ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Skenari i Veriut!

Nga Faik Krasniqi

Muajt e fundit jemi dëshmitarë të një klime të re politike që po krijohet në Kosovë dhe rreth saj, negociatat në Bruksel me Serbinë, ”masat e reciprocitetit”, vrasja e policit Enver Zymberi, barrikadat e vendosura në Veri të Kosovës nga kriminelët serbë, protestat paqësore të ”Vetëvendosjes” dhe ndërhyrja brutale e policisë ndaj protestuesve, heqja e emërtimit Republikë, në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës. Shpifjet dhe kërcënimet envereske të ”ish” agjentit të SHIK-UT, deputetit Bekim Haxhiut ”Kamishi”(PDK) kundër liderit të ”Vetëvendosjes”, Albin Kurtit, dalja në publik edhe të një ish agjentit të SHIK-UT, i cili pohon se ka shumë dëshmi për krimet e bëra nga kjo organizatë kriminale dhe njerëzit e saj, ku një pjesë e madhe prej njerëzve të këtij ”shërbimi sekret” tashmë janë bërë deputetë, ministra dhe zyrtarë të lartë shtetëror. Referendumi i serbëve të Veriut për mospranimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, krijimi i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, etj, etj. Disa ndoshta do ta quajnë një ndërrim pozitiv, disa të tjerë të kundërtën, por sido që të jetë, kjo po lë gjurmët e veta në kohë dhe në hapësirë duke krijuar turbulenca të ndryshme politike si dhe kundërthënie për të cilat jemi të gjithë të vetëdijshëm se nuk janë aspak në dobinë tonë. Kam një përshtypje se pala shqiptare ka filluar disi ta ndërrojë pozicionin e vet, dhe se pala tjetër (serbe) është dhe ka qenë gjithnjë superiore për shfrytëzimin e gabimeve tona. Kohëve të fundit patëm edhe një parodi të negociatave në mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, dhe si për çudi fituan dy palët, po ndahen të kënaqura dhe sidomos ajo serbe, që vetvetiu më bën të shtroj një pyetje çfarë paskan bërë gabim pala shqiptare që serbët të ndahen të kënaqur, sepse sa besoj në përvojën time, serbët janë të pangopshëm sa i përket kërkesave që nuk kanë as bazë as mbulesë, pra vetvetiu shtrohet pyetja se diçka nuk është në rregull. Sipas asaj që unë si analist kuptoj negociatat janë jashtë kontureve, të cilat kanë të bëjnë me një demokraci dhe etablimin e një shteti me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, në të vërtetë negociatat po shkojnë në drejtim të krijimit të ekskluzivitetit të një minoriteti me të drejt të vetëvendosjes mbi territoret e okupuara që më parë e krejt këto në emër të drejtave themelore të minoriteteve. Ne mund të mbyllim sytë dhe t’i emërojmë këto bisedime si bisedime teknike, por këto bisedime janë kryekëput politike dhe sigurisht jo në favor të shqiptarëve. Thjeshtë ka kohë nga qarqet evropiane, diplomacia e saj po krijon një iluzion se zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë gjendet pas këtyre negociatave, mirëpo siç po shihet pas çdo takimi, jemi larg e më larg qëllimit tonë, pse them kështu, sepse vetë delegacioni(qeveria) ynë pranoi të hyjë në këto negociata pa asnjë kusht të vetëm dhe pranoi rregullat e lojës sipas dëshirës së Serbisë të cilat më së paku na shkojnë për shtati neve. Negociatat do të duhej të ishin në nivel të barabartë (ashtu siç kam thënë edhe në shkrimet e tjera) dhe jo pala serbe duke u bërë shantazh për të drejtat e pakicës serbe, njëlloj sikur gjatë negociatave me Serbinë që bëheshin në Vjenë me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve para pavarësisë së Kosovës, ku pala serbe i bënte shantazh palës shqiptare për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë, edhe pse pala shqiptare i ofroi pakicës serbe super të drejta ku madje asnjë minoritet as në BE nuk i ka. Deklarimet nga vetë krerët e BE-së se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, janë sipas mendimit tim konfuze sepse Bashkësia Ndërkombëtare (EULEX-i dhe KFOR-i) me vepra nuk po e dëshmon se s’ka ndarje të territorit të Kosovës nga një shtet tjetër apo s’ka ndarje të brendshme të territorit të Kosovës, madje duke i toleruar në pafundësi kriminelët serbë të ndërtojnë mure ”kineze” dhe të vendosin barrikada që pamundësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve në atë pjesë të Kosovës. Por si do që të jetë në politikë një fjalë ka peshë shumë të madhe, dhe pasoja të paparashikueshme. Ne nuk mund të llogaritim në lojën e fjalëve se në të vërtetë është menduar në këtë formë, por nëse është kështu pse Bashkësia Ndërkombëtare dhe kryeministri Thaçi po i tolerojnë kriminelët serbë në pafundësi dhe s’po i heqin barrikadat të vendosura në Veri të Kosovës duke vënë njëherë e përgjithmonë rendin dhe ligjin në gjithë territorin e Kosovës?! Apo mos ndoshta për Veriun e Kosovës është përgatitur ndonjë skenar i hidhur për ne shqiptarët…?!

 

3 KOMENTE

Albani - Prizren

23/02/2012

arrow

Plotesisht pajtohem me shkrimin e juaj i nderuar dhe i rrespektuar z.Faik Krasniqi,qind per qind e ki than,bash qashtu qysh e ki than kjo po ndodh edhe tek ne.
Veq vetevendosje ne Kosove,dhe aleanc ne shqiperi,mundemi me ba ndryshime te rendesishme.
Aleanca Kuq e Zi! & Lëvizja Vetëvhendosje!,se bashku me nje qellim,bashkimi i kombit shqiptar.
Jetën e Japim,Por Kosovën Kurrë S’do ta japim/1.
Se me Gjak Luftuam,Për Ta Sjellur Këtë Liri,ndersa keta qeveritaret tane tradhetar,po e shesin kombin.
Siq po shihet ka ardh koha e avni rrustemit,me ti eliminu keta tradhetar.Jashte nga skena politike o tradhetar,s’dojm ma me ju pa asnje.
Ju pershendes Gjithe Shqiptaret Qe Jane Patriot me Zemer e me Shpirt me Kengen e Ilir Shaqirit – Emrin e kam Kosovar.

FEDE

23/02/2012

arrow

AUTORIT,REDAKSISE!
JU LUTEMI ,CDO SHKRIM,CDO ENERGJI NE FUNKSION TE MISIONIT LIRI!
A MUNDENI TI AFROJME NJE LETER FORCAVE POLITIKE,DEPUTETEVE NE KOSOVE QE INISIATIVA E BASHKIMIT KOSOVE SHQIPERI TE MOS DESHTOJE?
TE RROSH APO TE MOS RROSH SI SHQIPTARE-KJO ESHTE CESHTJA SOT!
HIDHUNI DJEMA SE KOHA NUK PRET,ENERGJIT BASHKE TI BEJME NGA KY MOMENT!

Fanol Sula

23/02/2012

arrow

Serbia eshte nje KURV e vjeter. Me ta akoma nuk eshte koha per bisedime dhe negociata, se ne cdo marrveshje me ta KURVA del cdoher fitimtare se i njeh rregullat e lojes. Qeveritaret e Kosoves me duket se nuk kan rol Politik ne Kosov, se “nuk e ka humb provojen Politike dikush qe ta gjejn ata”.
Per momentin Vetvendosja do te ishte zgjidhja me e mir per Kosoven.
Ngjarjet e pershkruara nga ju zotri Faik do i sjellin Kosoves vetem pengesa dhe do mbesin ” njoll e zez ne te bardh”.
Persa i perket Referendumit te serbeve ne Mitrovic mendoj se nuk do te ndikoj ne azgje. Se nese ndodh kjo ateher dalin telashe tjera ne rajon, se nuk jan vetem serbet qe mund te bejn Referendum po munden edhe Shqiptaret qe ndodhen jasht kufijve, ne Serbi, Maqedoni…
– Heqja e emrit Republik mund te sjell pengesa shum te medha per Kosoven…
Kosova duhet te punoj ne zhvillimin ekonomik te vendit (te hap fabrika dhe puntori ne ato fusha ku i nevoitet shtetit) dhe jo te importoj mall nga Serbia (se edhe per ket esht heret).
Kosoves i mungon Kuadro ne Qeveri.

pershendetje nga Viena

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen