ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Spahiu: PD po i shet pasaportën terroristëve

Luis Tanushi

Kreshnik Spahiu, lideri i Aleancës KuqeZi flet për herë të parë pas dorëheqjes nga nënkryetar i KLD-së duke shpjeguar marrëdhëniet e tensionuara me Kuvendin, kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, të vërtetën e 39 udhëtimeve të tija jashtë shtetit si dhe të ardhmen në politikë. “PD duhet të kërkojë falje që gënjeu se Bamir Topi ka lidhje me Aleancën”

Të premten ju dhatë dorëheqjen e cila në fakt është paralajmëruar nga ju. Ndërkohë që të hënën Komisioni hetimor do të dalë me një raport përfundimtar lidhur me ndërprerjen ose jo të mandatit tuaj. Përse vendosët të jepni dorëheqjen atë ditë?

Ashtu siç e deklaruat edhe ju, kjo ishte një dorëheqje e paralajmëruar dhe natyrisht që erdhi në kohën dhe vendin e duhur. Momenti juridik lidhet me kërkesën time drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe që duhej që ajo gjykatë të marrë një vendim të drejtë dhe të paanshëm. Dorëheqja ime së pari ndihmon paanësinë e këtij vendimi dhe se dyti reflekton qëndrimin se kjo nuk ka qenë lufta ime personale. Kam deklaruar se nuk do kthehem në detyre edhe sikur të fitoj çështjen në Kushtetuese.

Prej tre javësh, mazhoranca ka ngritur një komision hetimor për veprimtarinë tuaj gjatë kohës që keni qenë nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kryetari i komisionit Enkelejd Alibeaj ju ka akuzuar për shkelje të ligjit për komisionit ku përcaktohet detyrimi për bashkëpunim për dhënie informacioni dhe ka paralajmëruar se do bëjë edhe kallëzim penal. Si e shihni vendimin e demokratëve i cili pritet të konkretizohet javën e ardhshme?

Ata kanë qenë dhe mbeten qesharakë nga fillimi në fund. KLD ka paraqitur dje të gjithë dokumentacionin e kërkuar në Kuvendin e Shqipërisë, por ata kanë qenë duke pushuar. Asnjë refuzim nuk ka pasur për dorëzim informacioni me përjashtim të dokumentacionit financiar, i cili nuk disponohej më nga KLD, por nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili prej dy javësh është duke zhvilluar auditimin e punës trevjeçare të aktivitetit financiar dhe ekonomik. Sigurisht që Kushtetuta njeh detyrimin e KLD-së që të auditohet nga i vetmi autoritet kushtetues që është KLSH. Në përfundim të këtij auditimin edhe Kuvendi mund të marrë raportet përkatëse.

Nga 39 udhëtimet tuaja sipas raportit të paraqitur nga Ministria e Brendshme dhe që është raportuar edhe në Komisionin hetimor, keni zhvilluar vizita në Greqi. Pse kanë qenë të nevojshme takimet?

Ha ha ha! Kjo është gjeja më qesharake që kam dëgjuar. Nuk jam takuar në asnjë rast në jetën time me ndonjë zyrtar serb ose grek, me përjashtim të homologeve të KLD-ve rajonale. Deklaratat e komisionit kundërshtojnë vetveten. Aleanca ka 10 muaj që është krijuar dhe jo tre vjet. 39 rrugët jashtë Shqipërisë përfshijnë të gjitha vizitat zyrtare si dhe ato private në tre vjet, duke përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Strugën, Ulqinin, Gjakovën. Unë këto i konsideroj jo dalje në qytete të huaja, por shqiptare. Daljet e mia në Greqi tre vjet më parë kanë qenë me bashkëshorten dhe vajzën time të vogël për arsye familjare, ashtu siç ka me mijëra shqiptarë që kanë arsye private apo halle për të lëvizur jashtë. Gjithsesi nëse është e nevojshme, unë jam i gatshëm të bëj publike udhëtimet e mia dhe ftoj të gjithë ministrat, kryeministrin, kryetaren e parlamentit ta bëjnë një gjë të tillë. Nëse nuk e bëjnë dhe nxjerrin vetëm udhëtimet e mia, do jem i detyruar t’ua bëj unë publike udhëtimet e tyre nëpër kazinotë e Europës apo…

Keni dorëzuar një kërkesë në Kushtetuese. Çfarë prisni të përfitoni kur ju vetë keni dhënë dorëheqjen si nënkryetar i KLD?

Kërkoj të përfitojë mbrojtjen me integritet dhe dinjitet nga agresioni politik në të ardhme të atij funksioni. Nuk është normale që sa herë të ndërrohet pushteti, të shkarkohet zv.Kryetari KLD-së.

Në media jeni shprehur se jeni kundër kthimit të lëvizjes Aleanca Kuq e Zi në parti politike, gjithsesi e keni lënë të hapur si mundësi. Tashmë që nuk do të ushtroni asnjë detyrë shtetërore, a ka një projekt real për aktivizimin në partinë e re politike?

Natyrisht që po. Kemi pritur 100 vjet pavarësi që klasa politike të mbrojë aspiratat e shqiptarëve dhe ëndrrën e Ismail Qemalit, por tashmë kemi një histori të dhimbshme tradhtish. Ka ardhur koha që ne të mos presim më. U lamë kohë 100 vjet dhe na gënjyen. Aleanca KuqeZi i kishte munguar për disa dekada shqiptarëve dhe tashme ajo shihet si një alternativë që të lirojë sulltanët e politikës, të cilët mendojnë se jeta politike dhe pushteti lidhen me jetën biologjike. Ky është dimri i vetmisë së madhe për ta. Ky është dimri i fundit për Berishën si lider në politikë.

Nga demokratët, AK është cilësuar si një lëvizje për përfitime politike të kryetarit dhe nënkryetarit të KLD, par zotit Topi dhe Spahiu. A duhet t’i druhet PD humbjes së elektoratit të djathtë?

PD-së gjithmonë nuk i dalin gjërat që thotë sepse e ka në program dhe qëllim mashtrimin. PD duhet të kërkojë falje që gënjeu se Bamir Topi ka lidhje me Aleancën. Kandidimi im për kreun e Aleancës KuqeZi ka rrëzuar çdo alibi që Bamir Topi mund të jetë pjesë e saj dhe për këtë arsye kryeministri i Shqipërisë duhet t’u thotë shqiptarëve se cila ishte arsyeja e vërtetë që mashtronte në media dhe tek ndërkombëtarët se pas saj mund të jetë Bamir Topi

Tezat e hedhura nga AK kanë ngjallur një shqetësim te faktori ndërkombëtar, të cilët i druhen thirrjeve për bashkim kombëtar. Si i keni marrëdhëniet me ndërkombëtarët?

Marrëdhëniet e Aleancës KuqeZi me ndërkombëtarët janë më të mira se ato të PD. Demokratët kanë mbështetje vetëm tek disa parti simotra evropiane dhe mundohen, për turpin e tyre, që lëvizjen patriotike që mbron ngjyrat kuq e zi të flamurit ta shesin si rrezik për Shqipërinë. Në të vërtetë PD është një rrezik për stabilitetin në rajon dhe Berisha gjithmonë kërcënon me destabilitet sa herë që i rrezikohet pushteti. Në 100 vjetorin e pavarësisë PD vendosi të shesë edhe gjënë e fundit që kishte lënë pa shitur, pasaportën shqiptare. Shitja e pasaportës iranianëve, irakenëve, azebaxhanasve etj, apo çdo elementi që përbën rrezik për paqen dhe luftën kundër terrorizmit është kërcënimi më i rëndë për stabilitetin në rajon. Aleanca KuqeZi do të vendosë aleancë me NATO-n, SHBA dhe BE kundër çdo rreziku për stabilitetin në rajon, përfshirë dhe PD. Ndjej keqardhje që kryeministri nuk del në mbrojtje të tezave të Aleancës. Më vjen keq kur shoh si një parti ka degraduar nga kauza kombëtare vetëm për të mbajtur të mbërthyer pushtetin dhe ka krijuar një oligopol dhe bashkëpunim kaq të ngushte me socialistët në disa çështje. PD dh PS janë faqe të së njëjtës monedhë. Fundja PD po shkon në origjinë, në gjirin e Partisë Komuniste, nga gjiri i së cilës kanë shkollimin të gjithë liderët e saj.

Keni reaguar kundër Jozefina Topallit duke e konsideruar “Nexhmija e fundit. Çfarë keni për të thënë për zonjën Topalli, e cila ju ka akuzuar sharlatan?

Ç’mund të presësh një femër që flet me atë fjalor. Unë kam thënë të kundërtën për të, që ajo nuk mund të quhet Nexhmije sepse është kompliment për të. Ajo nuk ka as formimin, as kapacitetin, as qytetarinë dhe as maturinë e gruas së diktatorit. Nuk gjej epitet për të dhe nuk mund t’ia lejoj etikës sime që të jap notën e vlerësimit për një grua si ajo.

Shekulli

4 KOMENTE

FERDEROVA

14/02/2012

arrow

bravoooooooo1mos na ke kopju ne,qe kemi te njejten optik?hahaha
NE ELITE RINIA,NE SHTEPI PLEQNIA!
JO MBI 40 VJEC NE POLITIKE..!

denis

15/02/2012

arrow

E para ka qene, eshte dhe do jete SHQIPERIA. Te gjithe KUQ e Zi. Gjithe shqiptaret jane Mic Sokola.

hari

21/02/2012

arrow

Nuke eshte problemi vetem ke z Spahia pore ; une vereje nje gje shume tinzare dhe armiqesore keto 20 vjete si ka mundesi qe te gjithe ata Shqipetare qe kane ne gjake ndjenjen e patriotizmit e nacionalizmit nuk kane vende ne politike ne pushtet te gjitha rruget i kane te mbyllura , plus me trillime me ligje antikombetare ti shoheshe sot te gjithe jane te varfer shyqyr qe kane femijet ne perendim eshte e pa mundur nga kjo grope komunistesh te dalin ne pa dhe te kontribojne per atdheun vete ? sa te thjeta i kane punet greket serbet ne shqiperi i kane gjithe rruget e lira morpo ca te dushe monde te bojne , pyetja qarte kushe komandon ne shqiperi , se si meta me saliun e shitken kaqe kolaj detin tone , dhe nga qe ju mberojtet detin tone ai qene sali me lakejte e tije po te sulmojne , turpe te kene komunistet e ndyre tradhetare qe ne konferencen e mukjes fillone e keqa e Shqiperise nuk po flase per ata naivet e te ndershmit nuk duhet ti ngatarojme disa gjera se parulla mashtruse qe shume e fuqishme do hajme te gjithe me luge florini . Po me vjene keq sote qe jane te dalur te shkollue ne nuk duhet te rrime populle urale .

Al ben

23/02/2012

arrow

Duhet te vazhdojm keshtu!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! RROFTE SHQIPERIA E BASHKUAR!!!!!!!!!!!!
Ketyre mbeturinave (politikanet te vjeter) po i vjen fundi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Per kete arsye ata nuk na duhan, nuk duhan Aleancen Kuq e Zi dhe Vetevendosjen!!!
Ne do luftoim deri ne FITORE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen