ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Njoftim për aktivitetin në Lezhë

Të vendosur për të përmbushur misionin dhe premtimet tona, ju njoftojmë se aktiviteti për kremtimin e Përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës do të bëhet në orën 13:00.

Sot, nuk merremi dot me mbarë strukturat shtetërore të angazhuara për të penguar tubimin e KuqeZinjve më 2 Mars, nesër do të merremi seriozisht.

Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët!

Aleanca KuqeZi

__________________________________

Nga Shekulli, 28-2-2012

Spahiut i refuzohet leja për manifestim në Lezhë pas deklaratës për ‘Berisha-Samaras’

Kanë nisur incidentet mes qeverisë dhe kuqezinjve. Menjëherë sapo në media është përhapur deklarata e Spahiut për takimin Berisha-Samaras, Aleancës Kuqezi i është komunikuar nga policia e Lezhës se i është refuzuar leja për një manifestim të planifikuar në këtë qytet me rastin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës në 2 mars. Zyra e Aleances në Tiranë konfirmon refuzimin dhe thotë se për tubimin festiv ishte bërë kërkesë zyrtare në polici dhe në bashki.

“Ky refuzim është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe jemi të bindur se bëhet me urdhër të Berishës. Nuk mund të na refuzohet e drejta e tubimeve paqësore. Nuk tërhiqemi nga kremtimi i ditës së përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ftojmë qytetarët lezhjanë të bashkohen me ne” – thuhet në një deklaratë të sapo shpërndarë në media nga Aleanca Kuqezi.

Burime lokale nga Lezha bën të ditur ndërkohë për Shekullin se kreu i qeverisë Berisha ka planifikuar aktivitet në Lezhë në të njëjtën orë dhe në të njëjtën ditë me tubimin e Aleancës.

 

Spahiu: Të zbardhet proces-verbali i takimit Berisha-Samaras për kufirin detar

Kreu i Aleancës Kuq e Zi i kërkoi sot zbardhejn e procesverbalit të bisedës mes Berishës dhe kreut të Partisë greke Demokracia e Re, Antonis Samaras. Në një deklaratë për mediat, Spahiu kërkon zbardhjen përmes një interpelance të takimit të datës 12 dhjetor 2011 dhe “ çfarë premtimesh  janë bërë në këmbim të kufirit detar”.

“Sot Aleanca KuqeZi ka një apel për Kuvendin e Shqipërisë, apel që Kuvendi dhe deputetët e tij të thërrasin në interpelancë kryeministrin e vendit Sali Berisha. Është momenti që Kuvendi i Shqipërisë të zbardhë përpara opinionit publik, përpara shqiptarëve detajet e takimit të kreut të ekzekutivit shqiptar me kreun e “Neodemokracia’s” së Greqisë Antoni Samaras”, thuhet në deklaratë. Në deklaratën e tij, Spahiu i referohet takimit Berisha-Samaras të zhvilluar gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane.

Spahiu përsëriti se komisioni i ngritur për hetimin  e veprimtarisë së tij në krye të KLD-së është një porosi e Athinës, e cila është realizuar nga Berisha. “Berisha është i kapur nga nacionalistët grekë”, tha Spahiu dhe shtoi se  si Thaçi, si Berisha me qëndrimet e tyre kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, janë dëshmuar  antishqiptarë. “Ka ardhur koha që t’i largojmë nga shpina qeveritë antishqiptare në Tiranë e Prishtinë”, – theksoi Spahiu.  / G. Ndoja

__________________________________

http://www.youtube.com/watch?v=iQyUyd-VeKQ

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen