ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Peshkopi, Kreshnik Spahiu: Nuk ka Dibër të madhe dhe Dibër të vogël, ka Dibër kuqezi

IMG00073-20120415-1155

Aleanca KuqeZi ka zhvilluar një takim me mbështetësit e saj në qytetin e Peshkopisë ku morën pjesë më qindra aktivistë kuqezinj dhe ku u kryen me dhjetëra anëtarësime. Takimin e ka përshëndetur kryetari i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu i cili e ka nisur fjalimin e tij duke deklaruar se “Nuk ka Dibër të madhe dhe Dibër të vogël, ka vetëm Dibër KuqeZi”. Më tej Z.Spahiu përpara qytetarëve të Peshkopisë ka deklaruar se për 22 vjet të gjitha qeveritë kanë gënjyer dhe mashtruar banorët e këtij rrethi për investime ineksizistente. “Qeveria mashtroi dhe po vazhdon të mashtrojë për rrugën e Arbrit, tanimë fondet për të rrugë të rëndësishme për ju qytetarë të Peshkopisë janë shpërdoruar duke u shpërndarë në vilat luksoze të ministrave të kësaj qeverie” – deklaroi Spahiu. Më tej kryetari i partisë Aleanca KuqeZi Kreshnik Spahiu u ndal tek mungesa e investimeve në këto zona të vendit tonë. “Peshkopia dhe Bulqiza as nga luftërat që kanë përjetuar nuk janë shkatërruar kaq shumë. Sot këto qytete ndodhen në gjendje mjerave dhe aspak të jetueshme për shkak se qeveria e Sali Berishës i ka fokusuar investimet në duart e monopolizuara të ministrave të tij” – deklaroi Spahiu. Për Aleancën KuqeZi vijoi Spahiu Dibra është djepi i patriotizmit dhe bashkimi i fuqisë që kjo ndjenj përcon duhet të nisë një kapitull të ri për dibranët. “Zoti është mbi ne dhe jo Sali Berisha e askush tjetër, sepse për në Shqipëria është mbi të gjitha”, ka përfunduar fjalën përshëndetës kryetari i Aleancës KuqeZi në takimin e organizuar në Peshkopi. Mbërritja e Aleancës KuqeZi në Peshkopi ka kulmuar me anëtarësimin e qindra qytetarëve në radhët e Aleancës KuqeZi.

3 KOMENTE

azbi

15/04/2012

arrow

jam shum krenar qe AK zi po shtrihet dhe hap deg ne te gjith SHqiperin.shpersoj qe edhe ne himar do te hapet dega e AK zi.se edhe Himara esht pjes e Shipris dhe nuk duhet lejuar qe minoriteti i ashu quajrur grek ne himar te pengoj hapjen e deges AK zi.shum respekt per kryetari e AK zi zot.Kreshnik Spahiun dhe pershendes te gith anetaret e AK zi gudo qe jan ne trojet etnike te SHipris.

TAFAJ

15/04/2012

arrow

bravo,,,,keshtu flasin ata qe jane udhheqes atdhetar ,po po shqiperin evropjane do ta bejme ne ,,,,,,shqiperia eshte e shqipetarve,,,,, jo e sales jo e bajraktarve,,,,

edmir

23/06/2012

arrow

Brravo Kreshnik Spahiut per ringjalljen e frymes patriotike te shqipetaret.ai do jet Skenderbeu une nese do arrij te ribashkoj trojet shqiptare dhe te rikthej lavdin e mojuar prej shum vitesh .rrofte Shqiperia

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen