ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Qorrsokaku ndërkombëtar në Kosovë, burim vuajtjesh për shqiptarët

Ndërkombëtarët s’dinë ç’bëjnë, ky është i vetmi përfundim që shpjegon absurditetin e ngjarjeve në Kosovë. Mbase Jezu Krishti do të kishte thënë, fali o Zot se s’dinë ç’bëjnë, mirëpo Kosova dhe shqiptarët në Ballkan janë tepër të martirizuar për të falur ndokënd.

Shqiptarët u ndanë në përkrahës dhe kundërshtarë të Albinit (apo Thaçit), mirëpo është fakt i pakundërshtueshëm që kur vjen çështja tek përdorimi i dhunës shtetërore, Thaçi nuk është në gjendje ta ushtrojë as ndaj një mize, pa lejen e ndërkombëtarëve. Kaq e vërtetë është kjo, saqë s’ ngeli ambasadë pa paralajmëruar Albinin që të mos e zhvillonte protestën. Në këtë mënyrë ato jo vetëm i dhanë publikisht leje Thaçit që të përdorte dhunë, por i bënë edhe presion të drejtpërdrejtë Vetëvendosjes.

Që ndërkombëtarët s’dinë ç’bëjnë, nuk përfaqëson ndonjë dukuri të re nga anët tona, më 1878  i dhanë fillimisht Malit të Zi, Plavën e Gucinë për të përfunduar me dhënien e Ulqinit 2 vjet me vonë, për shkak të qëndresës së Lidhjes së Prizrenit; atëherë ata nuk i llogariten fare shqiptarët si faktor në  Ballkan, por pastaj u detyruan të ndryshojnë dy herë vendimet.

Po njësoj më 1912-1913, e nisën Kongresin e Londrës me autonomi për Shqipërinë, pastaj e bitisën me pranimin e Pavarësisë më 29 Korrik, me 1919 në Versajë donin ta copëtonin e pas Luftës së Vlorës, i njohën terësinë territoriale.

Në 1999 vendosin rezolutën 1244 ku Kosovën e lënë juridikisht brenda Serbisë, më 2008 i thonë shpallni Pavarësinë, po edhe atë e keni të kushtëzuar si nga ne (dmth ndërkombëtarët) ashtu edhe nga Serbia, e cila mban fort rezolutën 1244, që i njeh jo vetëm sovranitetin juridik mbi Kosovën, por edhe strukturat paralele.

Ndërkombëtarët mbajnë trupa ushtarake në Kosovë, e kanë njohur si shtet të pavarur, mirëpo njëkohësisht nuk dinë ç’duhet të bëjnë me rezolutën 1244, prandaj nuk futen fare tek problemi i strukturave paralele serbe dhe i barrikadave në veri. Serbia humbi luftën, por as ndërkombëtaret e as shqiptarët nuk arritën të korrin të plota frytet e fitores, shqiptarët nuk arritën se nuk i kanë lejuar ndërkombëtarët.

E vetmja këngë ndërkombëtare është hyrja në Europë, aty do zgjidhen si me magji gjithë problemet që zvarriten prej vitit 1878. Mirëpo serbi ua djeg edhe këtë kartë, se vjen Tadiçi e thotë Kosova është tokë serbe. Ndërkombëtaret irritohen, i thonë Thaçit dhe e shpallin ‘non grata’, por sa vlerë ka kur menjëherë e shtyjnë Thaçin të shtypë protestën paqësore të shqiptarëve në kufi ?

Eshtë plotësisht e qartë, që ndërkombëtarët s’dinë çfarë duan, s’dinë si të sillen, dhe nga kjo përfiton Serbia, e cila bëhet gjithnjë e më kërkuese, më pretenduese, e sikundër tashmë është normale për historinë, kurbani do të jetë prapë shqiptari.

Po a ka gjest më cinik, se të shtypësh një protestë me dhunë, të burgosësh 5 deputetë të Parlamentit ( gjest i papreçedent’ në demokraci) dhe në kohët e riorganizimeve të protestuesve pas sulmeve policore, të lejosh kamionet serbë të kalojnë ? Po vetëm për dinjitetin e protestës në sistemin demokratik, nuk po them të shqiptarit, a nuk mund të mbanin në kufi deri në mbrëmje kamionët serbë e pastaj t’i lejonin të kalonin, pas një sulmi final mbi protestuesit ?

Ndërkombëtarët e kanë futur Kosovën ne qorrsokak, dëmet shkaktohen mbi shqiptarët e ndershëm (se të pandershmit fitojnë gjithnjë në kohëra të turbullta), ata e vuajnë gjendjen, ata e pësojnë edhe dhunën shtetërore, ata e vuajnë edhe dhunën ekonomike. Ne jemi mësuar të pësojmë dhunë e të jetojmë në gjendje të ndera, krize, pakënaqësish masive, mirëpo pyetja, së cilës të gjithë duam t’i dimë përgjigjen është; edhe sa ?

Me siguri ndërkombetarët, kaq të hallakatur sa janë, kaq të pavendosur, kaq miopë, nuk kanë për të na dhënë ndonjë përgjigje tjetër nga ajo që na del edhe në gjumë; kur të hyjmë në BE. Mirë, e kuptuam, po kur do të hyjmë në BE ? Përgjigja; kur të rregulloni ekonominë, të bëni reforma demokratike, të zgjidhni problemin e korrupsionit etj etj etj.

Po si mund t’i plotësojmë kriteret kur vetë ndërkombëtarët na imponojnë Berishën e Thaçin në një kohë që njihen botërisht se janë kryehajna e antidemokratë ?

Këtu na thone që fajin e kemi vetë që i zgjedhim, e kështu mbyllet rrethi vicioz, me ndërkombëtaret qe na mbajne fort pas vetes, na thonë sa shumë mendojnë për ne, se na duan në familjen europiane, por si perfundim, ashtu si thotë populli as na fejojnë, as na lëshojnë.

Në këtë pikë, bëhet imperative për kombin shqiptar dalja në skenë e forcave të reja e rinovimi i të vjetrave, të cilat bashkarisht duhet të vendosin marrëdheniet diplomatike me ndërkombëtarët mbi baza kombëtare e të dinjitetit kombëtar e jo mbi baza vasaliteti individual apo partiak, duhen ripërkufizuar marrëdheniet ashtu sikundër bëhej 90 apo 100 vjet më parë, ku shqiptarët edhe pse më të pafuqishmit në Ballkan arrinin të flisnin me një zë kombëtar, ekzistonte një vullnet kombëtar të cilin Fuqitë e Mëdha e perceptonin dhe e merrnin parasysh.

Ledjan Prifti

 

 

10 KOMENTE

Murre

15/01/2012

arrow

Hmmm Thaqi????????? Ky zotri thaqi Ministri i tenderav dhe figura e e lojes se shahut, qe luan me koka te popullit qe luan me kombin, Zotri Thaqi eshte nje disk komjuterik sic e programon ashtu edhe punon, e ket njeri e programon evropa. Ne jemi kuq e zi Dhe kuq e zi do jem per gjithmon . Ne populli vendosim ne nuk duam dhun , ne nuk duam me teper se qe na takon, ajo qka na tokon eshte trojet shqiptare duam nje kombe nje shtet 1 Flamur.E ju zotri te parlamentev shqiptare veq nje ta dini se Populli shqiptar nuk tradhton pos as nuk haron. Pune te mbarë ALEANCA KUQEZI Populli asht me Ju.

Altin

15/01/2012

arrow

Z. Ledjan pershendetje.
Me respekt dua t’ju kujtoj se nuk eshte fati i nderkombetareve pse shqiptaret shpesh pelqejne te ndeshin briret me njeri-tjetrin. Ata kane gabuar para 100 vjetesh kur kane perçare trojet etnike shqiptare ne disa shtete por nuk na i kane imponuar politikanet qe sot mbreterojne (z. Spahiu ka te drejte kur i quan “sulltane” por duhet te shtoje se nje pjese e madhe e elektoratit i voton) ne Shqiperi e Kosove. Mos prisni qe ata te zbresin marinsa ne Tirane e Prishtine per te larguar kryeministrat perkates. Dakord me mendimin tuaj qe Berisha e Thaçi jane antidemokrate te afirmuar por duhet te jene me demokrate popujt e vendeve te tyre per te mos i votuar e per te mos lejuar (i referohem ’96-s ne Shqiperi por kujtoj se as ne 2009 kryeministri s’deshi trasparence) t’i manipulojne. Derisa te behemi demokrate e “qytetare” ne vendet tona refreni i kenges “Te hyjme ne Evrope” nuk ka per te na futur ne Evrope. Nderkombetaret nga Ballkani duan te mos qellohet mbi turma (21 Janari), te mos bllokohen pikat kufitare (serbet e Mitrovices e VV), te mos behen referendume qesharake vetevendosjeje (e kane programuar serbet e Kosoves Veriore), te mos permbysen rezultatet bashkiake ne tavoline (Tirane 2011), te behen reforma demokratike qe i sherbejne ketyre vendeve me teper se Brukselit e Uashingtonit.

europeisti

15/01/2012

arrow

Or trima por a s’me thoni pak:kush e cliroi Kosoven?

    Dikushi

    16/01/2012

    arrow

    Po separi un nuk e di edhe sa ka Luftu Thaqi.
    Ai ka qen ne grupin politik edhe ka nejt ma shum jasht kosoves.
    Ja ka shqaru mire Rexhep Selimi ktij far Thaqi.

    Sdyti, ajo se ka luftu nuk do me thon qe tash munet me u bo haj edhe me e
    vjedh shtetin.

Franc J.

15/01/2012

arrow

Të lumtë goja Ledjan. Ke plotësisht të drejtë. Na kanë si marionetat politikanet dhe ndërkombëtarët; ushtrojnë fuqinë e tyre ndaj shqiptarëve. Kur e pashë videotë e protestave, mendoja: zihen shqiptarë me shqiptarë për mosprofesionalitetin e shtetit, e politikaneve. Pashë si flamuri shqiptar në protestë u rrëzua nga policët (shqiptarë) për shkak të inkompëtencës të politikës. Shpresoj që në votat të ardhshme do hyni me shumicë (mazhorancë) në parlamentet të Tiranës, Prishtinës dhe të Shkupit, sepse këto lëvizje (gjeste) të gabuara të politikaneve tonë janë kundër shqiptarëve, nuk mund t’i duroj asnjë shqiptar më dhe nuk do t’i duroj asnjë shqiptar më. Punë të mbarë, populli ju mbështet sepse keni gjithë simpatitë e tyre.

Dhe zoti Ledjan ju lutem më kontaktoni në E-mail-in tim se kam disa ide për aleancën.

yllzon

15/01/2012

arrow

Unë jamë nga KOSOVA edhe ky THAQI lyp me ja q** krejt ky duhet ti përmbaher RECIPROTITETIT me SERBINë

iliria

15/01/2012

arrow

kompliment per shkrimin dhe rrofshe,nje analize e shkurter qe i thot te gjitha.e pershendes Ledjanin per kete shkrim

H.Gjelaj

17/01/2012

arrow

nderkombetaret, kush jane keta njerez qe jane bere aq e permendur ne trojet shqiptare saqe kemi harruar vetveten, po kush jemi ne? E dime ne cka do te thote te respectosh veten. Sa te pavlere dukemi ne syte e botes perparimtare me nje pamje si ajo e se shtunes kur pushteti perdhunos simbolin e vet kombetar,kur pushteti e gjakos rinin e vet,institucionet e veta. A eshte e mundur qe nje udheheqes i UCK qe per ideal kishte lirine te kthehet ne diktatore. Duke degjuar fjalimet dhe urrejtjen e tij te shfaqur ndaj pjeses me te shendosh te shoqerise pra rinise shqiptare, me lindi pyetja. A mos valle ky burre, udheheqi luften per ta bere Kosoven ciflig te tijin per ta sunduar si te doje ai? Ky njeri perdhosi gjakun e mijera te reneve per lirin e Kosoves, ky perdhosi idealin e Jasharajve,ky perdhosi idealet e mijera shqipetareve qe ne vite luftuan per nje te drejte te thjeshte te drejten e vetvendosjes, kete te te drejte as nderkombetaret nuk munde te na e mohojne pasi qe ajo eshte e drejta elementare e popujve sovran. Ne funde eshte vetem nje njeri qe po te kthehej nga ferri do tja kishte zili e ai eshte Millosheviqi vete.

FERDEROVA

18/01/2012

arrow

“Problemet e politikes nuk vijnë nga ambienti, por polarizimi politik i udhëheqësve që thjesht nuk kanë në vetvete instinktin demokratik, për të cilët demokracia është diçka jashtë tyre, demokracia është diçka që nuk u vjen për shtat diçka që ata duhet ta manipulojnë për botën e jashtme, por jo që ata vetë ta praktikojnë, nuk u vjen nga zemra”.UIDHERS

FERDEROVA

19/01/2012

arrow

Ah jo une nuk mund tja fal politikaneve ne amerike e se profesora qe na ben kete te bukur dhurate?!naivitet-besim-kompromis-hakmarrje???
NUK MUND TE KENE PERSERI TE NJEJTEN TE DREJTE PARA NESH,AMERIKES E BOTES QYTETARE..STOOOOOOOOOP..PLEQNIA!
NE ELITE RINIA!
PREGATITU RINI,PER PARLAMENTE E QEVERI!
VEC ME TY DO BEHEMI NJI!

Zoti Berisha, mund te ndodhin gabime, faje apo edhe krime…, por duke i gjykuar ne kompleks ngjarjet politike-shterp, jo vetem ato qe kane ndodhur ne PD-PS, por kombinuar me keta nderkombetaret….. shihet qarte se po luhet ne menyre te turpshme me fatet e shqiptarit dhe Kombit. Urgjent se bashku duhet te ndalojme kete kasaphane….! Une si politikan me eksperienc amerikane ndihem i detyruar t’ju paralajmeroj juve ashtu dhe zotin Rama se po beni me shume gabime nga c’ju lejohet. Juve keni hyre ne nje rruge pa krye. Rama shkruan pralla dhe ju vetlevdime imagjinare.
Ne shqiptaret jemi me mijra vite ne Europe dhe kemi nje histori te lashte…. Ne shqiptaret jemi me Amerike qe prej vitit 1879…
Le te shmangim, luften civile ashtu sic e shmangem me Ramiz Aline. Celsin e kemi ne…Letra do ti behet i njofur publikut mbare shqiptar.
Prof.Dr. Pëllumb G. Pilinci

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen