ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Një vit nga themelimi i Aleancës KuqeZi

peticioni

Një vit nga themelimi i Aleancës KuqeZi është shumë pak për një Shqipëri të copëtuar dhe gjymtuar nga politikat antishqiptare, mjerimi, skamja dhe dëshpërimi…Një vit ishte shumë pak për të realizuar ëndrrën e madhe të prindërve tanë….Një vit gjithsesi mjaftoi që rreth kauzës të bëheshim mijëra e mijëra për të përgatitur vitet që do të na vijnë për një Shqipëri tjetër. Atë Shqipëri që ne do t’ia lëmë të bashkuar fëmijëve tanë. Kauza jonë është KuqeZi. – Nga Kreshniku me rastin e 1 vjetorit të AK. Kreshniku ju falënderon të gjithëve për mbështetjen.

Edhe ata e nisën nga Vlora. Më 9 mars të vitit 2011, dhjetëra intelektualë u deklaruan kundër regjistrimit etnik. Kreshnik Spahiu nënshkroi i pari peticionin kundër regjistrimit etnik. Tanimë një vit më pas Aleanca Kuq e Zi është kthyer në një lëvizje politike.

Reagimi që ngjalli në shoqërinë shqiptare Aleanca Kuq e Zi ishte i shpejtë. Një fakt i tillë shqetësoi ndjeshëm qeverinë e Berishës. Në disa raste ai sulmoi ashpër lëvizjen, me etiketime fyese. Jo pak herë Berisha bëri përpjekje për ta lidhur këtë Aleancë me presidentin Bamir Topi. Por lëvizjet e fundit kanë treguar se këto dy lëvizje politike nuk janë të njëjta.

Me aksionet e saj, Aleanca ka arritur të fitojë jo vetëm simpatinë e shqiptarëve, por edhe të ndërkombëtarëve. Në disa raste ambasadori amerikan ka shprehur qëndrimet e tij përkrah Aleancës. Edhe ambasadori holandez deklaroi se pranë Aleancës po afrohen të rinj urbanë dhe të mirëshkolluar. Drejtuesi i kësaj lëvizje u ftua në Uashington dhe vetë zyrtarët e DASH e mirëpritën krijimin e Aleancës Kuq e Zi.

Qeveria ngriti një komision me qëllim shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në një ndërhyrje të qartë në pavarësinë e gjyqësorit. Vetë Spahiu dha dorëheqjen, e cila iu pranua nga KLD, pavarësisht se qeveria këmbënguli në dëshirën e saj për ta shkarkuar vetë Spahiun. Ky i fundit deklaroi se e kishte zgjedhur rrugën e tij. Mitingjet e fundit të kësaj partie kanë treguar se ata mund të kenë sukses.

Tema

2 KOMENTE

SHPRESA E SHQIPRIS SE MADHE

10/03/2012

arrow

O KRESHNIK O ISMAIL QEMALI TE NDIHMOFT EDHE PERENDIJA NE KET RRUGTIM KAQ TE SHENJT:

FERDEROVA

12/03/2012

arrow

GEZUAR NJE VJETORIN AK…!
U BEFSH NJE MILION NE 28 NENDOR !
SILEVIZJE ,BESOJME SE PO…SI PARTYI DUHET TE NGJITENI NE ELITE!
RINIA TE SHPETOJ ATDHEN,EMIGRANTET ME VETE DO KESH!
HISTORIKISHT KA QENE KESHTU:PA EMIGRANTET SHQIPERIA S’DO EKZISTONTE KURE…
SKENDERBE,ISMAIL QEMAL,NOL,KADARE…

BEHUNI BASHKE O RINI PER ATDHE!
AK+VV=2 MILION SHQIPETARE!OKB I FLET ME FIRMA SA ME PARE!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen