ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Sondazh i Fondacionit Kult: PS forca e parё politike,AK e treta. 64% e shqiptarёve pro bashkimit Shqipёri-Kosovё

Tiranë – Sot, më 15 dhjetor Fondacioni Kult ka mbajtur një konferencë për shtyp, në të cilën ka publikuar rezultatet e një sondazhi të opinionit publik në Republikën e Shqipërisë në lidhje me pikëpamjet e popullsisë në moshë madhore rreth bashkimit kombëtar dhe përkrahjen e elektoratit për partitë e ndryshme politike të vendit. Ky fondacion me qendër në Tetovë po zhvillon sondazhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni në lidhje me perceptimin e publikut për Bashkimin Kombëtar dhe rolin e partive politike shqiptare ne lidhje me këtë çështje.

Ky sondazh u zhvillua nga data 8-14 dhjetor me një kampion prej 1200 të intervistuarish të përzgjedhur në dy faza: 1)Me përzgjedhje të rastësishme u përcaktuan 100 qendra votimi të shpërndara në tё gjithё vendin; 2) Për çdo qendër votimi u përzgjodhën rastësisht 12 shtetas të moshës madhore.

“Intervistat u kryen faqe-më-faqe në shtëpitë e të intervistuarve. Për intervistim u përzgjodh anëtari i familjes që kishte datëlindjen më të afërt me datën e intervistimit, për të arritur një kampion me shpërndarje sa më përfaqsues të moshave”,- u tha në këtë konferencë për shtyp.

Marzhi i gabimit statistikor për këtë kampion është +/- 3.1%.

Nga të intervistuarit, 64% janë shprehur pro bashkimit të Shqiperisë me Kosovën, 25% janë shprehur kundër dhe 11% kanë abstenuar.

Në pyetjen se cila parti po bën punën më konkrete për bashkimin sa më të shpejtë të Shqipërisë me Kosovën, 39% janë përgjigjur për AK, 32% për PD, 19% për PS, pastaj vinin LSI dhe PDIU me nga 2% .

Sipas sondazhit, 71% e të intervistuarve e kishin të vendosur se për cilën parti do të votonin në Zgjedhjet e 2013.

Përsëri sipas sondazhit, ndër votuesit që e kanë ndarë mendjen se për cilën parti do të votojnë, 36.5% do ta jepnin votën për PS-në, në qoftë se zgjedhjet do të zhvilloheshin sot. E dyta renditej PD-ja me 29.6% dhe e treta AK-ja me 14.1%. Më pas vinin LSI dhe FRD me 4.7% dhe 4.1%. Në këtë grup votuesish, 7.8% refuzuan ta tregonin preferencën e tyre.

 

 

 

NJË KOMENT

azbi

29/12/2012

arrow

ketu ku jetoj un ne shqiprin lindore mund tju garantoj qe 99% e popullates esht per baskimin e trojeve per mendimin tim sot kush nuk esht per bashkim me siguri esht i semur mendor,po aka popull ne planet qe sdon te jetoje i lir ne trojrt e veta ne shtetin e vet.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen