ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Spahiu: PD-PS marrëveshje për ruajtjen e pushtetit

Kreshniku_2

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=hc5jq-vK22o

Kryetari i Partisë Aleanca Kuqezi, Kreshnik Spahiu, lëshoi një sulm të ashpër ndaj dy partive më të mëdha në vend, Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, të cilat i konsideroi si të bashkuara me njëra-tjetrën, për ruajtjen e pozitës dhe aferave të tyre korruptive.

Duke folur nga Durrësi, me rastin e zgjedhjes së 500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të partisë që do të mbahet në muajin maj, Spahiu aludoi për një marrëveshje të fshehtë dhe për mungesën e vullnetit të përbashkët për të reformuar Kodin Zgjedhor.

“Ekziston një marrëveshje e fshehtë që po e çon Shqipërinë drejt një rreziku të ri. Partia Socialiste dhe ajo Demokratike duhet të zbardhin bisedat e tyre,  ato biseda që synojnë të mbajnë në pushtet Berishën”, deklaroi Spahiu përpara delegatëve.
“Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nuk janë të interesuar të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, sepse duke bërë këtë, do të cënonin monopolin që kanë ata në drejtimin e shtetit. Megjithatë, ne nuk do të lejojmë asnjë aferë të tillë që të ndodhë”, theksoi Spahiu.

Duke folur për Aleancën Kuqezi, Spahiu vlerësoi se ajo është forca e parë politike në qytetin e Durrësit dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë.

Top Channel

 

 

Kreu i Aleancës “Kuq e Zi” akuzon dy forcat politike më të mëdha në vend për marrëveshje të fshehtë për mos realizimin e reformës zgjedhore. Kreshnik Spahiu e bëri këtë deklaratë nga Durrësi ku u zgjodhën 500 delegatë për Kuvendin Kombëtar që pritet të mbahet në muajin maj të këtij viti. Sipas Kreut të AK-së ekziston mungesë vullneti i përbashkët për të reformuar Kodin Zgjedhor.
“Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nuk janë të interesuar të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, sepse duke bërë këtë, do të cënonin monopolin që kanë ata në drejtimin e shtetit. Megjithatë, ne nuk do të lejojmë asnjë aferë të tillë që të ndodhë”, theksoi Spahiu.
Gjithashtu Spahiu prezantoi edhe katër pikat që do të shërbejnë si kushte për dy partitë e mëdha PD-PS.
“Kemi 4 kushte që i drejtojmë PD-PS, lidershipit krododil të tyre.
1- Ndryshimi i ligjit zgjedhor, numërimi i votes proporcional kombëtar
2- të njihet vota e shqiptarëve
3- numërim elektronik, nuk mund të lejojme që votat të numërohen nga burimet njerëzore
4- hapësire mediatike” theksoi Spahiu.

Kreshnik Spahiu gjatë aktivitetit të organizuar shpërndau edhe karta të anëtarësisë për anëtaret më të rinj në qytetin bregdetar .

Ora-news

_____________________________

Kreshnik Spahiu

Aleanca Kuqezi ka ashpërsuar qëndrimin ndaj dy forcave kryesore politike në vend. Në një takim në qytetin e Durrësit për zgjedhjen e delegatëve për Kuvendin Kombëtar, Kreshnik Spahiu është shprehur se mes PD dhe PS ka një marrëveshje për mbajtjen e Berishës në pushtet dhe ruajtjen e stanjacionit në të ardhmen.

Sipas udhëheqësit të AK-së mes këtyre dy forcave politike ka një pakt për ruajtjen e pushteti duke mos lejuar ndryshime apo kalim të pushtetit tek një forcë tjetër (stanjacion).

“Jemi në një moment të vështirë. PD dhe PS kanë synim të ruajnë stanjacionin, status kuon, të ruajnë përsëri Berishën në pushtet. Ku është një pazar që ne nuk do ta lejojmë. Janë minorancë pasi më pak se 1/3 i votojnë ato”, është shprehur Spahiu. Sipas tij marrëveshje tregohet qartë edhe nga mos ndryshimi i Kodit Zgjedhor që sipas tij është “përpjekje për të ruajtur stanjacionin” sepse “e kuptojnë që shqiptarët nuk i votojnë më”.

Spahiu duke thënë se AK është forcë kryesore në qytetin e Durrësit ka kërkuar plotësimin e katër kushteve nda dy partitë kryesore.

Në kushtet e AK-së bëjnë pjesë ndryshimi i sistemit zgjedhor duke kërkuar sistem proporcional kombëtar, jo rajonal siç është aktualisht. Kushti i dytë është numërimi elektronik i votave. Gjithashtu kërkohet që të mundësohet edhe vota për emigrantët. Kushti i katër është që forcat e tjera politike, përveç PD dhe PS, të kenë më shumë hapësirë mediatike.

Edhe pse Spahiu është shprehur se “PD dhe PS nuk do të lejojnë zhvillimin normal të zgjedhjeve” është zotuar se tërhiqet nga politika nëse AK nuk fiton zgjedhjet pas plotësimit të katër kushteve të vendosura. /F.Stafa/

Shekulli

________________________________

DURRES- Kreu i Aleances Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka akuzuar dy partite kryesore ne vend se jane bere bashke per ruajtjen e pozitave, interesave dhe mosberjen e reformes zgjedhore.

Deklarata u be sot, ne Durres gjate ceremonise se zgjedhjes së 500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë që do të mbahet në muajin maj.

Sipas Spahiut mes PD-se dhe PS ka nje marreveshje te fshehte. “Ekziston një marrëveshje e fshehtë që po e çon Shqipërinë drejt një rreziku të ri. Partia Socialiste dhe ajo Demokratike duhet të zbardhin bisedat e tyre,  ato biseda që synojnë të mbajnë në pushtet Berishën”, tha Spahiu.

Ai deklaroi se Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nuk janë të interesuar të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, sepse duke bërë këtë, do të cënonin monopolin që kanë ata në drejtimin e shtetit.

Spahiu ka bere me dije edhe kushtet qe partia e tij ka per dy partite e medhate.
“Kemi 4 kushte që i drejtojmë PD-PS, lidershipit krododil të tyre: Ndryshimi i ligjit zgjedhor, numërimi i votes proporcional kombëtar; të njihet vota e shqiptarëve; numërim elektronik, nuk mund të lejojme që votat të numërohen nga burimet njerëzore  dhe hapësire mediatike”- tha Spahiu, duke premtuar se nese partia nuk ka sukses ne zgjedhje ai do te terhiqet nga politika.

Panorama

_____________________________

Kreu i Aleancës “Kuq e Zi” akuzon dy forcat politike më të mëdha në vend për marrëveshje të fshehtë për mos realizimin e reformës zgjedhore. Kreshnik Spahiu e bëri këtë deklaratë nga Durrësi ku u zgjodhën 500 delegatë për Kuvendin Kombëtar që pritet të mbahet në muajin maj të këtij viti. Sipas Kreut të AK-së ekziston mungesë vullneti i përbashkët për të reformuar Kodin Zgjedhor.
“Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nuk janë të interesuar të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, sepse duke bërë këtë, do të cënonin monopolin që kanë ata në drejtimin e shtetit. Megjithatë, ne nuk do të lejojmë asnjë aferë të tillë që të ndodhë”, theksoi Spahiu.
Gjithashtu Spahiu prezantoi edhe katër pikat që do të shërbejnë si kushte për dy partitë e mëdha PD-PS.
“Kemi 4 kushte që i drejtojmë PD-PS, lidershipit krododil të tyre.
1- Ndryshimi i ligjit zgjedhor, numërimi i votes proporcional kombëtar
2- të njihet vota e shqiptarëve
3- numërim elektronik, nuk mund të lejojme që votat të numërohen nga burimet njerëzore
4- hapësire mediatike” theksoi Spahiu.

Kreshnik Spahiu gjatë aktivitetit të organizuar shpërndau edhe karta të anëtarësisë për anëtaret më të rinj në qytetin bregdetar .

Tema

_____________________________

AK: PD-PS pazare për Kodin Elektoral, ja 4 kushtet të hyjmë në zgjedhje

 

 

 

 

DURRËS-Aleanca Kuq e Zi njofton se Shqipërisë i paraqitet një rrezik i ri dhe për këtë arsye ka përgatitur 4 kushte ndaj 2 partive kryesore rreth zgjedhjeve shqiptare pasi këto të fundit po realizojnë marrëveshje për qëllimet e tyre.

Kreshnik Spahiu e bëri të ditur deklaratën nga Durrësi ku sot u zgjodhën 500 delegatë për Kuvendin Kombëtar që pritet të mbahet më muajin maj të këtij viti.

Sipas Spahiut, PD e PS po lidhin një marrëveshje për mosndryshimin e kodit zgjedhor. ‘“PD-PS nuk do lejojne zhvillimin e zgjedhjeve normale, sepse po bëjnë bisedime dhe pazare të fshehta per reformen zgjedhore duke shmangur te gjitha partite e tjera. Kjo marrëveshje mban Berishën në pushtet dhe ruan stanjacionin për PD dhe PS”.

Kreu i AK bëri me dije se lëvizja e tij ka përgatitur 4 pika që do të shërbejnë si kushte për 2 liderët e partive kyresore në vend.
“Kemi 4 kushte që i drejtojmë PD-PS, lidershipit krododil të tyre
1- Ndryshimi i ligjit zgjedhor, numërimi i votes proporcional kombëtar
2- të njihet vota e shqiptarëve
3- numërim elektronik, nuk mund të lejojme që votat të numërohen nga burimet njerëzore
4- hapësire mediatike”.

Më tej, kreu i AK tha se “Nëse AK nuk fiton pasi të jenë plotesuar këto kushte atëhere une tërhiqem nga politika’.

Kreshnik Spahiu theksoi gjtihashtu se nëse partite e mëdha do të vazhdojnë me të njejtën metodë, AK do të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve të vitit 2013, por edhe mund t’i bojkotojmë ato”.

(d.b/BalkanWeb)

NJË KOMENT

FERDEROVA

12/03/2012

arrow

GEZUAR NJE VJETORIN AK…!
U BEFSH NJE MILION NE 28 NENDOR !
SILEVIZJE ,BESOJME SE PO…SI PARTYI DUHET TE NGJITENI NE ELITE!
RINIA TE SHPETOJ ATDHEN,EMIGRANTET ME VETE DO KESH!
HISTORIKISHT KA QENE KESHTU:PA EMIGRANTET SHQIPERIA S’DO EKZISTONTE KURE…
SKENDERBE,ISMAIL QEMAL,NOL,KADARE…

BEHUNI BASHKE O RINI PER ATDHE!
AK+VV=2 MILION SHQIPETARE!OKB I FLET ME FIRMA SA ME PARE!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen