ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Themelohet dega e Aleancës Kuq e Zi në Umbria

IMG_2515

Aleanca Kuq e Zi po shtrihet me degët e saj nga dita në dite në çdo rajon të Italisë duke treguar edhe një herë mbështetjen e madhe që ajo ka në shtresën e emigrantëve duke qenë e vetmja forcë politike shqiptare që përcjell zërin e tyre.
Me iniciativën e një grupi nismëtar nën koordinimin e zotit Aleks Konesha në qytetin e Ternit ,një zonë e rëndësishme industriale e Umbias, një delegacion nga Aleanca Kuq e Zi Romë,shkoi dhe prezantoi programin dhe misionin e AK-se e cila po trëndit nga themelet statusquon e politikës shqiptare në këto 22 vjet pseudodemokraci.
Gjatë takimit u shkëmbyen ide dhe u dhanë informacione te mëtejshme mbi veprimtaritë e zhvilluara deri më sot nga Aleanca Kuq e Zi dhe në veçanti nga dega e saj në Itali dhe u shtjellua në detaje menyra e organizimit të kësaj degë dhe nëndegëve të saj rajonale.
Në këtë takim iu dha jehonë dhe misionit te fundit të AK-së mbi të drejtën e votës së emigrantëve ,si një e drejtë e mohuar në këto 22 vjet dhe si një mision parësor i Aleancës Kuq e Zi.Në fund u bënë dhe anëtarësimet e para në qytetin e Ternit.
AK Itali

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen