ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

At Nikolla Marku: Pashkët do çlirojnë Kishën nga uzurpatorët grekë

At Nikolle Marku

ELBASAN – Famullitari i kishës “Shën Maria” në Elbasan, At Nikolla Marku deklaroi dje, se Festa e Pashkëve të kësaj pranvere, që përkon me 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit tonë do e çlirojë nga e keqja e saj e përjetshme kishën Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare.

“Ne klerikët do të lutemi që kjo festë të bëjë të mundur çlirimin njëherë e përgjithmonë të kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare nga uzurpimi i personave me shtetësi e kombësi greke. Pashkët e sivjetme do i festojmë të bashkuar për lavdinë e Zotit dhe rreth flamurit kombëtar shqiptar”,- u shpreh At Nikolla Marku gjatë një konference të dhënë për shtyp.

DEKLARATA E MARKUT
Në këtë festë Pashkësh, ne do të lutemi që Zoti të dëgjojë lutjen e popullit shqiptar, këtij populli e kombi që është gjakosur, copëtuar e shfrytëzuar ndër shekuj. Ne do të lutemi që pavarësinë e Kosovës ta njohin sa më shumë shtete. Ne do të lutemi që shqiptarëve kudo janë, t’u respektohen të drejtat e tyre. Ne do të lutemi që shqiptarët e Çamërisë të kthehen në shtëpitë e tyre në Çamëri. Ne do të lutemi që shqiptarët e Malit të Zi, të kenë sa më shumë të drejta. Ne do të lutemi për të gjithë shqiptarët që ndodhen nëpër botë, ta kenë sa më të lehtë jetën dhe mallin për atdheun. Ne do të lutemi që shqiptarët të kenë një shtet të vetëm me kufi etnik. Ne do të lutemi për shpirtin e atyre që kanë dhënë jetën ndër shekuj për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar e territorial, aty ku na ka vendosur i madhi Zot. Çdo shqiptar nga të gjithë trevat e Shqipërisë është i mirëpritur për festë.

FTESA
Kjo ftesë nga kleriku i mirënjohur elbasanas u është drejtuar edhe personaliteteve më të larta të fushave të ndryshme të artit, kulturës, shkencës, mediave, sporteve ku ka shqiptarë. Një ftesë nga famullitari At Nikolla Marku u është bërë edhe ambasadorëve, trupit diplomatik, si dhe rabinit të Izraelit me rezidencë në Shqipëri. “Duhet të jemi bashkë në Elbasan si të barabartë përpara Zotit, me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, pasi Festa e Pashkëve në 100-vjetorin e Pavarësisë për shqiptarët do jetë shkëputja përfundimtare nga padrejtësitë e shkaktuara nga viti i mbrapshtë 1913-të, kur Shqipëria u copëtua. Këto Pashkë, do jenë ngjallja e Shpëtimtarit, ngjallja e plotë e ndjenjave kombëtare dhe e traditave e vlerave më të mira që mbart kombi shqiptar dhe gjuha shqipe”,- tha Marku. Sipas tij, kisha Ortodokse e Pavarur Shqiptare, beson se Festa e Pashkëve do të jetë Pashka më e bukur e shqiptarëve, sepse ajo është Pashka e 100-vjetorit të Pavarësisë. “Kjo festë do sjellë gëzim dhe dritë në shpirtin e çdo njeriu, do të jetë një falënderim dhe lutje tek Zoti, i cili po bën të mundur të realizohen disa nga aspiratat e shqiptarëve. Si gjithmonë, Festa e Pashkëve do të ketë fund e krye simbolet dhe aspiratat kombëtare shqiptare”,- pohoi kleriku elbasanas.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

2 KOMENTE

Lisi

07/04/2012

arrow

Personalitet fetar dhe kombetar qe deri me sot i pari mbas F.NOLIT te madh. Njeri qe i kushtohet,atdheut,kombit,popullit te tije per liri e demokraci,per paqe e dashuri,per perparim e ardhmeri.Njeri qe te hap syte e ndegjimin,qe te kthjellon mendjen qe te tregon e meson rrugen e zotit dhe te kombit.I nderuar nga te gjithe shqipetaret.Te uroj ty dhe te gjithe bashkesise krishtere:GEZUAR PASHKET.

agron

19/04/2012

arrow

at nikolla pner mua eshte nje kenaqesi emadhe qe kisha autoqefale shqipetare me se fundi flet shqipe

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen