ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Spahiu:Sali Berisha dogji Shqipёrinё nё 1996, kёrkon ta bёjё sёrish nё 2012

Policët civilë rrëmbejnë pesë aktivistë të AK. Spahiu: Ata djem do jenë oficerët që do arrestojnë Sali BerishënTiranё – Kryetari i Aleancёs KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu doli nё njё pronocnim pёr mediat ku denoncoi arrestimin e dhunshёm tё aktivistёve te Aleancёs KuqeZi pas pёrfundimit tё protestёs nё sensibilizim tё ish tё burgosurve politikё pёrpara Parlamentit. Kreu i AK denoncoi kёtё akt tё shёmtuar dhe barbar tё policisё sё shtetit dhe civilёve nё funksion tё kёtij shteti tё kalbur qё po pёrpiqet tё mbajё me dhunё e terror çelёsat e zyrave luksoze.

“Sytё e shqiptarёve janё drejtuar tek greva e ish tё burgosurove politikё tё cilёt po digjen nё kёrkim tё tё drejtave tё tyre prej 22 vitesh. Tё gjithё ne jemi dёshmitarё qё Sali Berisha e dogji vendin nё vitin 1997 dhe sot nё 2012 po ndodh sёrish e njёjta gjё. Po digjen njerez tё gjallё dhe po arrestohen qytetarё tё kёtij vendi tё cilёt nё zbatim tё ligjeve tё vendit po protestojnё pёr situatёn dramatike nё tё cilёn ndodhet vendi ynё” ,deklaroi lideri i kuqezinjve Kreshnik Spahiu.

Duke dhenё detaje mbi protestёn paqёsore tё mbajtur para Parlamentit Z.Spahiu deklaroi se Aleanca KuqeZi ishte pajisur me leje ligjore pёr mbajtjen e protestёs ashtu sikundёr gjatё zhvillimit tё gjithё aktivitetit te KuqeZinjve nuk u shёnua asnjё incident, pёrplasje e cila mund tё agravonte situaten e cila u pasua me arrestime politike pёr tё ushtruar presion ndaj mijёra mbёshtetёsve tё AK.

“Sot qytetarёt e Tiranёs ishin dёshmitarё tё dhunёs policore tё pёrbindёshit qё drejton shtetin shqiptar,  i cili po e ndjen fundin e pushtetit tё kalbur. Ne i bёjmё thirrje tё gjithё strukturave tё policisё sё shtetit qё tё mos vihen nё pёrdorim tё politikёs dhe pushtetit dhe ata djem tё arrestuar do tё kenё mbёshtetjen tonё. Ky vend ka nevojё pёr drejtёsi, koha pёr ndёshkim po afron, do tё jenё ata djem tё arrestuar me dhunё nga civilёt qё do tё arrestojnё shtetasin Sali Berisha pёr krimet e tij”, deklaroi Spahiu nё pёrfundim tё konferencёs pёr shtyp.

Pёr tё dhёnё sa mё shumё detaje dhё pёr tё qenё transparent me organet mediatike po ju tregojmё listёn e plotё tё personave tё ndaluar me forcё dhe pa arsye nga trupat civile tё policisё sё shtetit.

Dorjan Bёrdёllima
Bledar Bёrdёllima
Fatjon Trezhnjeva
Visar Kola
Edison Pirja

Gjithashtu gjatё rrugёs pёr tu larguar nё banesat e tyre rreth 60 minuta nga pёrfundimi i aktivitetit tё AK tё njёjtat struktura tё policisё sё shtetit kanё arrestuar dy aktivistё tё tjerё pёrkatёsisht Bojken Sula dhe Dejvi Karaboja.

Aleanca KuqeZi ka zhvilluar aktivitetin tubim-protestё pranё parlamentit tё Shqipёrisё konform ligjit me lejen policiore drejtuar Drejtorisё sё Policisё sё Qarkut Tiranё me numёr protokolli Nr.69 datё 09.10.2012 dhe pёrgjigjie nga autoritetet e ruajtjes sё rendit tё kёsaj drejtorie me numёr protollolli 4460/7 datё 10.10.2012.

3 KOMENTE

Fatijon

11/10/2012

arrow

Protestoni,filmoni,dokumentoni,qe”civilat” ne prani te policise moren apo grabiten,dhunuan apo masakruan protestuesit,me qellim qe genocidi i sal banditit te denoncohet ne opinionin e mbrenshem dhe te jashtem.Ju e dini shum mire,ne te gjithe e dim shum mire qe §ala eshte kriminel dhe si i tille do veproj,si kriminel.Prandaj me kriminelin duhet me u pajis me mjete mbrojtese,duhet me u pajis mbi te gjitha me guxim e moral te forte.Drejtesia eshte me popullin prandaj ai qe duhet te kete frike eshte fajtori.§ala eshte kryefajtori qe meriton denim,denim dhe vetem denim.Drejtesia vonon por nuk harron.

Alban

11/10/2012

arrow

Valla bre une po quditem personalisht se qfare njerez e kan marre pushtetet ne dore,si ne shqiperi ashtu dhe ne kosove.
Ne njeren ane hashim thaqi gjarperi i arreston aktivistat e levizjes vetevendosje! ne kosove,kurse ne anen tjeter sali berisha i arreston aktivistat e aleances kuq e zi!.
une nuk e di bre qka eshte puna ketu,a jane duke sali berisha per grek e maqedon e hashim thaqi per serb e mala zez,kjo mbetet te kuptohet ne zgjedhjet qe do te vin.
Sepse z.kreshnik spahiu une jam nga Prizreni nje qytet i lashte historik,mirepo me besoni se ju dua si levizje qe jeni ne sherbim te kombit juve dhe levizjen vetevendosje!.
une shpeshhere pergjigjem ne qdo koment,shpetim i vetem i shqiptareve jan:
Levizja Vetevendosje! – Kosove,dhe Aleanca Kuq e Zi! – Shqiperi.
Ju se shpejti do te jeni ne krye te vendit aty ku ju deshiron i gjithe kombi shqiptar,por une personalisht them,pa u rrexu sali berisha ne shqiperi,ne kosove hashim thaqi nuk ka shanc me u rrexu,sepse ky berisha qfare po ben po e urdheron ne anen tjeter thaqin me vepru kunder vetevendosje.
Ju pershendes perzemersisht LVV dhe AK dhe te arrestuarve ju deshiroj lirim sa me te shpejt nga burgu.
Rrnoft Shqiperia Etnike.
Poshte Tradhetaret e Kombit Shqiptar.

genci

12/10/2012

arrow

nje turp i madh behet ne kete vend me popullin ne cdo qytet.kur ke lirin e fjales ,pse duhet te arrstohemi me te padrejte nga shteti yne …..

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen