ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Spahiu, miting entuziast në Durrës: Berisha bëri realitet ëndrrën serbe për të dalë në Durrës. Mafia jugosllave po shkatërron qytetin

IMG00045-20120225-1741

http://www.youtube.com/watch?v=xDvxCDL91M8

Para dy ditësh në emisionin Top Story, Kreshnik Spahiu foli për një sukses në regjistrimin e të rinjve në Aleancën Kuq e Zi në Durrës. Një javë më parë ambasadori holandez tha se pranë kësaj force politike janë afruar të rinj urbanë dhe të shkolluar. Duket se këto thënie janë provuar sot në takimin e zhvilluar nga Aleanca Kuq e Zi në pallatin e sporteve në qytetin bregdetar. Si rrallë herë stadiumi është mbushur plot dhe njerëz ka pasur edhe jashtë.

Udhëheqësi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu bëri thirrje nga Durrësi për një transformim të ri të politikës shqiptare për t’i dhënë fund statu quo-së së politikës aktuale, e cila nuk është e lirë të qeverisë Shqipërinë. Në një miting madhështor në Durrës para më shumë se 3 mijë qytetarëve, Spahiu tha se Sali Berisha po përpiqet të mbajë peng Shqipërinë me partiçkën e tij të vogël, e cila ka kufizuar lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Spahiu tha se modeli i ri politik i Shqipërisë është t’i japë akses shoqërisë në politikë. “Ju ftoj të vini në Kuvendin e Aleancës Kuq e Zi në maj në Tiranë, tha Spahiu, i cili nuk do mbahet në sallat e Ramiz Alisë, por në Stadiumin Kuq e Zi”.

Spahiu vijoi më tej fjalën e tij me akuzat ndaj pushtetit të sotëm në Shqipëri, i cili sipas Spahiut nuk e ka veten e vet në dorë. “Ne udhëhiqemi nga njerëz që nuk janë të lirë të jenë shqiptarë,” tha ai. “Serbia luftoi për 7 shekuj të ketë dalje në Adriatik dhe nuk ia arriti. Ajo dështoi në Slloveni, në Kroaci, në Bosnjë dhe Mal të Zi. I vetmi që i nxori serbët në det është Sali Berisha. Ai u dhuroi Porto Romanon mafies ish- jugosllave, e cila ka marrë zemrën e Shqipërisë jo për të zhvilluar Shqipërinë, por për ta shkretuar atë. Në zemër të bregdetit të Durrësit mafia jugosllave që doli në Adriatik prej Sali Berishës do të ndërtojë TEC-e dhe rafineri nafte që të bëjnë blozë mushkëritë e shqiptarëve dhe do të shkrijnë makina të vjetra për të bërë ta pabanueshëm Durrësin e vjetër antik. Atë që nuk e bënë dot me spastrim etnik në Kosovë, serbët me ndihmën e Sali Berishës po e bëjnë me spastrim ekologjik në Durrës duke na marrë bregdetin dhe duke na e bërë këtë vend të pabanueshëm. Ne do t’i japim fund kësaj mafie që mban peng Shqipërinë,” tha Spahiu.

Fjalimi i tij pasoi fjalimin e disa veprimtarëve të Aleancës Kuq e Zi si dhe një fjalim të aktorit të njohur, Artistit të Popullit, Reshat Arbana, i cili recitoi po ashtu vargjet e njohura të Ali Asllanit.

Tema

____________________________________

Në pallatin e sportit të qytetit të Durrësit është zhvilluar takimi Aleancës Kuq e Zi në të cilën është sulmuar ashpër politika kombëtare dhe ekonomike e qeverisë duke e cilësuar atë si shitëse të interesave kombëtare tek mafia e huaj serbo-boshnjake. Kreshnik Spahiu tha se numri i kësaj organizate po shkon në 1 milionë shqiptarë sepse kjo lëvizje është lëvizje mbarë kombëtare dhe që nuk ka lidhje me “partickën” bolshevike të Berishës. Ai akuzoi Berishën si një kryeministër antikombëtar, i cili që ditën e ardhjes në pushtet hodhi parullën Shqipëria 1 Euro dhe me këtë e shiti Shqipërinë.

“Sot në 100-vjetorin e pavarësisë ai po shet shtetësinë për 100 mijë euro. Me këtë parullë – theksoi Spahiu – ai shiti bregdetin e Durrësit tek mafia serbe, tek mafia boshnjake dhe ajo shqiptare” Më tej, Spahiu theksoi se me këtë shitje ai ka realizuar ëndrrën shekullore të Serbisë për të dalë në Adriatik, ëndërr të cilën ata se realizuan në kohërat me të vështira të vendit tonë. “Në këto dite të vështira ne nuk duhet që të pranojmë që këto klane të bëjnë në Durrës riciklim plehrash dhe ndërtime rafinerish që do ta kthejnë Durrësin në një qytet të pabanuar” – deklaroi ai.

Ndërkohë, duke iu referuar kuvendit kombëtar të AK, Spahiu deklaroi se në muajin maj do ai do të mbahet në stadium pasi Pallati i Kongreseve i përket Sali Berishës dhe Ramiz Alisë. “Nuk ka sallë që mban delegatët në Kuvend. Ai do të mbahet në stadiumin e Tiranës, ndërsa Berisha le të rrijë me partine e tij në Pallatin e Kongreseve, në pallatin e Ramiz Alizë, në pallatin e diktatorëve” , theksoi Kreshnik Spahiu sot në Durrës.

Mark Brunga/Shekulli

____________________________________

Spahiu sulmon Berishën: PD partiçkë, do mbeteni në minorancëDURRËS- Kryetari i Lëvizjes Aleanca Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu mesazh për kryeministrin Berisha nga qyteti i Durrësit, ku po mbante një takim me simpatizantët e këtij qyteti. Spahiu e ka sulmuar kryeministrin Berisha gjatë fjalës së tij, ndërsa tha se Partia Demokratike do të mbetet në minorancë, duke lënë të kuptohet se nga mazhoranca do ketë largime.

“Berisha na ka quajtur atavistë dhe kallogjerë, por unë kam një mesazh për partickën e Berishës: I nderuar “kallogjer”, në partickën tënde do të mbeteni në minorancë”, është shprehur Kreu i AK.

Spahiu vijoi sulmin e tij dukë thënë se partia e Berisëhs është ajo që tashmë do shndërrohet në një partiçkë. Sipas Spahiut, Aleanca Kuq e Zi do të mbajë në muajin maj Kuvendin Kombëtar, ndërsa u shpreh se 1 milion shqiptarë do t’i bashkohen këtij kuvendi.

“Aleanca Kuq e Zi është një lëvizje mbarëkombëtare dhe mbarëpopullore. Është lëvizje Kuq e Zi që nuk ka lidhje me partickën e vogël të Berishës. Muaji maj është muaji i Kuvendit Kombëtar, por nuk ka sallë të na mbajë neve sepse nuk jemi particka bolshevike e Berishës. Kuvendi i AK do të mbahet në stadiumin kuq e zi të Tiranës, ndërsa ti qendron me partinë tënde bolshevike në pallatin e kongreseve, në pallatin e Ramiz Alisë dhe diktatorëve. Ne nuk jemi as të kuq e as te zinj, por jemi Aleanca Kuq e Zi. Kartën e kësaj aleance po e marrin 1 milion shqiptarë”, tha Spahiu më tej.

Kreu i Aleancës Kuq e Zit tha më tej se Berisha është një kryeministër anti-shqiptar. Duke iu drejtuar aktivistëve durrsakë, Spahiu shtoi se edhe Durrësin kryeministria ia ka shitur mafies.

“Ditën e ardhjes në pushtet Berisha hodhi parullën Shqipëria 1 euro, ndërsa në 100 vjetorin e Pavarësisë po e shet pasaportën shqiptare 100 mijë euro. Me Shqipërinë 1 euro ia shiti Durrësin mafies serbe, boshnjake dhe asaj shqiptare”, shtoi Spahiu.
(ma.ar/BalkanWeb)

_______________________________________

Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka sulmuar kryeministrin Berisha dhe mazhorancën nga qyteti i Durrësit, ku po mbante një takim me simpatizantët e këtij qyteti. Sipas Spahiut Partia Demokratike do të mbetet në minorancë. “Berisha na ka quajtur atavistë dhe kallogjerë, por unë kam një mesazh për partiçkën e Berishës: I nderuar “kallogjer”, në partiçkën tënde do të mbeteni në minorancë”, është shprehur Kreu i AK. Sipas Spahiut, Aleanca Kuq e Zi do të mbajë në muajin maj Kuvendin Kombëtar, ndërsa tha se 1 milion shqiptarë do t’i bashkohen këtij kuvendi. “Aleanca Kuq e Zi është një lëvizje mbarëkombëtare dhe mbarëpopullore. Është lëvizje Kuq e Zi që nuk ka lidhje me partiçkën e vogël të Berishës. “Muaji maj është muaji i Kuvendit Kombëtar, por nuk ka sallë të na mbajë neve sepse nuk jemi partiçka bolshevike e Berishës. Kuvendi i AK do të mbahet në stadiumin kuq e zi të Tiranës, ndërsa t’i qëndron me partinë tënde bolshevike në Pallatin e Kongreseve, në pallatin e Ramiz Alisë dhe diktatorëve. Ne nuk jemi as të kuq e as të zinj, por jemi Aleanca Kuq e Zi. Kartën e kësaj aleance po e marrin 1 milion shqiptarë”, tha Spahiu më tej. Ai e akuzoi kryeministrin edhe se ia ka shitur vendin mafias.

Mapo online

_____________________________________

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot një takim me simpatizantë në qytetin e Durrësit. Kreu i AK, Kreshnik Spahiu gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim është shprehur se ka një mesazh për partiçkën e Berishës. Spahiu është shprehur: “Berisha na ka quajtur atavistë dhe kallogjerë. Kam një mesazh për partiçkën e Berishës. Në partiçkën tënde do mbeteni në minorancë. Lëvizja jonë mbarëkombëtare dhe mbarëpopullor. AK nuk është partiçka bolshevike e Berishës. Muaji maj do të jetë muaji i kuvendit kombëtar. Kuvendi do të mbahet në SStadiumin kuq e zi të Tiranës. Nuk jemi as të kuq as të zinj, jemi Aleanca Kuq e Zi”.Më tej Spahiu ka theksuar se Berisha është kryeministër antishqiptar. “Berisha hodhi parrullën “Shqipëria 1 euro”. Po e shet pasaportën shqiptare 100 mijë euro. Berisha ja shiti Durrësin mafias serbe”, ka theksuar Spahiu ndërsa ka shtuar se kartqn e AK po e marrin 1 milionë shqiptarë.

Sot

______________________________________

Kreu i lëvizjes Aleanca Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nga qyteti i Durrësit ka sulmuar ashpër kryeministrin Berisha, duke thënë se PD ka për tu katandisur në një minorancë.

“Berisha na ka quajtur atavistë dhe kallogjerë, por unë kam një mesazh për partickën e Berishës: I nderuar “kallogjer”, në partickën tënde do të mbeteni në minorancë”, është shprehur Spahiu.

Sipas Spahiut, Aleancës Kuq e Zi së shpejti do i bashkohen 1 milion shqiptarë. Spahiu lajmëroi se AK në muajin maj do të jetë muaji i Kuvendit Kombëtar.

“Aleanca Kuq e Zi është një lëvizje mbarëkombëtare dhe mbarëpopullore. Është lëvizje Kuq e Zi që nuk ka lidhje me partickën e vogël të Berishës. Muaji maj është muaji i Kuvendit Kombëtar, por nuk ka sallë të na mbajë neve sepse nuk jemi particka bolshevike e Berishës. Kuvendi i AK do të mbahet në stadiumin kuq e zi të Tiranës, ndërsa ti qëndron me partinë tënde bolshevike në pallatin e kongreseve, në pallatin e Ramiz Alisë dhe diktatorëve. Ne nuk jemi as të kuq e as te zinj, por jemi Aleanca Kuq e Zi. Kartën e kësaj aleance po e marrin 1 milion shqiptarë”, tha Spahiu më tej. ah/shqiptarja.com/

_______________________________

Spahiu: Fundi i Berishes
Në qytetin e Durrësit, drejtuesi i kësaj lëvizjeje, Kreshnik Spahiu, ka shpërthyer ashpër ndaj kryeministrit Berisha duke thënë se ky është dimri i fundit i tij dhe se Partia Demokratike shpejt do të jetë në minorancë.

Spahiu tha se kishte një mesazh për kryeministrin: “Fati yt dhe i partisë tënde bolshevike është minoranca! Ky është dimri i fundit për Sali Berishën!”

Me tone të forta nacionaliste kundër disa nismave të qeverisë, Kreshnik Spahiu e ka cilësuar qeverinë dhe kryeministrin si të shitur tek mafia.

Duke u ndalur veçanërisht në qytetin e Durrësit, Spahiu tha se ky qytet është i shkatërruar dhe i braktisur: “Jemi patriotë, por dëshirojmë që në Durrës të vijnë turistë grekë, maqedonas, bullgarë dhe serbë, por nuk mund të pranojmë që klanet serbo-boshnjake të bëjnë këtu rafineri nafte dhe ta bëjnë Durrësin tonë qytet të pabanueshëm dhe të dëmtojnë jetën e fëmijëve tanë. Qeveria antishqiptare e Berishës realizoi ëndrrën e Serbisë për daljë në bregdet.”

Aleanca Kuq e Zi do të vijojë edhe në qytete të tjera serinë e takimeve si dhe anëtarësimin e atyre që duan të hyjnë në këtë lëvizje të re.

TOP-CHANNEL

Në muajin maj Spahiu bëri të ditur se do të mbahet kuvendi i kësaj lëvizjeje që tha se duhet bërë në stadiumin kombëtar sepse asnjë sallë nuk mund të mbajë anëtarët e shumtë të kësaj lëvizjeje.

4 KOMENTE

Albani - Prizren

26/02/2012

arrow

Me vemendje e lexova te gjithe komentin,besom kreshnik zemra mal po me bahet kur po ndegjoj lajme te mira,si per aleancen ashtu edhe vetevendosejen.
Ju jeni bijte e ketij populli,ju jeni ata qe keni me qu ne vend amanetin e te gjithe deshmoreve qe e dhan jeten per lirin e ketij vendi.
Ju Lumte Z.Kreshnik Spahiu ne 100 vjetorin e shpalljes se pamvaresis se shqiperis,do te jete 100 vjetori i fundit peng i shqiperis meme,sepse do te filloj ribashkimi i te gjitha trojeve shqiptare.
Ndersa armiqte e kombit,le te plasin nga gjelozia,sepse me ne fund,i gjithe populli deshiron qe nje dhe e pandame te jete shqiperia.Se bashku kreshnik me bashkim,do ta kemi dhe te gjithe fuqine.
Pershendetje me te sinqerta per Aleancen Kuq e Zi,e per Lëvizjen Vetëvendosje!,e vetmja shpres e vetmja shpetim jeni ju keto 2 levizje me te forta,tek shqiptaret.
Mos harroni se populli eshte me juve o vellezer patriot,shqiptar e bujar.
Shqipëri Etnike!

Besnik Hasanaj

26/02/2012

arrow

Akoma jam ne enderr apo jam zgjuar nga patrotizmi i ringjallur???? shpresoj te mos jemi ne gjume!!!! Duhet me cdo kushte te zgjohemi dhe te vendosim dinjitetin tone qe filloj te shkaterrohet nga monizmi duke kaluar ne PD e PS mjaft me me kete politike te erret e skllaveruese te vendoset dinjiteti jone o sot o kurr.. me nderime dhe nje komb te bashkuar..

Alben

26/02/2012

arrow

kam qarë kur kam lexuar këtë artikull.
Unë jam 21, jetoj në Itali prej 17 vjet.
Kam mësuar të lexojë dhe shkruajë në gjuhën shqipe me DigitAlb dhe në gazetën online
në vitin 2006 kam dëgjuar për herë të parë fjalen “Shqipëri Etnike”, mbas kam shkruajtur një artikull në gazetën të shkollës time për Shqipërinë etnike.
Që nga viti 2006 jetoj duke ëndërruar atë ditë, sepse askush nuk do të ketë guxim për të na dëmtuar dhe të fyejnë!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
PO vijnë SHQIPERIA E BASHKUAR!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

xhemil isufati

27/02/2012

arrow

Edhe une e lexova fjalen e Kreshnik Spahiut qe mbajti sot ne Durres,edhe une i bashkohem aleances kuq e zi si levizje e re per ne shqiptaret eshte e vetmja alternative per te nzjere vendin nga kjo katraudhe qe po kryjon Saliu me Edi Ramen,kjo eshte me se e vertete qe kjo qeveri eshte antyshqiptare dhe besoj se aleanca kuq e zi ka shume per te folur per padrejtesit qe jane bere shqiptarve dhe shqiperis nga kjo qeveri e iketuar saktesisht Bolshevike dhe tradhtare ndaj interesave shqiptare,une jetoj ne angli dhe grantoj se gjith shqiptaret qe jetojne ketu jane me levizjen KUQ E ZI…Proud 2 be

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen