ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Spahiu kërkon interpelancë me Berishën: E ka shitur Shqipërinë tek Greqia dhe Serbia

Spahiu i kërkon interpelancë Berishës: Je i varur nga grekët!

Spahiu i kërkon interpelancë Berishës: Je i varur nga grekët!

Spahiu i kërkon interpelancë Berishës: Je i varur nga grekët!TIRANE- Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në një deklaratë për mediat i kërkon interpelancë kryeministrit Berisha, në lidhje me takimin e tij me kreun e partisë greke Demokracia e Re, Antoni Samaras.

“Sot Aleanca KuqeZi ka një apel për Kuvendin e Shqipërisë, apel që kuvendi dhe deputetët e tij të thërrasin në interpelancë kryeministrin e vendit Sali Berisha. Është momenti që Kuvendi i Shqipërisë të zbardhë përpara opinionit publik, përpara shqiptarëve detajet e takimit të kreut të ekzekutivit shqiptar me kreun e “Neodemokracia’s” së Greqisë Antoni Samaras”, thuhet në deklaratë.

Kreshnik Spahiu kërkon të zbardhet takimi mes kryeminstrit e Samaras, i datës 12 dhjetor 2011, ku gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha zhvilloi një takim me Antonis Samaras, kreun e partisë së djathtë opozitare greke Demokracia e Re. Sipas mediave, Kryetari i Partisë Demokracia e Re, Samaras i propozoi asokohe Berishës, që dy vendet të shqyrtojnë përsëri marrëveshjen për përcakimin e kufijve të zonave detare dhe të shelfit kontinental midis tyre.

Sipas Kreshnik Spahiut, në interpelancë kryeminstri Berisha duhet të përgjigjet për “pazarin që ka bërë me Samaras, se cfarë premtimesh i janë bërë në këmbim të kufirit detar”, sic shprehet kreu i Aleancës Kuq e Zi.

Spahiu deklaroi më tej se ngritja e komisionit hetimor për të ka qënë një porosi e Athinës, që Berisha e bëri realitet. Ai nuk kursen sërish akuzat për kryeminstrin Berisha, duke e qajtur atë antishqiptar e lider krokodil.
“Berisha është peng i të sotmes dhe i të ardhmes. Do ta mbysim liderin krokodil me detin e votave kuqezi. Berisha është i varur nga nacionalistët grekë”, tha Spahiu.

Duke kërkuar largimin e qeverisë së tij, Spahiu akuzoi atë e kryeminstrin e Kosvës, Hashim Thaci se janë kundër bashkimit të Shqipërisë e Kosvës.
“Berisha e Thaçi antishqiptarë. Ata janë kundër bashkimit. Ka ardhur koha që të largojmë qeverinë antishqiptare”, shtoi kreu i AK-së.
Spahiu shtoi se, “edhe sulmet e PS ndaj meje, frikë nga Aleanca Kuq e Zi”.
(ma.ar/BalkanWeb)

____________________________________

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë një konference për shtyp, ka kërkuar një interpelancë me kryeministrin Sali Berisha, për takimin që ka zhvilluar me kreun e Demokracisë së Re, Antoni Samaras.

Spahiu kërkon të zbardhet takimi mes kryeminstrit e Samaras, i datës 12 dhjetor 2011, gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane.

Samaras i propozoi asokohe Berishës që dy vendet të shqyrtojnë përsëri marrëveshjen për përcakimin e kufijve të zonave detare dhe të shelfit kontinental midis tyre.

Për këtë arsye, Spahiu ka kërkuar nga kryeministri Berisha që të zbardhë pazarin me Samaras për kufirin detar dhe çfarë do të përfitojë ai nga kjo marrëveshje.

Spahiu pyeti: Çfarë i kërkoi Samaras, Berishës, çfarë pazari bëri Berisha.
Spahiu theksoi më tej se kompani të njerëzve të mafias serbe janë kualifikuar nga qeveria shqiptare në koncesione kërkimi nafte në jug dhe jugperëndim të vendit.

Sipas Spahiut, komisioni hetimor ndaj tij ishte amanet i Athinës. “Berisha është peng i të sotmes dhe të ardhmes”, theksoi Spahiu duke shtuar se “AK do të mbysë lidershipin krokodil me detin e votave kuq e zi”.

“Berisha e Thaçi janë antishqiptarë dhe janë kundër bashkimit të shqiptarëve,” theksoi Spahiu.

Tema

_______________________________________

TIRANE-  Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu kerkon interpelance me kreun e qeverise, Sali Berisha, per sqarimin e takimit te tij me Kreun e partisë greke Demokracia e Re, Antoni Samaras.

Deklarata e Spahiut vjen nje dite pas publikimit te raportit final te Komisionit Hetimor per shkarkimin e tij qe do t’i drejtohet Kuvendit dhe prokurorise me nje sere akuzash per shkelje te detyres, devijim nga funksionet kushtetuese, cenim te marredhenieve me fqinjet etj.

Ne deklaraten e tij Spahiu ka theksuar se komisioni Hetimor ngritur per te ka qene amanet i Athines.

“Të zbardhet takimi Berisha me Antoni Samaras.  Cfarë i kërkoi Samaras Berishës. Cfarë pazari bëri Berisha me Samaras. Cilat qenë premtimet dhe cfarë këmbeu për kufirin detar”- thuhet ne deklarate.

Spahiu ka leshuar akuza duke thene se mafia serbe eshte tashme me kompanitë e naftës në jug, nderkohe qe ka akuzar kreun e qeverise Berisha dhe ate te Kosoves, Thaci se jane antishqiptare dhe kunder bashkimit te trojeve.

Panorama

___________________________________

Ish-nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka reaguar të martën pas raportit të komisionit hetimor që sugjeronte ndjekje penale ndaj tij.

Përmes një deklarate për shtyp, Spahiu ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe qeverinë greke si arkitekte të raportit të këtij komisioni.

“Komisioni hetimor ndaj meje është një amanet i Athinës”, ka deklaruar Spahiu, i cili u ka bërë apel deputetëve të Kuvendit që të kërkojnë interpelancë me kryeministrin Berisha.

“Të zbardhet takimi mes Berishës dhe kreut të Demokracisë së Re, Andonis Samaras. Të zbardhet çfarë i kërkoi Samaras Berishës dhe çfarë pazaresh u bënë mes tyre, cilat kanë qenë premtimet dhe çarë këmbeu Berisha për kufirin detar. Cila është lidhja e mafias serbe me kompanitë e kërkimit të naftës në jug”, ka thënë Spahiu.

Duke theksuar se, Berisha është peng i së sotmes dhe së ardhmes, ish-nënkryetari i KLD-së ka shtuar se, “do ta përmbysim lidershipin “krokodil” në detin e votave kuqezi”.

Javën e kaluar, nga qyteti i Durrësit, drejtuesi Aleancës Kuqezi shpërtheu me akuza të ashpra ndaj kryeministrit Berisha, duke thënë se ky është dimri i fundit i tij dhe se Partia Demokratike së shpejti do të jetë në minorancë.

Ndërsa komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar veprimtarinë e tij arriti në përfundimin se zoti Spahiu duhet të ndiqet penalisht për shkeljet e supozuara.

Top- Channel

______________________________________

Kreu i Aleancës Kuq e Zi i kërkon kryeministrit interpelancë në Kuvend për të sqaruar takimin e tij me kreun e Partisë greke Demokracia e Re, Antonis Samaras.

Në një deklaratë për mediat, Spahiu kërkon zbardhjen përmes një interpelance të takimit të datës 12 dhjetor 2011 dhe “pazarin që ka bërë me Samaras e çfarë premtimesh i janë bërë në këmbim të kufirit detar”.

“Sot Aleanca KuqeZi ka një apel për Kuvendin e Shqipërisë, apel që Kuvendi dhe deputetët e tij të thërrasin në interpelancë kryeministrin e vendit Sali Berisha. Është momenti që Kuvendi i Shqipërisë të zbardhë përpara opinionit publik, përpara shqiptarëve detajet e takimit të kreut të ekzekutivit shqiptar me kreun e “Neodemokracia’s” së Greqisë Antoni Samaras”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e tij, Spahiu i referohet takimit të Berisha-Samaras të zhvilluar gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane, në të cilin sipas mediave Samaras i propozoi Berishës, që dy vendet të rishqyrtojnë marrëveshjen për përcakimin e kufijve të zonave detare.

Sipas tij, komisioni i ngritur për hetimin  e veprimtarisë së tij në krye të KLD-së është një porosi e Athinës, e cila është realizuar nga Berisha. “Berisha është i varur nga nacionalistët grekë”, thotë Spahiu.

Në lidhje me çështjen e Kosovës, Spahiu shprehet se si Thaçi, edhe Berisha janë kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

“Berisha e Thaçi janë antishqiptarë.  Ka ardhur koha që të largojmë qeverinë antishqiptare”, thekson Spahiu.  / G. Ndoja

Shekulli

___________________________________

TIRANE- Kreu i Aleancës Kuq e Zi u bën apel deputetëve të kërkojnë interpelancë me kryeministrin Berisha për të sqaruar nga ky i fundit se cfarë u tha në takimin e kreut të Partisë greke Demokracia e Re, Antoni Samaras. Takimi u zhvillua në Marsejë gjatë punimeve të Samitit të Partive Popullore Evropiane.

Nëpërmjet një konference për shtyp, Spahiu kërkoi sot të zbardhet takimi i Berishës me Antoni Samaras duke ngritur disa pyetje të cilat kërkojnë përgjigje

“Sot Aleanca KuqeZi ka një apel për Kuvendin e Shqipërisë, apel që kuvendi dhe deputetët e tij të thërrasin në interpelancë kryeministrin e vendit Sali Berisha. Është momenti që kuvendi i Shqipërisë të zbardhë përpara opinionit publik, përpara shqiptarëve detajet e takimit të kreut të ekzekutivit shqiptar me kreun e “Neodemokracia’s së Greqisë Antoni Samaras. Të zbardhen procesverbalet e takimit të kryeminsitrit. Cilat ishin termat e bisedës së kryeministrit me Antoni Samaras? Cfarë pazaresh u zhvilluan në takim? Cfarë iu premtua kryeministrit Berisha nga Antoni Samaras? Cfarë iu dha në këmbim? CIlat janë lidhjet sërbo-boshnjake dhe cilat janë detajet e paktit? Është koha kur shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen, ashtu si populli grek zboi klasën e vjetër politike, po kështu ka ardhur koha që shqiptarët të largojnë njëherë e përgjithmonë lidershipin e krokodilit që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.”

TAKIMI BERISHA- SAMARAS NE DHJETOR 2011
Pas takimit që u zhvillua më 8 dhjetor 2011, mediat greke përfolën se kryeministri Berisha i ka premtuar kreut të së djathtës greke, Neo Demokracia, zhbllokimin e marrëveshjes detare mes dy shteteve, kur kjo e fundit të vijë në pushtet. Gjithashtu gjatë takimit mësohet se mes Samaras dhe Berishës është diskutuar dhe për cështjen e minoritetit grek. Nga ana e saj zyra e shtypit pranë kryeministrisë nuk deklaroi se mund të jenë bërë bisedë për marrëveshjen detare, apo për minoritetit.

SPAHIU: PS E PD DO MBETEN NE MINORANCE
Një ditë pas publikimit të raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e Spahiut, ky i fundit deklaron se komisioni është “amanet i Athinës”.
Spahiu hedh akuza dhe për praninë e mafia serbe në kompanitë e naftës në jug. “Cila është lidhja e mafias serbe me kompanitë e kërkimit të naftës në jug?” ngre pyetjen Spahiu duke e quajtur Berishën se “është peng i sotshëm dhe i të ardhmes”.  Spahiu mbyll fjalën e tij duke deklaruar se ”e majta dhe e djathta do të mbeten në minorancë, në opozitë pikërisht nga ky det i votave kuqezi.”
(sg/shqiptarja.com)

______________________________________

Tiranë, 28 shkurt 2012, NOA- Ish nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu e ka thirrur Kryeministrin e vendit për interpelancë.

Siç informon noa.al, interpelanca e kërkuar prej tij ka të bëjë me takimin mes kreut të Qeverisë dhe liderin e partisë greke Demokracia e Re Antonios Samaras, në mesin e muajit dhjetor.

“Kërkojmë të zbardhet takimi i Berishës me Antonio Samaras, të marrim vesh çfarë i kërkoi Samaras Berishës, çfarë pazari u bë dhe cilat qenë premtimet si dhe çfarë këmbeu Berisha për kufirin detar në kurriz të vendit”, u shpreh Spahiu.

Më tej ai shton se mafia serbe është infiltruar me kompanitë e kërkimit të naftës në jug.

Sipas tij Kryeministri Berisha është peng i të sotmes dhe të ardhmes së bashku me Kryeministrin kosovar Hashim Thaçi janë anti-shqiptar.

Spahiu është zotuar se do mbytet lideri krokodil me lumin e votave kuqezi pasi ka ardhur koha të përmbyset qeveria antishqiptare.

Ai i ka konsideruar sulmet e Partisë Socialiste si frikë nga Aleanca Kuq e Zi, ndërsa theksoi se si PS dhe PD do mbesin në opozitë.

a.y/noa.al

4 KOMENTE

eagle4

28/02/2012

arrow

Te lumte Kreshnik, dhembe per dhemb. Ja perplase ne fytyre legenit.

Slash

29/02/2012

arrow

Thone se Krokodilat jetojne gjate…. Por ne do tu thajme Keneten…

ujqrit e laberis

29/02/2012

arrow

TE LUMT SHQIPTARET E ” GREQIS” JANME JUVE

hari

29/02/2012

arrow

Ju lutem te me jepni nje pergjgje zotni Spahia per sjelljen e qeverise kosoves me vendimin e serbi UNIK me emrin e kosoves neper forumet rajonale e nderkombetare te thirret KOSOVO dmth te thirret serbisht . UNE SI QYTETAR SHQIPETAR PROTESTOJ . Jane tradhetare keta apo jane naive apo per pare shesin dhe nanen e baben , ajo nje germe eshte thojne ca injorante , po cfare demi i madhe eshte per dinjitetin e integritetin tone si shqipetare dhe ca demesh politike do te bije shqipetareve , Ju lutem shifeni kete pune me zotnin Albin Kurti se vetem ju munde ta ndalni kete denigrim e degjenerim qe done me na bo sebiUNIK , me nderim e respekt z Kujtim Ceka pres pergjigje .

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen