ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Te hapen negociatat me FIFA dhe UEFA per standartizimin e kategorive sportive

Redi Ramaj


Jemi sot përpara jush dhe mbarë opinionit publik për të prezantuar nismën më të re të Aleancës KuqeZi. Nisur nga rrjedha e ngjarjeve politike dhe sociale në rajon në dekadat e fundit, ku prej më shumë se 13 vitësh ekipet dhe klubet sportive shqiptare në kosovë nuk përfshihen dhe ftohen në aktivitete ndërkombëare. Nisur nga kjo situatë ne e ndiejmë obligim moral të ndërmarrim një nismë zyrtare drejtuar institucioneve përkatëse për këtë shqetësim.

Ne sot prezantojmë përpara jush dhe mbarë opinionit publik kërkesën tonë zyrtare si Aleanca KuqeZi, drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Kosovare të Futbollit, kërkesë  e cila në thelb të saj ka rritjen e bashkëpunimit me këtyre dy insitucioneve në lidhje me zhvillimin e sporteve të përbashkëta.  Në kuadër të kësaj nismës së Aleancës KuqeZi “Një komb, Një kampionat” ne propozojmë dhe apelojmë:

  1. Organizimin e një kuvendi të dy federatave shqiptare të futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, për realizimin e një axhende të ardhshme dhe të përbashkët bashhkëpunimi dhe gjithashtu një plan të përbashkët veprimi.
  2. Marrëveshja dhe strategjia të kenë si synim realizimin brenda 100 vjetorit të pavarësisë të objektivit “Një komb, Një kampionat”, duke përfshirë në një konkurim të përbashkët përfaqësitë e futbollit të të gjithë qyteteve në Shqipëri dhe Kosovë.
  3. Hapjen e negociatave me të gjitha institucionet ndërkombëtare si UEFA dhe FIFA për zyrtarizimin e këtij objektivi me qëlim “njohjen dhe standartizimin e të gjitha kategorive sportive në Shqipëri dhe Kosove si një trup I vetëm”.
  4. Zhvillimin e seminareve, konferencave, tryezave konsultative, diskutimeve me ekspertë vendas dhe të huaj, për të realizuar një debat institucional dhe transparent me të gjithë klubet e futbollit në Shqipëri dhe Kosovë, presidentët e tyre, aksioneret shoqërive, por edhe me grupimet e tifozave me qëllim “realizimin e një vendimarrje sa më të gjerë, gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë në këtë fushë.”
  5. Zhvillimin e një programi të përbashkët duke patur parasysh që përfshirja e disa ekipeve dhe klubeve të kosovës në kategorinë superiore të Shqipërisë t’i shërbejë motivimit, angazhimit dhe bashkimit shpirtëror mes një kombi që ka “një histori, një gjuhë, një kulturë dhe një të ardhme”.

Aleanca KuqeZi shpreh dëshirën dhe vullnetin për të kountribuar me ekspertë dhe specialistë të kësaj fushë në këtë nismë tepër të rëndësishmë për sportistët e shqipërisë dhe kosovës, të cilët në rast zbatimi dhe plotësimi të saj do të mund të realizojnë ëndrrën shekullore të milliona shqiptarëve.

Redi Ramaj
Drejtor Ekzekutiv

 

NJË KOMENT

Ylli

05/01/2012

arrow

Klubi i Futbollit Monako nga shteti i Monakos merr pjesë në ligën e parë të kampionatit francez të futbollit. Për më tepër, me sukseset e arritura në ligën shtetërore të Francës, KF Monako ka përfaqësuar Francën në garat evropiane të nivelit të klubeve (si Liga e Kampionëve). Një nga opsionet e mundshme për sportin kosovar do të ishte hulumtimi i mundësive ligjore dhe teknike për pjesëmarrjen e një ose më shumë klubeve kosovare të futbollit në ligën kombëtare të futbollit në Shqipëri. Kjo pjesëmarrje, përveç se do të nxiste rritjen e cilësisë dhe do të ishte një kontribut financiar në futbollin e Kosovës, në të njëjtën kohë do hapte dyert e mundësisë për klubet kosovare që, në rast të sukseseve brenda kësaj lige, të fitojnë të drejtën e zhvillimit të garave në kupat evropiane të futbollit. (Klubi per Politike te Jashtme, Prishtine)

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen