ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Rinia KuqeZi shpall vend krimi ministrine e arsimit dhe shkencave

Protesta_1

Alenca KuqeZi zhvilloi mesditën e të premtes një protest me aktivistët e saj përpara Ministrisë së Arsimit duke reaguar për nivelin kritik të universiteteve private pas skandalit të bërë publik nga mediat vendase dhe ato italiane.

“Ne jemi sot këtu përpara ministrisë së arsimit për t’I dhënë shkarkimin e merituar Z.Myqerem Tafaj, nëse ai bën rezistencë ne do të nisim revoltat për dinjitet në të gjitha fakultetet e vendit deri në mosbindje studentore” – u shpreh kryetari I Aleancës Rinore KuqeZi Adriatik Lapaj.

“Ky system arsimore I ngritur I gjithi mbi korrupsion për 22 vjet I ka ndërlikuar jetën të rinjve shqiptarë, ndërsa sot për turpin e tyre na nxinë faqen duke fabrikuar diploma false” vijoi kryetari I Aleancës Rinore KuqeZi. “Nuk do të ndalemi deri kur ministri I arsmimit I kapur në flagrancë për paaftësi ne e shpallim këtë ministry vend krimi”, përfundoi Adriatik Lapa

NJË KOMENT

Lisi

05/05/2012

arrow

Ju lumte te rinjeve te shqiperise qe zbuloni nje plage te ketij kanceri qe e ka pllakosur vendin tone.Jo vetem ministi por edhe kryeministri,gjithe qeveria perpara ketij skandali duhet te pergjigjen me masa konkrete.Nuk ka asnje justifikim kushdoqofte ai qe e ka bere te pergjigjet para ligjt.Eshte turp i madh per shtetin shqipetar dhe italian qe nje cope mishi me 2 sy si Renzo Bossi te kopromentoje pergjegjes te stukturave universitare.Ne planin moral AK duhet ti drejtohet me nje leter Renzo Bossit dhe babait te tije te kerkojne falje kundrejt shtetit italian,shtetit shqipetare per demet qe ata i kane sjelle.Forca politike e ketyre personave eshte ajo qe nepermjet ligjeve qe ata kane bere i gjithe emigracioni ne Itali eshte ne situate katastrofike,e ne te gjitha periudhat asnje qeveri e shqiperise nuk e ngriti zerin (Ligje raciste,shtypesee e shfrytezuese perballe ketyre ligjeve qe ishin ne kundershtim me te drejtat e njeriut,europa i njohu ne kundershtim dhe aty ndali ).Kjo force politike me ne krye disa Bashibozuke,Hipokrite,Injorante e Sharlatane edhe sot kane probleme ne mes tyre mafioze,morale e politike.Prandaj duke njohur kete histori te ketyre njerezve ,ftoj te gjithe te rinjte shqipetare te denonconi çdo fakt ne kundershtim me ligjet dhe moralin tone.Rinia eshte ajo qe e çon perpara çdo kauze.Me gjak e moral te paster rritet AK ,rritet shqiperia.RROFTE AK , RROFTE SHQIPERIA.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen