ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Shqiperia Behet!

Vladimir Shyti

Shqiperia eshte nena jone te cilen e mendojme cdo cast dhe e duam gjithmone e me forte. Eshte vendi ku ne kemi hedhur hapat e pare e ku jemi rritur. E atehere valle si do te ishte e mundur te mos ndjejme dicka per kete komb? Jemi kthyer ne njerez indiferente, jemi bere ne armiqte e kombit tone. Askush nuk po i del me ne krahe nenes Shqiperi te gjithe jane indiferent tashme. E drejte eshte qe te mos ia vendosim fajin shqiptareve sepse deri diku jane te justifikuar, tek e fundit dhe ata jane te lodhur, jane te lodhur duke luftuar kundrejt regjime e regjime te cilet te perbashket kane diktaturen! Eshte i trishte ky fakt po te mendosh se vendi mbasi doli nga nje diktature mendoi se mbaroi gjithcka, ne shqiperi do te lulezoje liria e fjales, te drejtat e njeriut, kapitalizmi do te na coje perpara. Duket si nje perralle komuniste por ne versionin demokratik te saj. Ndoshta kjo shpjegon indiferentizmin e shqiptareve, sepse u duket sikur jane serish ne komunizem edhe pse ku komunizem eshte pak i moderuar. Perderisa te luftoje kundrejt atij regjimi ishte thuajse e pamundur rrinin te nenshtruar, sic bejne edhe sot. Mendoj se kjo shpjegon pse shqiptaret ‘’flene’’ ende sepse u duket sikur jane ende ne komunizem ne nje komunizem i cili propagandohet ne nje menyre demokratike
Por a eshte e drejte qe ne te jemi vegla te politikaneve ?
Dhe pse , vetem sepse kane nga pas termin “politikane” apo “kryeminister”.Perpara termave te atille te mos trembemi ,po t’i evitojme duke perdorur kundersulmin me termin shqiptar.

Cfare po ndodh sot ne Shqiperi? Pse une dhe shume studente te tjere po i kundervihemi ketyre politikaneve te pangopur per pushtet? Pas nje pyetjeje vjen rrjedhimisht nje pergjigje.Arsyeja eshte sepse “udheheqesit tane” po na shfrytezojne nje menyre demagogjike e kontradiktore ,pra jane keta individe qe propagandojne demokracine me fjale dhe e mohojne ne praktike.
Si dhe jane keta individe qe i thurin lavde vetvetes si njerez te afte e te pagabueshem (tipike komuniste). A nuk iu duken keto tipare te gjurmeve te lene pas nga regjimet totalitare komuniste? E pra kjo nuk eshte shenje e mire se kjo do te thote se diktatura ska pushuar akoma se ekzisuari ne shqiperi.

Shpeshhere kur lexojme romane mundemi t’i kthejme fletet nga e para per t’i rilexuar,kurse permbjatja e librit te historise se Shqiperise eshte e pamundur te rilexohet apo te kthehen faqet per te ndrequr gabimet e kryera.Ajo qe ka kaluar nuk mund te kthehet me,por tani duhet te planifikojme ate qe do te vije.Dhe kjo e ardhme te jete per te miren tone,te shiptareve dhe te Shqiperise.

Politika eshte nje hallke e rendesishme ne mbarevajtjen e nje shteti.Kur kjo politike eshte e mirefillte ndihmon ne mbarevajtjen e shtetit , ne te kundert jo. Ky term ka aftesine per t’i dhene vendit tone sipas deshires te tatepjeten ,per tu zhvilluar e per te qene ne rradhe me zonjat europiane.Por gjithashtu kjo politike me ne krye politikanet te pa afte dhe te korruptuar mund te vazhdoje te fundose kombin tone ne gremine, duke e lene te pandryshueshem thenien per shume njerez qe : “Shqiperia eshte thjesht nje pike ne horizont”

Po tanime shqiptaret qe po bashkohen me Alencen Kuq e Zi , do te sjellin ndryshimin e aktualitetit te peshtire ne te cilin po jetojme. Ndryshimi nuk vjen si nje pako pas deres apo dhurate nga qielli ,por ai duhet te kerkohet dhe te arrihet te preket nga duart e shqiptareve te cdo shqiptari,jo vetem atyre qe jane ne pushtet.Prandaj aleanca kuq e zi eshte nje opsion i pazevendesuesheme. Eshte kjo alence qe simbolizon bashkimin e shqiptareve kudo qe jane dhe degjimin e zerit te tyre ,qe deri me tani ka qene i ngjirrur .Uragani i demokracise qe simbolizon dashurine per atdheun e krenarine e te qenit shqiptar,larg bluse, rozes ,por afer ngjyres se shqiptareve ,kuq e zi.

Programi i Alences Kuq e Zi fillon me : Shqiperia Behet! E kjo gje eshte kyci i ndryshimit te rrjedhjes te jetes se shqiptareve. Kjo eshte Alenca Kuq e Zi ,e vetmja alternative mbarekombetare e cila do t’i bashkoje shiptaret si nje shtet i Bashkimit Europian.

2 KOMENTE

L.Shyti

30/03/2012

arrow

Me pelqen ky shkrim. Po Shqiperia behet, por duhen njerz te perkushtuar, te sinqerte, trima.Trima jane ata qe jane te sakte, te sinqerte, te kene vertete duart e pastra. Ai qe eshte i perlyer ne veprime korruptive apo ne veprime kriminale te tjera nuk mund te dale ne badhe, nuk mund dhe nuk duhet te jene ne krye te nje force politike. Mendoj se Aleanca Kuq e Zi ka te ardhme te qendrueshme.

vladimir shyti

05/11/2012

arrow

Cdo njeri ose grupim qe mendon dhe punon per vendin e tij,nderohet dhe respektohet nga populli. Nen frymen e nje aleance Kuqe,zijte respektojne traditen dhe popullin e vet.Korruptivet e demagoget politik mund edhe tu vene nofka te ndryshme,por ata do te dine tu japin pergjigje me punen dhe udheheqjen drejt nje demokracie te vertete.Bota e ndau Shqiperine sipas mides se vet asokohe,ndaj edhe ne na tokon te perballemi me gjithe boten per te mbrojtur identitetin tone shqiptare.Le te fshihen frikacaket pas luksit te fituar.Aleanca Kuq e Zi si grupimi i se ardhmes do te gjej celsin e zgjidhjes.O burra djema!Shqiperia ka shume nevoje per ju sot!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen