ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Shpërthen Kavaja: “O Sali, o legen, ke 20 vjet që gënjen”

Kavaje3

 

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot një tubim madhështor në qytetin e Kavajës. Ky është tubimi i dytë si forcë politike i AK. Gjatë tubimit është nderuar dëshmori i luftës së Kosovës, Indrit Cara. Gjatë këtij tubimi, kreu i Aleancës, Kreshnik Spahiu, ka akuzuar kryeministrin Berishë dhe kreun e PS-së, si tradhtarë. “Kavaja kuqezi është alternativa e vetme për zhvillim,” tha Spahiu gjatë fjalës së tij, duke shtuar se politikanët shqiptarë, Rama e Berisha, janë mbledhur rreth Dules si tradhëtarë të Kombit: “Në mëngjes shpalosin flamurin shqiptar, në mbrëmje atë grek”. Momenti më kulmor i këtij takimi ka qenë kur aktivistët kavajas të Aleancës Kuq e Zi, kanë shpërthyer me parrulat, “O Sali, o legen, ke 20 vjet që gënjen”.

Tema

 

Aleanca Kuq e Zi ka organizuar në Kavajë një manifestim përkujtimor për Dëshmorin e Kombit, Indrit Cara. Kreu i kësaj partie, Kreshnik Spahiu i ka etiketuar si tradhtare të interesave të vendit klasën sunduese aktuale të grumbulluar rreth kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, pa guxuar të përballen me Kavajën.

Sipas kreut të AK-së në këtë ditë përkujtimore ata janë mbledhur “tek greku Vangjel Dule, pasi pikërisht pas kaq viteve mashtrime ata nuk guxuan që të vijnë në Kavajë. “Janë mbledhur rreth Dules si tradhtarë të kombit. Në mëngjes shpalosin flamurin shqiptar, në mbrëmje atë grek. Tradhtarët të largohen nga klasa politike”, vijoi Spahiu duke deklaruar se Aleanca Kuqezi është e vetmja alternativë për kombin.

Epoka e re e ndryshimit, sipas tij, do të nisë nga Kavaja, qyteti i lënë në harresë, pa investime dhe zhvillim. “Është koha për ndëshkim”, tha Spahiu. Në manifestim morrin pjesë edhe përfaqësues të Frontit për Bashkim Kombëtar nga Kosova dhe bashkëluftëtarë të Indrit Carës, i cili ishte pjesë e brigadës 128 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 31 mars 2012 (gazeta-Shqip.com)

AK: Dule ditën shpalos flamurin shqiptar, në mbrëmje grekunKAVAJË- Aleanca Kuq e Zi në ditën e përvjetorit të 20-të të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), ka akuzuar kreun e kësaj partie Vangjel Dule si tradhëtar.“Janë mbledhur rreth Dules si tradhëtarë të Kombit. Në mëngjes shpalosin flamurin shqiptar, në mbrëmje atë grek. Tradhëtarët të largohen nga klasa politike”, thekson Aleanca Kuq e Zi.Këto deklarata përfaqësues të partisë Aleanca Kuq e Zi i mbajtën sot pasdite në mainfestimin e madh politik në qytetin e Kavajës.

Aleanca Kuq e Zi në manifestimin e sotëm nderoi dëshmorin e luftës së Kosovës Indrit Carën. Aleanca Kuq e Zi thekson se është e vetmja alternativë për Kavajën, qytet që sipas  Aleancës Kuq e ZI nuk ka zhvillim dhe investim.
(el.me/BalkaWeb)

 

 

5 KOMENTE

TAFAJ

01/04/2012

arrow

O KRESHNIK O DJALE I RI , TI JE SHPRESE PER SHQIPERI. O KRESHNIK O PATRIOT, KE NIS RRUGEN PLOT ME SHOKE. TY SHQIPERIA PO TE PRET, JE KRESHNIK I VERTET.

SHPRESA

01/04/2012

arrow

Se salihun e ramen i ka kapur PLEQERIA,TASH MBAR SHQIPTARIN DO TA UDHEHEQ SKENDERBEU I DYT KRESHNIK SPAHIA:

burimi

01/04/2012

arrow

jam prej kosoves , dhe rrnoft kombi shqiptar ,, kreshnik vetem perpara, krejt shqiparia esht me ty aleanca kuq e zi

alketi

01/04/2012

arrow

sa do doja tisha ne qytet tim sot si para 20 vjetesh ce tboj qe jam ne angli. kavaja o me ty o kreshnik ku eshte shkodra ?

alban

03/04/2012

arrow

shkodranet mar tamarrshan jane te xanun pak se kan da halle ma qa me vllaznit e tune ka cerrne gora spo u rrihet pa nigju lepa brenen e draganen kan mallin e viteve 1992-96 honey moon time .

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen