ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Spahiu: Fund sulltanëve të politikës

Kreshniku ne Elbasan 3

Kreshnik Spahiu ka përuruar çeljen e zyrës së partisë së tij në qytetin e Elbasanit.

Sipas tij, kjo është një lëvizje popullore që shënon për herë të parë fundin e një kapitulli të dy “sulltanëve” të vjetër të politikës shqiptare, të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për të krijuar një epokë të re në politikën shqiptare.

Spahiu gjatë fjalës së tij u shpreh se në këtë lëvizje politike mbarëkombëtare përfaqësohen interesat e gjithë shqiptarëve që jetojnë në trevat e tyre etnike.

Daljen e tij të parë publike si një parti të re, Kreshnik Spahiu do të bëjë nga qyteti i Elbasanit me 24 mars nën moton “ Shqipëria Bëhet”, duke ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj lëvizje.

“Ka ardhur fundi i kapitullit për dy dinosaurët e politikës shqiptare, që do të rinovohet nga një gjak i ri. Jemi këtu në Elbasan jo vetëm për të inaguruar zyrën e re, por edhe për të lëshuar një ortek kuqezi që nga Elbasani, qyteti që simbolizon pikën e bashkimit të të gjithë shqiptareve mes jugut dhe veriut. Orteku ynë do të përshkrojë të gjithë Shqipërinë dhe vendet ku jetojnë shqiptarët”, deklaroi Spahiu.

2 KOMENTE

tafaj

24/03/2012

arrow

EC SI EKE NISUR E ARTHMJA ESHTE E JONA . O KRESHNIK DUHET TE KUPTOSH NJE GJE , SALIUT I KAN HYRE ETHET . RROFTE PARTIA KUQ E ZI .

tafaj

26/03/2012

arrow

NE ALEANCA KUQ E ZI . DUHET TE KERKOJME ME PERPARA BASHKIMIN E KOMBIT . PASTAJ FUTJEN NE EVROPE. JO SHQIPERIA E COPETUAR NE EVROPE . RROFTE POPULLI SHQIPETAR . RROFTE ALEANCA KUQ E ZI .

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen