ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Shfaqja e fundvitit e femijeve Kuq e Zi te kursit te gjuhes shqipe,ne Cecina Itali

404231_163456870428855_100002936295900_272505_1106844398_n (1)

ME 30/11/2011 ne ambientet e Bibliotekes Komunale te Cecina(Livorno) Rajoni Toskana Itali, femijet e kursit te gjuhes shqipe dhane nje shfaqje festive me rastin e fund vitit. Tema e shfaqjes ishte “Gjuha Shqipe ! “ Ne kete shfaqje moren pjese edhe aktiviste te Aleances Kuq e Zi ,dega Toskana . Kjo pjesmarrje erdhi si rezultat i fillimit te bashkpunimit te deges tone me Presidenten e organizates DEA ( Shoqate e Grave Emigrante ) dhe njekohesisht kordinatoren e themeluesen e kursit te gjuhes Shqipe per femijet e emigranteve shqiptare ne Cecina , znj Rezearta Elezi . Ne kuadër të fushatës së Aleancës Kuq e Zi, ‘Fol vetëm shqip’, dhe ne vijim te iniciatives se deges se AK-Romë,dhe takimit te 26 dhjetorit ne Mentana,kordinatori AK Toskana Xherri Kola premtoi per kete kurs te shqipes ,si dhurate simbolike ne emer te AK , disa abetare te botuara enkas per femijet e emigranteve ne itali .
Ne fjalen e saj pershendetese znj Rezearta e vuri theksin tek detyra e cdo familjeje shqiptare ne Diaspore,per te punuar me vendosmeri per mesimin e pasurimin e gjuhes amtare te femijet e tyre . Nga eksperienca personale si prind dhe si kordinatore e ketij kursi te shqipes ajo nenvizoi faktin se edhe pse ne rritja e femijeve ne nje ambjent shkollor e shoqeror te huaj puna me ngulm e deshire jep fryte dhe rezultate shpesh edhe me te medha se nga sa pritet.
Shfaqja nisi me kendimin nga femijet ,te Himnit te Flamurit dhe vijoi me poezite me te njohura te Rilindasve mbi gjuhen shqipe . Kenget dhe recitimet e vogelusheve ngjallen shume emocione si tek familjaret e pranishem por edhe tek vete organizatoret dhe ne aktivistet e AK . Asnje nga aktivitetet tona te meparshme ne Toskana nuk na e kishte sjelle kaq prane rendesine e domosdoshmerine ,e punes ne kryerjen e misionit tone ne mbrojtjen e vlersimin e gjuhes,identitetit e simboleve kombetare .Padyshim eshte i nevojshem e i patjetersueshem roli i familjes në edukimin dhe mësimin e gjuhës amtare ,percjelljes tek femijet, i traditave e kultures Shqiptare ,dhe arsyeve pse duhet te ndjehen krenare qe i perkasin ketij Flamuri Kuq e Zi !

Atmosfera festive perfshiu edhe familjaret e pranishem . Ne pak kohe kenget e vallet tradicionale shqiptare te interpretuara nga femijet krijuan ne sallen e bibliotekes nje feste te vertete Kuq e Zi.
Shume nga priderit shfaqen interes dhe kerkuan te dinin me shume mbi Aleancen Kuq e Zi e synimet e ndermarra nga levizja jone.Lajmet mbi AK-ne kishin arritur tek ta ne menyra te ndryshme ,por kjo tregon qarte se sa i fuqishem e i shumepritur ka qene mesazhi per ndryshim qe Aleanca ka percjelle ne mbare Diasporen. Morem mesazhe urimesh per punen tone si aktiviste dhe po ashtu kerkesa per tu antarsuar e bashkpunuar e per te cuar me tej trajtimin me dinjitet e kembengulje te Ceshtjes Shqiptare.
Pasi znj Rezearta beri nje prezantim te pergjithshem te Aleances Kuq e Zi dhe aktiviteteve qe ka kryer e ka ne program dega e Toskanes per vitin 2012,fjalen e mori kordinatori i AK Toskana ,Xherri Kola i cili tha :

“Pjesmarrja ne kete aktivitet eshte nje kenaqesi dhe padyshim emocione te tilla si ato qe percjellin femijet shqiptare ne emigrim kur recitojne Frasherin -Mjeden – Fishten et, jane nje motiv me shume per te vazhduar e intensifikuar punen tone si aktiviste te Aleances Kuq e Zi ,ne dobi te ruajtjes e perteritjes se themelit te Identitetit Shqiptar,i cili eshte gjuha Shqipe ! Pergezoj znj Rezearta Elezi qe me punen e saj dhe organizates DEA mundeson nje te ardhme te integruar por jo te “asimiluar” te brezit te ri Shqiptar ne zonen tuaj ! Ju falenderojme per mundesine qe na dhate te ishim prane jush ! Ndjehem i nderuar qe jam ketu dhe akoma me teper , qe vij ne ngjyrat e Aleances Kuq e Zi .Pjesmarrja ne aktivitete si ky na ben te privilegjuar , sepse rralle here na ndodh te jemi prane brezave qe rriten ne gjirin e gjuhes shqipe larg atdheut . Figura si Kristoforidhi , Frasheri , Cabej , Fishta etj , jane shembujt e atyre Luftetareve-Rilindas qe luftuan e vazhdojne te luftojne akoma me shkrimet e tyre per kete gjuhe qe sot na identifikon si Shqiptare . Ne jemi krenare per Patriotet tane te se shkuares por edhe per keta femije te se tashmes qe me vullnet cojne perpara deshiren e prinderve dhe amanetin e Eterve te Kombit tone. Falenderojme e pergezojme prinderit e ketyre femijeve qe me ngulm e sakrifica bejne te mundur mbajtjen gjalle te gjuhes shqipe edhe pse ne mergim e ne kete menyre formojne qytetare te ardhshem te kontinentit europian , te vetedijshem e krenare per Identitetin e tyre Shqiptar ! “
Takimi u mbyll me shfaqjen per te pranishmit te Himnit te Aleances Kuq e Zi dhe fotografive me femijet e te pranishmit e tjere ne salle.
30/12/2011 Cecina ( Livorno) Itali
Pergatiti Fatlinda Hajdarkolaj ,kordinatore AK Piza Itali

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen