ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Padia ndaj Spahiut, AK : PD kërkon gjykim të nacionalizmit shqiptar

Kreshniku ne durres

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=u4vVsS_uJ_M#!

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pas kërkesës për kallëzim penal të Kuvendit, në bazë të raportit të Komisionit Hetimor të maxhorancës ndaj kreut të saj Kreshnik Spahiu.

Në një reagim për mediat, AK ka akuzuar qeverinë se ka përmbushur porositë e Athinës dhe me këtë kërkesë për kallëzim penal po gjykon nacionalizmin shqiptar.

Maxhoranca ka akuzuar Spahiun për një sërë shkeljesh e devijim të detyrës gjatë kohës që ishte numri dy i KLD-së. Përkundër kësaj, AK deklaron se është qeveria ajo që duhet të hetohet për shkallën e lartë të korrupsionit. Sipas AK, ajo meriton një hetim popullor si qeveria më e korruptuar në Evropë.

“Faqezinjtë kërkojnë procedim penal për kuqezinjtë”- thuhet në reagimin e AK.

Panorama

__________________________________

TIRANË – Aleanca KuqeZi ka reaguar lidhur me kallëzimin penal që Kuvendi ka depozituar në prokurori këto ditë për Kreshnik Spahiun. Sipas saj, PD e cila lindi për të sjellë demokracinë, jo vetë që ktë të fundit nuk e solli, por sot ajo po aplikon mekanizmat e presionit dhe dhunës verbale të njëta më sistemin dictatorial.“ Topalli kërkon izolimin e liderit të Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu.

Berisha e Topalli kërkojnë ti bëjnë gjyq nacinalizmit shqipëtar, kërkojnë që ne të mos flasim për Shqipërine dhe shqiptarët. Ata kërkojnë që ne të mos mbrojme integritetin territorial, ata kërkojnë që ne të heshtim kur shitet koëmbsia, kërkojnë që ne të heshtim kur Kushtetuta shkelet nga shteti dhe kërkojnë që ne të heshtim kur Athina zyrtare ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë. Me keqardhje zonja dhe zoterinj ju njoftojmë që të drejtën për tu shprehur nuk ka shtet që ja mohon më shiptarëve”, thuhet në deklaratën e AK.

“Faqezinjtë sot po kërkojnë prangosjen e kuqezinjve, por gabohen rëndë, sepse ora politike po troket mbrapsht për ta. Zoti Berisha dhe ju zonja Topalli nuk mund ta prangosni as Kreshnik Spahiun dhe as kauzen kuqezi. Kjo është vepra që mund të gatuaj një pushtet i zi i cili ka 22 vjet që ka privatizuar shtetin’”, deklaroi Aleanca.

Shqiptarja.com

_________________________

AK: Kallëzimi penal për Spahiun, qeveria i plotësoi kërkesën Athinës

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi reagon sot lidhur me procedimin penal të kërkuar ndaj ish kreut të KLD Kreshnik Spahiu, në përfundim të punës së komisionit hetimor të ngritur ndaj tij, që thotë se Spahiu ka devijuar nga institucioni kushtetues dhe ka tentuar të cenojë marrëdhëniet me fqinjët.

Po sipas raportit, më veprimtarinë e tij paralele edhe si nënkryetar i KLD-së edhe si drejtues i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe ka sfiduar institucionin e KLD-së.

Sipas Aleancës, Topalli ka kërkuar procedim penal për Spahiun pasi e akuzon atë për prishje të marrëdhënieve me Greqinë.
“PD akuzon Spahiun për prishjen e marrëdhënieve me Greqinë. Faqezinjtë kërkojnë procedim penal për kuqezinjtë. PD kërkon gjykim të nacionalizmit shqiptar”, thuhet në reagimin e tyre.

Aleanca kërkon hetim popullor për qeverinë, sipas saj më të korruptuar në Europë.
“Qeveria plotësoi kërkesën e Athinës. Hetim popullor për qeverinë më të korruptuar në Europë”, thuhet më tej në deklaratë.
(ma.ar/BalkanWeb)

_____________________________

Aleanca Kuq e Zi: Hetim popullor për qeverinë më të korruptuar në Europë

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar në lidhje me kallëzimin penal të Kuvendit ndaj Kreshnik Spahiut, ditë më parë. Sipas Aleancës, kjo kërkesë e PD-së vjen nga Athina. Aleanca e ka cilësuar qeverinë si më të korruptuarën në Europë dhe ka kërkuar një hetim popullor për të.

“PD akuzon Kreshnik Spahiun për prishjen e marrëdhënieve me Greqinë. Faqezinjtë kërkojnë procedim penal për kuqezinjtë. PD kërkon gjykim për nacionalizmin shqiptar. Qeveria shqiptare plotësoi kërkesën e Athinës. Duhet një hetim popullor për qeverinë më të korruptuar në Europë”, thuhet në një reagim të Aleancës Kuq e Zi.

________________________________

AK: Qeveria “Berisha”, më e korruptuara në Europë

 Aleanca Kuq e Zi e kanë cilësuar si gjykim të nacionalizmit shqiptar procedimin penal të kërkuar nga demokratët ndaj ish-nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu.

“PD akuzon Spahiun për prishjen e marrëdhënieve me Greqinë. Faqezinjtë kërkojnë procedim penal për kuqezinjtë. PD kërkon gjykim të nacionalizmit shqiptar”, thuhet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi.

Duke e cilësuar qeverinë “Berisha” si më të korruptuarën në Europë, AK thotë se me komisioni hetimor për veprimtarinë e Spahiut, ajo ka plotësuar kërkesën e Athinës.

“Duhet një hetim popullor për qeverinë më të korruptuar në Europë”, theksohet në deklaratën e AK. / G.N.

Shekulli

 

4 KOMENTE

Lisi

16/03/2012

arrow

Te nderuar AK dhe te gjithe lexuesit e ketij komenti eshte per te qeshur me humorin e trashe te kesaj qeverie dhe kesaj drejtesie fantazme shqiptare.Por eshte edhe per tu preukupuar per faktin se i thone nje fjale te urte popullore ,ke kujdes se (I FELLIQURI TE FELLIQ). Aspak bindese provat kunder liderit Kreshnik Spahiut dhe qesharake per metodat komuniste te Sali Berishes dhe nje diktature qe asnjehere nuk dijti ta pergjegjesoje .T’ju them te drejten kjo lloj diktature dhe presioni qe behet sot ne shqiperi nuk eshte bere edhe nga GESTAPO ne kohen e hitlerit.Te gjithe ne qe shkruajme ,komentojme ose komunikojme me mjete te ndryshme komunikimi jemi te spiunuar nga ky sistem barbar gestapo i Sali berishes.Eshte turp qe Kreshnik Spahiu dhe gjithe populli me ide nacionaliste te gjykohemi se pse e duam shqiptarine dhe shqiperine sepse jemi per nje shqiperi etnike.Me presionin dhe gjykimin qe duan ti bejne Kreshnik Spahiut ,duan te mbyllin nje here e pergjithmone syte e shqiptareve duan te thyejne zemrat tona duan te shuajne zjarrin tone enderren to ne per SHQIPERINE E MADHE. Ne kete menyre arrihen qellimet e larta te serbeve grekeve ,maqedoneve e malezezve,keshtu ata e kane me te lehte per te na sunduar. Si shqiptare dhe anetare i AK Kreshnik Spahiu ka perkrahjen time morale dhe politike per qellimin me te madh qe ai po na drejton ,drejt bashkimit kombit ,me nje gjuhe ,me nje kulture me nje flamure.
RROFTE AK ;RROFTE KOMBI SHQIPTARE DHE SHQIPERIA ETNIKE.

kuq e zi

17/03/2012

arrow

Me kete aktakuz SULLTAN SALI BERISHA deshiron qe ta eliminoi nacionalizmin shqiptar sepse e shef si kundershtar potencial ne rrafshin politike.
Per Berishen me rendsi eshte pushteti !!!

klodjan

23/03/2012

arrow

Osht per te ardh keq se si politika shqiptare po e komandon vendin.
Te qith shajn njani tjetrrin ose fajsojn njani tjetrrin.
Jemi ne vitin 2012 shqiptaret kan bredhur neper evrop e kan pa se si nje shtet funksionon.
Por prap ne me te vjetrat OSHT KOHA PER NDRRYSHIM e jo ma per dy parti qe na moren frymen e nuk na len te ngrejm kry. E hallall i qoft ALEANCES KUQ E ZI qe keni mar gucimin per ndryshim.

rimi

23/03/2012

arrow

shqiperia ka sot nevoje me shume se kurre per atdhetare nacionalista.Cili shtet mund te perparoje pa propagande nacionaliste?Asnje.Ai qe do ti dali zot shqiperise ne kete kohe te veshtire, do te jete gjithmone i nderuar.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen