ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Shqiptarët midis vetvetes dhe botës ( 2 )

Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Këtë artikull po e shkruaj pak ditë pasi Brukseli pranoi në portalin e vet, Serbinë. Kjo ngjarje suprizuese për miliona shqiptarë në Ballkanin Perëndimor dhe në gjithë botën, tani më tepër se kurrë më parë, e ka zhveshur lakuriqësinë e frazës politike dhe diplomatike se “shqiptarët janë faktor paqe e stabiliteti në rajon”. Mbas hapjes së portave të BE-së për Serbinë dhe hezitimit disavjeçar për hapjen e portave për Shqipërinë e shqiptarët, fraza se ne i kemi shërbyer “paqes e stabilitetit rajonal” ka humbur çdo kuptim real. Kjo frazë tekno-burokratike u tregua ledhatuese për lidershipe jo atdhetare, majmëruese për diplomatë makutë dhe alibuese për mbarë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor. Kjo frazë e neveritshme ka humbur tërësisht kuptim, është krejtësisht e zbrazët dhe tërësisht e papranueshme. Kjo frazë pritet të marrë përgjigjen e vet dhe tërësisht të merituar nga faktori shqiptar. Diplomacia e Brukselit pati veshë të hollë për të dëgjuar mërmëritjen e Serbisë, por pati vesh të shurdhër për të konsideruar kambanën e shqiptarëve.

Përballë shqiptarëve që i kanë kontribuar paqes e stabilitetit në rajon dhe Serbisë që i ka kontribuar luftës dhe destabilitetit në Rajon, Bashkimi Europian zgjodhi si primare Serbinë, si më të merituar për pragun e vet dhe si më të preferuar për diplomacinë e vet. Serbia, ky komb që ka gjakosur prej vitesh sllovenët, kroatët, boshnjakët, hungarezët e shqiptarët; ky shtet që prej kohësh është makineri e krimit, gjenocidit masiv dhe pastrimeve etnike biblike; ky truall mizor që ka prodhuar vetëm varre përmes liderëve që sot dergjen në burgjet e Hagës; kjo politikë, që luhatet me një këmbë në Rusi e një në Perëndim, pranohet përpara shqiptarëve në portat e Bashkimit Europian. Pra, dyfytyrësia e diplomacisë që vjen nga Brukseli në qasjen ndaj paqes e stabilitetit në Ballkan tashmë është një lakuriqësi e zbuluar përpara së gjithë botës. Por, kjo lakuriqësi është njëkohësisht provokimi më i rëndë që i bëhet miliona shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë botën në qasjen ndaj Bashkimit Europian. Në përqasjen midis Shqipërisë, si tempull i paqes e stabilitetit në Ballkan dhe Serbisë, si simboli i luftës, gjenocidit dhe krimit shtetëror, Bashkimi Europian zgjodhi të dytin. Ky është gjunjëzim i politikës së jashtme dhe diplomacisë së Brukselit ndaj kokëfortësisë serbe dhe zhantazhimit rus.

Atavizmat e Versajës u ringjallën në erën e rendit të ri në përpëlitje e sipër. Diplomacia e Brukselit nuk u ngrit dot mbi të kaluarën e saj. Kjo që ndërmori Brukseli ndaj Serbisë është akoma më e rëndë për Kosovën e mbushur me varre. Bashkimi Europian sot fle dhe zgjohet me turpin që të vetmin popull të saj e ka lënë një vrimë të zezë, Shqipërinë jashtë BE-së dhe Kosovën tërësisht të izoluar. E ka lënë popullin e Shqipërisë dhe të Kosovës, që është i lidhur me Europën fizikisht, shpirtërisht e materialisht si asnjë popull tjetër në kuadër të Europës Juglindore. Por, Shqipëria kontributore e paqes në rajon dhe Kosova e masakruar në Racak, në Prekaz, në Krushe nga shteti serb, për diplomacinë e Bashkimin Europian lypet të presë pas Serbisë. Kriminelit i hapet rruga përpara viktimës. Krimineli ka para, ka lidhje, ka influence të kahmotshme. Viktima është e varfër, nuk ka lidhje, nuk ka influenca të vjetra. Kur këto lajthitje ndodhnin dikur, njerëzimi nuk i shihte traktatet e fshehta, prandaj nuk i gjykonte dot ato. Por kur ndodhin sot në epokën e informacionit dhe në erën e “Wikileaks”-it, njerëzimi nuk i toleron.

Shqiptarët e kanë lënë pas diplomacinë e Brukselit, e kanë tejkaluar tanimë atë. Dhe kanë tërësisht të drejtë që vizionet e tyre të prehen të qeta vetëm përtej Atlantikut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku lindi shoqata e ëndrrave shqiptare “Vatra”, atje ku u themelua Kisha Autoqefale Shqiptare, atje ku u dizajnua pavarësia shqiptare, atje ku u mbrojt integriteti territorial shqiptar, atje ku u dizajnua projekti i shpëtimit të Kosovës shqiptare. Njëqind vjet kemi mbajtur sytë ndaj Europës dhe jemi verbuar prej zhgënjimeve të shkaktuara prej saj. Njëqind vjet kemi rritur shpresat përtej Atlantikut dhe kemi rilindur prej tij. Qenia midis Europës dhe Amerikës nuk është zgjedhje shqiptare. Ajo është imponim i heshtjes, injorimit, diferencimit dhe pse jo edhe i fobisë europiane ndaj kombit më të vjetër e të ndritur të Ballkanit. Bashkimi Europian ka lënë jashtë stërgjyshërit e vet, që i mësuan zbritjen nga pemët, që ia mësuan qytetërimin dhe kulturën e krishterimit.

Përballë diplomacisë me dy standarde të Brukselit, dallueshmërisht në mënyrë të turpshme midis shqiptarëve dhe serbëve, shqiptarët lypet të demonstrojnë më fuqishëm se kurrë se ëndrra rilindëse për një Shqipëri të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor do të bëhet realitet, me apo pa dashjen e diplomatëve të Brukselit. Shqiptarët kanë shansin historik t’i ndryshojnë mendjen dhe sjelljen diplomacisë së huaj, duke demonstruar faktin se ndryshe nga Monarkia Austro-Hungareze që dështoi për të mbajtur paqe e stabilitet në Ballkan në Luftën e Parë Botërore dhe krejtësisht ndryshe nga Jugosllavia që gjakosi veten dhe rajonin në Ballkan mbas viteve ‘90, shqiptarët e bashkuar prodhojnë paqe brenda tyre dhe paqe në Ballkan. Shqiptarët e bashkuar me një histori unike e kontinuitive, me një territor të integruar, me një identitet të fuqishëm e të dallueshëm, me një kulturë autoktone dhe autentike, me një gjuhë të vetën indoeuropiane, me një komb vital të panënshtrueshëm, të paasimilueshëm dhe aspak ksenofob ndaj të tjerëve shtrihen në Ballkanin Perëndimor si një garanci reale dhe e qëndrueshme për paqe e stabilitet, për vlera thellësisht demokratike, për orientim të paluhatshëm drejt demokracisë perëndimore, për interesa strategjike dhe ekonomike drejt euro-atlantizmit, për miqësi të pakushtëzuar, të sinqertë dhe përjetësisht të qëndrueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diplomacia e Brukselit me stereotipat e Versajës është mësim i madh për mbarë shqiptarët. Duke i ridhënë Greqisë para, të cilat vetë grekët i kanë shpërdoruar, e duke i dhënë Serbisë statusin e vendit demokrat, të cilin vetë serbët e kanë gjakosur – diplomacia e Brukselit po i shtyn haptazi dhe pa kurrfarë hezitimi e dileme shqiptarët drejt unifikimit të politikave të tyre. Brukseli nuk na bashkon dot përballë Greqisë e Serbisë. Por, Brukseli nuk ka më forcë të na pengojë në rrugën e bashkimit tonë të lirë e demokratik.

Në boshtin e bashkimit shqiptar qëndrojnë Shqipëria dhe Kosova. Këto janë dy shtylla të formuara kur Europa nuk ekzistonte si entitet. Këto dy shtylla do ngrenë urën e lidhjes edhe tani që Europa përpëlitet për t’u bërë entitet. Shqipëria dhe Kosova veç e veç janë të dobëta, së bashku bëhen fuqi ballkanike. Të ndara, Shqipëria dhe Kosova nuk mund t’i përballojnë sfidat e trendeve integruese e globale të rendit botëror, të bashkuara çdo sfidë mund ta përballojnë mrekullisht. Të ndarë, shqiptarët në Shqipëri e Kosovë nuk mund të prosperojnë ekonomikisht, të bashkuar shndërrohen në një mjedis zhvillimor unik në rajon dhe lakmikisht në Europë. Vetëm kështu, të bashkuar shqiptarët në Shqipëri e Kosovë do bëhen zë i dëgjuar dhe i respektuar në arenën ndërkombëtare, do jenë faktor seriozisht i konsideruar nga Bashkimi Europian dhe mik i madh e i merituar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetëm së bashku shqiptarët nga Tirana në Prishtinë do të shndërrohen në fuqi ekuilibri të qëndrueshëm për paqe e stabilitet në Ballkan.

Të bashkuara, Shqipëria dhe Kosova nuk bëhen fuqi dominuese në Ballkan, por bëhen fuqi e padominueshme nga të tjerët në Ballkan. Të bashkuara Shqipëria dhe Kosova nuk arrijnë nivelin e një fuqie kërcënuese në Ballkan, por bëhen fuqi e pakërcënueshme nga të tjerët në Ballkan. Të bashkuara Shqipëria dhe Kosova nuk rrezikojnë me kompeticion falimentues ekonomitë fqinje në Ballkan, por bëhen të pakonkurrueshme prej tyre në tregjet e veta në rajon. Pra, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është për të mirën e shqiptarëve dhe për të keqen e askujt. Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është për të keqen vetëm të atyre që i kanë mbajtur shqiptarët sikundër janë deri më sot.  (Vijon)

Shqip

3 KOMENTE

Lisi

07/03/2012

arrow

Te lumte dora per kete shkrim sepse eshte plotesisht i qelluar,por keto shkrime percilli
ne veçanti ne shtepi te Sales dhe te Hashimit se po i çove ne qeveri do te quajne (SERB).
Jam gati dhe paguaj per te dy trimat e qeverise vetem te pranojne BASHKIM.
Kujtojani te dy ketyre trimave çfare ka thene SKENDERBEU ne fund te jetes se tije..
Mendoj dhe jam i bindur ne qofte se kane sado pak ndergjegje menjehere veprojne ne dobi
te kombit shqipetare ,ne te kundert jane qe te dy pede……

FERDEROVA

08/03/2012

arrow

BRAVOOOOOOOOOOOO LISIEN…KESHTU SHKRUHET ,JO DRIDH E PERDHRIDH-KOHA NUK PRET ,SHQIPERINE DUHET TA BEJME VET!
BEHUNI BASHKE NJE NUKEL I FORTE-ME VETE DO NA KINIK NE CDO AKSION!
REDAKSISE KETU-MOS E FTOHNI FLAKEN,JO IZOLIM ,POR KOMUNIKIM!
SHQIPERIA JU TAKON TE GJITHEVE!
RINIA NE ELITE-JO MBI 45 VJEC NE POLITIKE!

Rifat Lica

08/03/2012

arrow

Te respektuar miq…ky shkrim i zotit Bashkurti nuk eshte se eshte i pari dhe as i fundit qe i behet analizes se politikes se jashteme te Shtetit e qeverise Shqipetare.Gjeja qe me preokupon ne kete analize qe zoti Bashkurti nuk merr parasysh e nuk analizon ”gabimet” shume te medha e politiken qe ka ndjekur e ndjek politika shqipetare e ne veçanti qeverite shqipetare ne keta 20 vite,por si gjithmone shqipetaret ,politika e qeverite te ”ushqyer” nga ”instikti i inferioritetit”,sulmojne,kritikojne e fajin jua hedhin gjithmone te huajve.Zoti Bashkurti din te pakten teorine e Praktiken e ”doktrines” se Relazioneve Nderkombetare,te politikes Nderkombetare e Diplomazise,si per pervojen e tij politike e diplomatike,keto gjera duhet t’ja kerkoje vetem politikes e ne veçanti vetem qeverise shqipetare.Perderisa vendin tone e karakterizon nje krize e ”tmershme demokratike”,nje”kriza istituzionale”,krize ekonomike qe do te thote dhe krize e plote ”instabiliteti politik”,Europa nuk e pranon asnjehere ne familjen e saj.Po i shpjegoj me radhe,kur them ”krize demokratike”,duhet te kuptojme qe vendi yne ndodhet perballe ”diktatures se magjioranzes”,sepse ne vendin tone ne keto 20 vite nuk jane bere asnjehere ”zgjedhje demokratike” te lira e trasparente,keshtu qe Shqiperia ne keto 20 vite ka qene e eshte ne ”konflikt”,qe ç’do here zgjedhjet kane qene te ”kontestuara”.Pra eshte shkelur prinçipi baze i demokrazise,liria e vota.Kjo ka çuar ne ”konfliktin” e vazhdueshem te pozites me opoziten,qe asnjera pranojne njera – tjetren,qe ka ”azaruar” e çuar popullin tone ne nje ”lufte civile” te fshehte.Kur them ”krize istituzionale”,duhet te kuptojme te gjitha veprimet e pa ligjeshme te qeverise ndaj ”anashkalimit te qellimshem” te Istituzioneve si Parlamenti,Istituzioni i Presidentit e ai i Drejtesise,e sidomos ”konflikteve” e shkeljes se Kushtetutes.Perderisa i respektuari z Bashkurti qeveria te ”dominoje” mbi Istituzionin e Parlamentit.,te ”diskriminoje” Istituzionin e Presidentit,perderisa te ”injoroje” e shkele mbi ”ligjin themelor” te nje Shteti Kushtetuten,perderisa te ”dominoje” Drejtesine e komandoje mbi Prokurorine,a nuk eshte kjo ”krize Istituzionale”,sepse pikerisht per kete eshte qeveria per te mbrojtur e ndihmuar qe te fuksionojne sa me mire Istituzionet,e jo e kunderta.Problemi i ”krizes ekonomike” a nuk jane i respektuari z Bashkurti,kushtet e varferia ekonomike e shqipetareve,situata neper spitale,shkolla,ku mungojne gjerat me elementare te kushteve per te qene ”njerez” si uji,dritat,pensionet etj etj,qe kane çuar popullin edhe ne manifestazione e ”revolta” si ajo e vitit te kaluar ku mbeten te vrare dhe kater demostrues.A nuk eshte ”krize ekonomike”,papunesia e imigrimi i shqipetareve,a nuk eshte ”krize” korrupsioni ne ç’do qelize te jetes shqipetare.A nuk eshte ne ”krize” ne Politiken e Jashteme qeveria shqipetare z Bashkurti ku ne ç’do gje qe mdodh ne Shqiperi,shqipetaret e bota u ”besojne” vetem Ambasadoreve te huaj,e ku ato i sheh kudo perkrah,Prokurorit te Pergjithshem,Kryetarit te Gjykates,Shefit te polizise,perkrah opozites etj etj…keto jane arsyet z Bashkurti qe Europa i ka mbyllur porten Shqiperise e jo argomentet e tua.Persa i perket Serbise nuk duhet te harrojme zoti Bashkurti,qe Shqiperia ne ambientet diplomatike e opinionin nderkombetar eshte nje vend e konsiderohet ne familjen e vendeve ”myslimane”,sepse atje na kane çuar politika e qeverite shqipetare,keshtu qe perkrah ”reformave” e ndryshimeve te medha politike ekonomike,e sidomos ne ”ndrrimin” e ”imazhit” te saj te ”diskredituar” ne opinion nderkombetar Serbia eshte nje vend ”kristian” dhe e ka ”prioritetin” ne familjen europiane.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen