ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Qeveria të mos ulë kokën para Athinës

Aleanca KuqeZi në deklaratë

Aleanca KuqeZi reagon per vendimin e kryeministrit

AK: Berisha vendim per varreza të reja greke ne Shqipëri.

AK: Vendimi u firmos 10 ditë më parë

AK: Vendimi haraç ndaj Athinës zyrtare

AK: Gjykata dënoi kreun e Omonias per zhvarrimet

AK: Qeveria t’i kërkojë Athinës të drejtat e Çamëve

AK: Greqia të dëmshpërblejë viktimat e masakrave ndaj Çamëve

AK: Qeveria të mos ulë kokën para Athinës

AK: Ndal varrezave greke të paqena në Shqipëri.

Aleanca KuqeZi denoncon dhe shprehet hapur kundër vendimit të kryeministrit të Shqipërise z. Sali Berisha të datës 11 Janar 2012 për ngritjen e grupit ndërinstitucional greko-shqiptar  për identifikimin, zhvarrimin dhe rivarrimin e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës. Ky vendim i qeverisë shqiptare vjen menjëherë pasi gjykatat e vendit tonë deklaruan fajtor kreun e Omonias për dëmtimin dhe përdhosjen e varrezave shqiptare në Boboshtice dhe Kosinë.

Krijimi i një grupi ekspertësh për gjetjen, zhvarrosjen dhe identifikimin e ushtarëve grekë të vrarë gjatë viteve ’40 dhe ’41, të firmosur me një urdhër të Kryeministrit Sali Berisha i cili do të punojë si një grup ndërinstitucional të një komiteti të përbashkët greko – shqiptar, në pamje të parë duket një ndërmarrje humane në kushte të marrëdhënieve të sotme midis të dy vendeve tona.

Por Aleanca KuqeZi, vëren se vetëm për shkak të pozicionimit të gabuar të palës shqiptare, të një servilizmi dhe indiferentizmi për zbatim të përpiktë të procedurave të përbashkëta, ka ndodhur që për identifikimin, gjetjen dhe rivarrosjen e ushtarëve grekë, pasuan ngjarje aq të debatueshme dhe aq dramatike si ato të varrezave në Kosinë të Përmetit, kur u përdhosën dhe u nxorën  nga dheu eshtra të banorëve shqiptarë vendas, çka ishte edhe një dhunim i drejtpërdrejtë i varrezës etnike shqiptare, e cila tronditi aq shumë tërë opinionin. Në vijim, sikur të mos kish ndodhur vetëm kjo, një dhunim tjetër u krye edhe në Boboshticë  ku do të ndërtohej përmendore e një ushtari grek, që u denoncua në kohën e duhur nga banorë vendas.

Të dyja këto ngjarje na rrëfejnë se sa e papërgjegjshme është qeveria shqiptare, e cila nuk është në gjendje që me përfaqësuesit e saj të ndjekë në mënyrë korrekte një proces , duke e lënë në dorë të përfaqësuesve të Kishës Orthodokse.

Aleanca KuqeZi shpreh  opinionin e saj, i cili tashmë është bërë edhe një vit më parë, se vijimi i kërkimit dhe rivarrimit të ushtarëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë vitevë ’40  ,  ’41  dhe rivarrimi si “vendprehje”  brenda territorit të Republikës së Shqipërisë” i tejkalon aspektet humane, mbasi përbën një  synim  tjetër “për të mbjellë përmendore  martirësh brenda tokës shqiptare”. Kjo e tejkalon kujtesën e veprës së të rënëve, mbasi bëhet fjalë për një Luftë midis dy shteteve  ( Italisë dhe Greqisë) brenda tokës së Shqipërisë, asokohe të pushtuar, por që sot e kësaj dite në mënyrë absurde është bërë shkak për famëkeqin ‘Ligj të Luftës’, që mbahet në fuqi deri në ditët tona, prej Luftës së Dytë Botërore.

Në kohën kur ende mbahet “gjallë “ ky ligj dhe kur ende Greqia nuk e ka njohur masakrën dhe plojën ndaj Ҫamëve etnikë, vijimi i monumentalizimit të mauzoleve gjithandej në Shqipëri të Jugut, është një ulje koke e përsëritur e Qeverisë, pre e strategjisë së qarqeve antishqiptare vorioepirote, të cilave u hapet rrugë nga Qeveria.

Aleanca KuqeZi mbështet gjetjen e vendvarrimeve, por jo të rimonumentalizimit të tyre. Ajo tërheq vemendjen se në grupin ndërinstitucional duhet të ketë specialistë hartografë për të mos u përsëritur ngjarje si ato në Kosinë dhe Boboshticë, të cilat i përkeqësojnë marrëdhëniet midis të dy vendeve.

NJË KOMENT

FERDEROVA

21/01/2012

arrow

Dua të kap pleqtë e rrudhur
e ti akuzoj për tradhëti,
të zgjoj djemtë rinihumbur
dhe ti ftoj për përgjegjësi.

Dua ti kap njerëzit në rrugë
e për leckash ti shkund,
t’ua ndez zemrat e ngrira
e nga gjumi ti tund.

Në mes të dheut të begatë
po vuajmë bukën e gojës
ju shpirtrobër mendjeskllevër
duartrokisni “Kalin e Trojës”.A.SH

NE JEMI ME JU ,NE SE JU JENI ME NE!-KUJDO DHE AMBASADORIT AMERIKAN QE EKEMI ALEAT!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen