ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Do të ndryshojë kurrë Shqipëria ?

Valbona Seidaj

Shqipëria është si një libër përmbajtja e të cilit tashmë është e ngulitur në mendjen tonë: Një Shqipëri e dëshpëruar dhe e trishtuar. Mbas konstatimit të kësaj gjëndjeje lind pyetja: faji i kujt është ? Nuk do të mund të tregoja fajtorin pasi provat në dispozicion, edhe pse burime të së vërtetës së pastër dhe naive, nuk do të konsideroheshin kurrë si të tilla dhe madje më tej do të ndërtoheshin edhe dëshmi për të mposhtur realitetin. Këto dëshmi janë fallco ashtu siç fjalët e politikanëve “sulltanë”, por që janë ende të afta për t’ia dalë mbanë në mungesë të ndonjë shqetësimi apo revolte nga ana e masës mëndjefjetur dhe indiferente. Pra, dëshmi të ndërtuara në një mënyrë të mrekullueshme të cilat janë pasqyrë e një sistemi politik të deformuar.

A është kjo gjë e drejtë? A është pikërisht ky faktori (mungesa e një politike që të mbrojë interesat kombëtare) që ka vazhduar t’i japë Shqipërisë një trajtim jodenjësor në arenën ndërkombëtare? Ndoshta unë, ne, si studentë të pranishëm jo vetëm në fakultetet italiane por në mbarë botën, një ditë shumë të afërt falë eksperiencës së përfituar në vendet e huaja, do mundim ti japim një kthesë pozitive kësaj gjendjeje “pushtuese’’ në vendin tonë e për ta bërë atë të denjë për emrin e saj. Ndoshta ne një ditë duhet të pushojmë së foluri dhe të veprojmë, të veprojmë që të mund ti ofrojmë atë që prindërit tanë nuk mundën të na e ofronin, një të ardhme të mirë në vendin tonë. Ndoshta kështu do mund të shkelmojmë viktimizmin protagonist për një kohë të gjatë në Shqipëri.

Kush është Shqipëria sot? Një pyetje, përgjigjen e së cilës çdokujt do t’i vinte gjynah ta dëgjonte. Por pse vallë? Pse kemi përfunduar në një gjendje të tillë? Apo mos ndoshta nga udhëheqja e disa pseudoshqiptarëve, të cilët vendosin interesat vetjake përpara çdo lloj interesi tjeter. Shqipëria nuk duhet trajtuar, nga kjo elitë ” faqezezë “, si nje mënyrë për të pasuruar xhepat e tyre. Shqipëria duhet të trajtohet siç ka hije, si një zonjë e vërtetë.

Shpeshherë na ndodh të ëndërrojmë kur shikojmë nivelet e zhvillimeve të vendeve të tjera. Si do donim të ishte Shqipëria? Një Shqipëri e stabilizuar, me një përfaqësim politik të denjë për të. Duam që ky tranzicion shekullor të marrë fund, duam të krijojmë familje në Shqipëri, duam të shohim fëmijet të rriten në Shqipëri, të shkollohen në shkollat shqiptare, të mësojnë historinë e Shqipërisë dhe të ndihen krenarë për atë. Këto arritje të mundshme nuk duhet t’i shohim si diçka të largët, duhet që shqiptarët të mos heshtin më.

Indiferentizmi intelektual është një rrezik shumë i madh për Shqipërinë. Shqipërisë intelektualët nuk i mungojnë, por duhet të bashkohen, sepse vetëm të bashkuar zëri i tyre do të jetë i aftë të thyejnë çdo pengesë, ashtu siç heroi ynë Gjergj Kastrioti Skënderbej tha: “bashkimi bën fuqinë”. Shembulli më i përkryer i këtij bashkimi është “Aleanca KuqeZi”, e cila ka mbledhur rreth saj atë elitë që ka mbetur ende e painfektuar. Një elitë me qëllime të shëndetshme dhe premtuese që mund të çojë në zbatimin e projekteve të zhvillimit të Shqipërisë. Një elitë, e cila arrin të kuptojë rëndësinë themelore që ka në një shoqëri fjala e lirë, pra një elitë e cila është kundër çdo lloj çensure. Në elitë e cila vendos interesat kombëtar, vendos interesat e popullit shqiptar, një elitë e cila e do popullin shqiptar.

Kjo është arsyeja pse Aleanca Kuq dhe Zi po shndërrohet në zërin e të vertetës për këtë sistem të deformuar, sepse është zëri i i një elite, e cila siç thamë i do shqiptarët. Arsye tjetër kjo, pse shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët emigrantë ( të cilët shihen veç si burim fitimi) janë duke kushtuar vëmendje dhe besim në këtë parti të re pa ndonjë mendim të mëvonshëm apo interesi, veç interesit që na bashkon të gjithëve: Një Shqipëri në vijë horizontale me zonjat e mëdha të Evropës. Aleanca KuqeZi do të jetë faktor ndryshimi për rrjedhjen e jetës së Shqipërisë dhe për këtë nuk ka më asnjë dyshim.

3 KOMENTE

Naim Boletini

11/03/2012

arrow

Shqiperia duhet te ndryshoje gje e cila vetem AK duhet ta beje ne zgjedhjet e ardheshme.
çdo dite shohim formime te partive te reja ,qe nuk e di sa perqid te elektoratit kane?
Nuk e di çfare aspiratash dogmatike shprehin ,çfare programe politike kane qe as vete ata nuk
e dine. Ju lutemi te gjithe shqipetarve te bashkohen ne nje parti te vetme AK si nje solucion i vetem per ta ngritur shqiperine dhe shqiptaret ne nivelin qe duhet
Ju lutem mos krijoni parti per te perfituar dy grosh ne kurriz te te tjereve.
Problemet ekonomike kulturore dhe politike nuk eshte zor per ti kuptuar por per ti zgjur ato prandaj AK ka detyren me te madhe kombetare rimekembjen e dinjitetit tone dhe ndertimin e nje shoqerie te forte e te shendetshme,kombetare ,ekonomike kulturore e politike.
Rruga eshte e gjate por sigurisht vetem te bashkuar do t’ja dalim mbane
Duhet te kontribojme te gjithe ,materialisht moralisht fizikisht per çeshtjen me te madhe e te shndritshme te KOMBIT SHQIPTARE
Kjo parti e cila me jep force e perkushtim eshte e vetmja qe do ta ndryshoje shqiperine.

Bony

12/03/2012

arrow

Fjalet e tua ne vesh te zotit e ne vesh te gjitheve shqiptareve te cilet ne mase te madhe po tregohen indiferent ndaj AK, nga njera ane nuk mund te themi qe skane te drejte, mjafton te shohim çfare shqiptari ka pesuar ne 20 vitet e fundit, zgjohu SHQIPTAR. Rrespekte z Naim.

zani

12/03/2012

arrow

Shqiperia ishalla ndryshon me te vertete, do duhen hapa e njerez te kualifikuar qe kjo te ndodhe, shpresa vdes e fundit…pershendetje nga londra 🙂

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen