keto pra do duhej te kemi para syshe se cfare duhet bere dhe jo te hargjojme kohe me figura te konsumura dhe te kendomta qe kane qene ketu e 21 vite me pare

Toni

26/02/2012

arrow

Plotesisht dakord me te gjitha Ermal, vetem nje gje eshte e paqarte ose me mire krejtesisht e pallogjikshme per mu… Si mendoni ju se mund te behet Shendetesia Publike falas??? Mendoj se nuk duhet nxituar me thenie te tilla…Perndryshe do te vije nje dite qe do te zhgenjeheni vehten, dhe do te na zhgenjeni edhe ne qe shpresojme tek AK.
Pershendetje.

Erma

27/02/2012

arrow

Toni per fjalen Shendetesi Publike falas nenkuptoje qe te gjithe qytetaret Shqiptare te kene nje trajtim mjekesore jo korruptive. Trajtim mjekesore te perngjashem me sistemin Anglez ku ai qe punon e mbulon siguracioni dhe per ato qe nuk kane nje pune ta mbuloje sherbimi social dhe keshtu qe asnje nuk do binte pre e ryshfeteve. Te denohen rreptesishte punojnesit mjekesore qe ushtrojne korrupsion . Duhet te marrim shembullin me human dhe me te mire nga sistemet e avancuara.

Toni

27/02/2012

arrow

Shume faleminderit per sqarimin Ermal…e dija qe edhe ju nje gje te tille kishit ne mendje. Jam plotesisht dakord !!! Mendova vetem qe gjerat duhet te shruhen e te thuhen plotesisht te qarta me qellim evitimin e keqkuptimeve..
Pershendetje dhe pune te mbare…

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen