ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

“NJË FLAMUR PËR ÇDO DRITARE”, FUSHATA E AK PËR 100 VJETORIN E PAVARËSISË NË ERSEKË.

PhotoAleanca KuqeZi ka zhvilluar një tubim me simpatizantë të saj në qytetin e Ersekës. Me qindra mbështetës të Aleancës KuqeZi u mblodhën për të vijuar fushatën e AK “Një flamur për çdo dritare” në kuadër të kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Kryetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu gjatë fjalës përshëndetëse përpara mbështetësve kuqezi ka lëshuar akuza të forta ndaj ministrit të jashtëm Edmond Panariti dhe vizitës së tij të fundit në Athinë.

“Ministri i jashtëm Edmond Panariti lajmëroi si arritje diskutimin për çështjen Çame me ministrin e jashtëm grek Avramopulos, por në fakt ai së bashku me qeverinë antikombëtare e kanë varrosur Çamërinë duke plotësuar kushtet e Athinës. Panariti dhe qeveria e shtetasit Sali Berisha e kanë varrosur çështjen Çame sepse ata nuk kanë asnjë platformë për zgjidhjen e problemit të pronave çame. Jemi ne, Aleanca KuqeZi, që kemi propozuar çeljen e konsullatës shqiptare në Çamëri ashtu si Greqia ka bërë në Korçë dhe disa qytete të tjera shqiptare”,deklaroi Spahiu.

Duke u ndaluar të rinegocimi i marrëveshjes së ujërave me Greqinë, lideri i Aleancës KuqeZi deklaroi se AK dhe mbarë populli shqiptar do të kundërshtojë mE çdo formë dhe mjet çdo rinegocim të kësaj marrëveshjeje. “Gjykata Kushtetuese ndau faqezinjtë nga kuqezinjtë. Gjykata me vendimin e saj e cilësoi antikushtetuese marrëveshjen e ujërave me Greqinë, ndërkohë që Panariti dhe shtetasi Berisha flasin për grupe pune dhe zgjidhje përmes respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Si mund të jetë kjo zgjidhje përveçse nënshtrimit të diplomacisë dhe qeverisë shqiptare ndaj haraçit grek?!” deklaroi Spahiu.

Kryetari i lëvizjes politike KuqeZi ka kërkuar që të zbardhet dhe bëhet publik procesverbali i takimit Panariti-Avramopulos ashtu sikundër kërkoi Avramopulos që të bëhej publike telefonata e tij me Panaritin pas incidentit të tmerrshëm me flamurin kokë përmbysur. “Pse duhet ta fshehë ministri i gjunjëzuar i punëve të jashtme procesverbalin e bisedimeve me Avramopolus? Sepse e gjithë vizita e tij në Athinë ka qenë një pazar në plotësimin e kushteve të Athinës e cila ka mbetur e pakënaqur me “Censusin”, marrëveshjen e ujërave dhe kush e di çfarë tjetër pazari të vasalit Berisha”, deklaroi Spahiu në përfundim të fjalës së tij.

Kreshnik Spahiu ka përgëzuar aktivistët e Aleancës KuqeZi të cilët pritën sot në Aeroportin “Nënë Tereza” me parulla dhe vërshëllima ministrin e jashtëm Edmond Panariti i cili u kthye nga vizita e turpshme në Greqi ku për të disatën herë u përsëritën incidentet me simbolet kombëtare të shqiptarëve.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen