ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Tubimi kuqezi në Shkodër, policia arreston dy aktivistë. AK: Po mohohet e drejta e tubimeve paqësore

AK1
Policia duke shoqeruar aktivistet e Aleances Kuqezi ne Shkoder
Aktiviste te Aleances Kuqezi, sot ne Shkoder

Dy aktivistë të Aleancës Kuq e Zi janë arrestuar gjatë manifestimit që kjo lëvizje ka organizuar sot në qytetin e Shkodrës.

Policia e qytetit verior i ka shoqëruar dy aktivistët e AK në komisariat, pavarësisht se tubimi në të cilin ata morën është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin.

Në një reagim të saj menjëherë pas ngjarjes, Aleanca Kuq e Zi shprehet se dy aktivistët e saj janë shoqëruar padrejtësisht nga forcat e rendit.

“Asnjë incident nuk është shënuar gjatë mbajtjes së tubimit në Shkodër. Po mohohet e drejta e tubimeve paqësore, por ne nuk trembemi nga presione të tilla”, shprehen përfaqësuesit e AK.

Aleanca Kuq e Zi organizoi sot në Shkodër një tubim në mbështetje të të drejtave themelore të qytetarëve me moton “Prona ime, atdheu im”.

“E drejta e pronës është e drejtë themelore. Informimi i qytetarëve për shembjen e pronës është detyrim ligjor. Në asnjë vend të botës nuk mund të nxirret me dhunë pronari. Ne do të mbrojmë me çdo kusht të drejtat e qytetarëve shkodranë. Kushtetuta është mbi të gjitha”, theksuan përfaqësuesit e AK gjatë tubimit.

Shekulli

__________________________

Tubimi në Shkodër, policia shoqëron aktivistin e AK

SHKODËR- Manifestimi i Aleancës Kuq e Zi i organizuar mëngjesin e sotëm në qytetit e Shkodrës ka përfunduar me shoqërimin e një aktivisti në komisariat.

Mësohet se aktivisti i Aleancës Kuq e Zi, Herigert Kapllani ëhtë shoqëruar në polici. Blutë e Shkodrës theksojnë se protestuesit kanë thyer lejen e protestës, pasi atyre u ishte përcaktuar të protestonin vetëm para bashkisë së qytetit, ndërkohë që kanë bllokuar rrugën. Nga ana tjetër, Aleanca Kuq e Zi njofton se tubimi është mbajtur konform rregullave dhe nuk ka pasur asnjë shkelje.

Aleanca Kuq e Zi organizoi sot një manifestim madhështor në Shkodër në mbështetje të të drejtave themelore të njeriut. Aleanca Kuq e Zi, duke e cilësuar të drejtën e pronës si një nga më themeloret, vlerësoi se informimi i qytetarëve për shembjen e pronës është detyrim ligjor.
“Nuk nxirret pronari me dhunë në asnjë vend të botës”, – shprehet Aleanca Kuq e ZI. Aleanca Kuq e Zi nënvizoi, se Kushtetuta është mbi të gjitha, ndërkohë shprehet në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve shkodran dhe të mbarë vendit.

(el.me/BalkanWeb)

____________________________

Berisha nis raprezaljet ndaj “Aleancës Kuqezi”

Policia e Shkodrës ka shoqëruar për në komisariat dy aktivistë të Aleancës Kuq e Zi gjatë një proteste në qytet, në mbështetje të banorëve që preken nga ndërtimi i By Passit.

Përfaqësues të Alenacës Kuq e Zi kanë bërë me dije se tubimi i tyre ka qenë në përputhje të plotë me ligjin dhe nuk është shkaktuar asnjë incident, ndaj aktivistët janë shoqëruar në polici padrejtësisht.
Aleanca Kuq e Zi ka organizuar një manifestim në qytetin e Shkodrës për mbështetjen e të drejtave themelore të qytetarëve me moton “Prona ime, atdheu im”. Aleanca Kuq e Zi ka pohuar nga Shkodra se informimi i qytetarëve mbi shembjen e pronës është një detyrim ligjor.

Kjo eshte nje shenje e qarte se Berisha nuk e kaperdine dot idene se ka zera kunder tij ne kete vend. Edhe ne tubimet e ardhshme AK duhet te kete parasysh se do jete ne survejim dhe raprezalje jo vetem te policise por dhe te organve te tjera qe punojne per interesa te Sali Berishes.

AMA-NEWS

_________________________

Ndërlikohet situata në tubimin që po organizojnë aktivistët e Aleancës Kuq e Zi në Shkodër, pasi bëhet e ditur se Policia e Shkodrës ka shoqëruar për në komisariatin e Policisë një nga aktivistët e kësaj aleance. Aktivisti i ndaluar është Herigert Kapllanin. Sipas burimeve zyrtare të kësaj Policie, mësohet se aktivistët e Alëancës Kuq e Zi kishin leje për të protestuar vetëm para Bashkisë së Shkodrës, por ata kanë thyer rregullat dhe kanë bllokuar rrugën. Ndërsa përfaqësues të aleancës kanë bërë të ditur se tubimi i mbajtur në Shkodër është konform rregullave që u janë caktuar. Më tej ata këna thënë se aktivistët po shoqërohen padrejtësisht, pasi gjatë tubimit nuk kanë provokuar asnjë incident. Ndërkohë më herët, përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kanë nisur në Shkodër një manifestim madhështor në mbështetje të të drejtave themelore të njeriut. Në një deklaratë të dhënë për shtyp, përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi duke e cilësuar të drejtën e pronës si një nga më themeloret kanë vlerësuar se informimi i qytetarëve për shembjen e pronës është detyrim ligjor. “Nuk nxirret pronari me dhunë në asnjë vend të botës”, shprehen përfaqësues të AK-së. Më tej, ata kanë shtuar se  Kushtetuta është mbi të gjitha, ndërkohë që janë shprehur në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve shkodranë dhe të qytetarëve në mbarë vendin. Ndërkohë që bëhet e ditur se Policia e Shkodrës ka shoqëruar për në komisariatin e Policisë një nga aktivistët e Aleancës Kuq e Zi, Herigert Kapllanin.

Sot online

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen