ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Takim i Aleancës Kuq e Zi me organizatat e ish-pronarëve, fjala e z. Spahiu

Aleanca dhe prona 2

Aleanca KuqeZi ka zhvilluar paraditen e të mërkurës një tryezë të rrumbullakët me disa shoqata që trajtojnë problematikën e çështjes së pronës. Të pranishëm në këtë tryeze kanë qenë përfaqësues të shoqatës së pronarëve të shpronësuar “Pronësi me Drejtësi”, të shoqatës “Pronarët e ligjshëm” si dhe grupe të interesit të cilët iu bashkuan Aleancës KuqeZi dhe programit të saj për zgjidhjen e problematikës së çështjes së pronës. I pranishëm Kryetari i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu u shpreh me tonë të ashpra se “pushteti shkatërroi pronën, duke hartuar ligje që cenonin jo vetëm ish-pronarët sot, por edhe pronarët e rinj. Z.Spahiu e cilësoi ligjin “7501 tradhti kombëtare”, ligji i cili ka qenë dhe është themeli i krizave dhe konflikteve e cila është pasuar nga një seri aktesh ligjore dhe nënligjore.
Ndërkohë përfaqësuesit e shoqatave të pronareve, Z.Agim Toro, Isa Bylykbashi, Alfred Sulo etj, shprehën mbështetje maksimale të programi i Aleancës KuqeZi dhe strategjinë e programit kuqezi për çështjen e pronës.

Fjalimi i plotë  i z. Kreshnik Spahiu

Fatkeqësisht territori shqiptar, toka shqiptare, ndryshe nga çdo pronë dhe tokë tjetër europiane shikohet e shkatërruar, e grabitur,e plaçkitur, duke krijuar panoramën e një pushtimi në pronat e shqiptarëve.
Pushteti shkatërroi pronën. Dhe këtu janë rrënjët e themeli i krizave dhe konflikteve të një serie aktesh ligjore dhe nënligjore, të cilat buruan nga ligji famëkeq “7501”, ligj, i cili mund të quhet me plot gojën “tradhti kombëtare”.

Natyrisht, tradhti kombëtare sepse kombi, patriotizmi dhe gjithë ndjenja për atdheun fillon me pronën, natyrisht që prona është element i atdheut dhe së bashku ne duhet t’i japim një zgjidhje njëherë e përgjithmonë një robërie, të pushtimit të pronës shqiptare, nga një pushtet i cili për 22 vjet, e shkatërroi dhe e futi në një hamulli, në një kauzë ku buruan të gjitha krizat politike, ekonomike dhe sociale, dhe kjo do të jetë alternativa e ardhshme, ne bashkëpunim me gjithë intelektualët në bashkëpunim me të gjitha grupet e interesit.
Me këta intelektualë të shquar, të cilët nuk tradhtuan kurrë kauzën e tyre dhe natyrisht nuk hoqën dorë nga e drejta e pronësisë, nga një e drejtë e pa tjetërsueshme, nga një e drejtë natyrale, nga një e drejtë të cilën e kanë trashëguar nga të parët e tyre.

Nuk mundet pronat t’ua grabitë pushteti.
Jemi në një situatë ku njerëzit ndjehen të tradhtuar.

Brez pas brezi shqiptarëve iu dëmtua prona dhe arritën që t’i bënin të mos iu njihet prona e tyre, prona të cilët e trashëguan nga prindërit, gjyshërit apo paraardhësit e tyre, prona e cila u fitua me djersë dhe me gjak nga paraardhësit e tyre. E gjithë kjo situatë ka vetëm një emër, prona është pushtuar dhe shkatërruar nga pushteti. Nga një pushtet, i cili për 22 vjet gënjeu, mashtroi dhe la në mjerim mijëra familje, mijëra shqiptarë, madje duke krijuar një konflikt social, një konflikt social mes vetë shqiptarëve.

Në asnjë shtet të Evropës, përfshirë dhe vendet fqinjë Malin e Zi, Maqedoninë, Greqinë, Serbinë ,Kosovën, Kroacinë, një kioske nuk mund të ngrihet pa lejen e shtetit, prona shkon tek i zoti, aty fillon zgjidhja e vargut të heshtjeve që lidhet me investimet, planimetrinë urbane, komisionet urbanistike, heshtjet e informalitetit dhe natyrisht, kjo përkon me një vizion, afatshkurtër dhe afatgjatë. Për të nxjerrë Shqipërinë nga një krizë dhe një hamulli, e cila në panoramën që i krijohet çdokujt kur vjen dhe udhëton për në Shqipëri, kur ulen avionët drejt territorit shqiptar, i cili ngjan si një shtet i bombarduar,

Shqipëria nuk vjen nga lufta, vjen ish-Jugosllavia, asnjë nga ish-republikat jugosllave nuk ngjan sot si një vend lufte, nëse ulen avionët mbi territoret shqiptare vendi ynë duket si një vend, i cili është luftuar për disa dekada. Dhe ajo nuk ka qenë një luftë me armë, ajo nuk ka qenë një luftë me bombardime, por është një luftë e cila është krijuar nga politikat e mbrapshta antishqiptare, kundër zgjidhjes së çështjes së pronës.
Dhe ne jemi këtu që të reflektojmë nga gabimet, mashtrimet, zhgënjimet e dekadave për shqiptarët dhe brezat, të cilët sot vuajnë më shumë mjerim, sepse çështja e pronës ende nuk është zgjidhur. Një qeverisje e ardhshme duhet të ketë në agjendën e saj zgjidhjen e çështjes universale të pronës, e cila është një nga 12 rekomandimet e BE që Shqipëria duhet të plotësojë për të përfituar statusin e vendit kandidat, por me vetëdije dhe mungesë të plotë të vullnetit politik, shteti shqiptar ende refuzon në mënyrë kategorike zgjidhjen e kësaj çështje.

Falemnderit!

NJË KOMENT

Mitch

11/12/2012

arrow

Per here te pare nje Lider flet per nje Plan Zhvillimi Kombetar ne keto 20 vjet ne Shqiperi dhe shpjegon si ai e meondn ket Plan Zhvillimi e pastaj i krijon lexuesit nje perfytyrim te qarte si do te behet Shqiperia ne saj te tij nje vend me i mire per te gjithe. Ketu ndahen dy bote: ajo e nje zhvillimi kuturu per te marre votat nje here ne kater vjete e ne te njejten kohe per te jetuar vete politikanet nje jete luksi dhe nga ana tjeter ajo e nje zhvillimi afatgjate ku politikanet duhet te punojne shume duke u privuar nga ca gjera te vogla qe s’jane vee7se gjera konsumi e te nderohen nga brezat . Personalisht me pelqen e dyta, pra vizioni i Edi Rames per Shqiperine si duhet te jete. Nuk preferoj te bej biseda mbi ushqimet apo gjera te tjera te konsumit me pelqen te degjoj dhe te flas mbi ide se si mund ta bejme kete shoqerine tone me te mire, ku njerezit te fillojne ta duan punen e te ndjejne kenaqesi prej saj. Une besoj se ka sot ne vendin tone qindra mijera njerez qe jane te afte dhe mezi e presin ate dite ku te perfshihen ne zbatimin e ketij Plani.c7do qenie njerezore qe vendos pasardhesin e vet ne kete bote eshte i afte te beje perpjekjet me sublime per te, dhe e ben sipas botkuptimit te tij mbi boten e per fat te keq pas 20 vjetesh duket se te gjithe po e kuptojme se nuk kemi bere gjene e duhur .

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen