ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Mos të vonohemi!

Faik Krasniqi

”Wer zu spät kommt, den bestraft das Leben”, në shqip dmth… “kush vjen me vonesë, atë e dënon jeta”.
Shqiptarët e kanë kaluar në gjumë njëqind vjetëshin e fundit, sidomos Shqipëria, që ka patur shumë më shumë mundësi të intervenojë në fatin e shqiptarëve të ish pseudosllavisë.
Shqiptarëve u duhet platforma politike për bashkimin kombëtarë, dhe këtë rradhë MOS TË VONOHEMI. Sadoqoftë e rëndë kjo detyrë, kjo ka prioritet.Shqiptarët në qoftë se nuk bashkohen, nuk do të kenë ardhmëri, si hap i parë së paku një bashkim ekonomik ( përmes autostradës Durrës-Prishtinë).
Një shembull:Fakt është se ekonomia e Maqedonisë (sadoqoftë ajo e vogël)mbahet nga shqiptarët, sllavomaqedonasit(bullgarët) nuk kanë njerëz, nuk kanë vullnet, dhe janë thjesht komunist të qelbur dmth “jopunëtorë”, të cilët në shpinë të shqiptarëve po jetojnë si ”miza në mjaltë”.Por, shqiptarët janë të mvarur nga këta qelbësira (sepse e kanë administratën në duar), kush ka qenë në Kosovë, ndoshta ka pa konkurencën e shqiptarëve të Maqedonisë me atë të Kosovës, dhe kjo është thjesht diçka që të bën të gëzohesh, por paramendojeni se ku do të ishim ne, në qoftë se mos të paguanim gati gjysmën e fitimeve policëve të korruptuar sllavomaqedonas(bullgar) e doganave shtetërore( të holla që po përdoren për të blerë tanke kundër shqiptarëve)?.
Edhe njëherë e them qartë, dhe shpresoj se do të më kuptoni, ne duhet të insistojmë, që qeveritë shqiptare të hapin zyrë të posaçme, në të cilat do të punohet për interesat kombëtare, në aspektin politik ky hap nuk mund të kundërshtohet, pasiqë nuk ka bazë. Interesat tona duhet në mënyrë zyrtare t’u bëhen me dije fqinjëve, miqve, armiqëve, e nëse ka nevojë edhe jashtëtokësorëve. Poashtu edhe në Parlamentin Evropian duhen të hapen tema të tilla, e të diskutohet haptazi.
Unë deri sot nuk kam hasur në politikanë shqiptarë, që me fjalë të matura e të mprehura të shprehet në këtë drejtim, asnjëherë, ky është turp dhe paaftësi për të mbrojtur interesat e popullit.
Ta dijmë fort mirë, se nëpërmjet pushkës nuk mund ta realizojmë këtë domosdoshmëri kohore. Koha tash ka ndryshuar dhe është në favorin tonë dhe duhet të shpejtojmë, se siç thash më lartë “ai që vjen me vonesë, atë e dënon jeta”.
Ta shfrytëzojmë rastin historik, ta shfrytëzojmë dezorientimin e Rusisë, dobësimin e komunistëve dhe bonus-pikat që i kemi tek shtetet perëndimore.
Drejtpërsëdrejti t’i shprehim interesat tona, dhe sa më herët, aq më mirë. Unë nuk shoh këtu probleme, si Shqipëria, si Kosova, ashtu edhe Maqedonia Shqiptare e kanë në mundësitë e tyre të ngrejnë zyra të posaçme dhe të gjejnë persona të aftë.Dy shtete sovrane vëllezër( këtu nuk kërkojnë kurdët të drejta), por DY SHTETE SOVRANE, dhe një shtet ku shqiptarët janë defakto në konfederatë. Nuk ka turp në politik, dhe për të falë nuk kemi asgjë.
Demokraci- Regjim a sistem politik, ku pushteti ushtrohet nga populli drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet organeve të zgjedhura…
Bashkimi kombëtarë është VULLNETI i popullit, nëse ata të zgjedhurit nga populli nuk dijnë ta shprehin vullnetin e popullit, atëherë, le të lënë tjerë, që janë të aftë të punojnë në favor të interesave të popullit.
Evropa është liberalizuar, Evropa është e bashkuar, Evropa donë siguri dhe Evropa pa Shqipëri, s’ka siguri, këtë e dinë fort mirë. Hajt ta shfrytëzojmë rastin, t’i lëmë epshet primitive anësh.
Vëllezër të ndershëm, t’ua mbyllim armiqve gojën, me punë!

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes”ALEANCA KUQ E ZI”)

5 KOMENTE

FERDEROVA

07/02/2012

arrow

HIDHUNI DJEMA SE KOHA S’PRET…DALENI NA LA ZVARRE PER JETE!
bravoo F.Krasniqi…gjithe energjite per lirine kombetare,pastaj ja kemi ngen detajeve ,diferencave,te kaluares etj..

azbiu

07/02/2012

arrow

jam shum dakord me kto fjal qe shkruan Z Krazniqi.dhe shpresoj qe shum shqiptar te mendojn kshtu por me kto politikan qe kemi per moment ne trojrt tona shum zort qe munt te behet bashkimi,lufta ne Kosov Luginen e Presheves ne Maqrdoni u ba me iden per bashkim ku osht bashkimi kombetar krijuan parti politike u mbushen plot me lek tani nuk mundesh ta permrndish baskimin kombetar ktu ne Maqedoni se te pret burgu nje loj si ne kohen e ish jugoslavis.Aktivistet e AK vizatuan Harten kombetare per 28 nentor tash po perballen me gjygj dhe rrezikojn burg deri ne 5 vjet kshtu ndoth me ne Shqiptaret ktu ne Maqedoni.politika ne shipri nuk po reagon fare hic ne kosov githashtu u nisem per te protestuar kunder serbis sna lejuan te kalojm kufirin dhe me e keqja na e ndaluan hyrjen ne kosov per 5 vjet kur ishte nevoja per luft dhe te mbledhim te holla per luften atehere ishim te mir e tash pse kerkojm bashkimin e trojrve shqiptare dhe te protestojm kunder armikut serbis na e ndalojn hyrjen ne Kosov,kshtu vllezer te dashu me kto politikan nuk behet bashkimi te mjerit ne shqiptaret.Shpresoj qe AK ne krye me Z Kreshnik Spahiu do ta coje perpara punen e bashkimit kombetar dhe shpresoj qe populli Shqipar do ta perkrah AK dhe te daalim me fitore boll shpekullime u ben me Shqiptqret.

Arben Sejfuli

09/02/2012

arrow

Pershendetje i Nderuar z.F.Krasniqi jam shum dakort me gjith ket përshkrim të gjendjes se ku jemi ne, dhe pa dishim se i bëjm nder gjith kësaj pune qe duam të realizojm ne si Komb por gjithmon mendoj se (Aleanca kuq e Zi) nuk duhet të umbe koh por te mar diçka ma konkrete s.p.sh nji Referendum për bashkimin e kombit dhe situata do flas vet pastaj. Zoti e Bekoft Shqiprin.

Fanol Sula

09/02/2012

arrow

Pershendetje zotri Krasniqi, jam dakort me aktualitetin e pershkruar nga ana juaj. Ky aktualitet eshte per tu diskutuar edhe me teper. Po flas tash vetem per pjesen e Shqiptareve ne maqedoni:

– Ne per Momentin udhehiqemi nga persona te cilet para Luftes se 2001 premtuan ndarjen nga maqedonia dhe bashkimin me Shqiperin.
Mbas luftes filluan te vriten ose te zhduken nje nga nje pjestaret e te atehershmes UCK, te cilet po prisnin qe diqka te leviz drejt interesit Shqiptar (kush ju bind dhe nuk i kundershtoi “nenes parti ne krye me nje …” ai shpetoi).
Nuk dua ti permend edhe ndryshimet tjera ligjore dhe kushtetuse qe erdhen pas Luftes se 2001…

Neve na perfaqesojn Persona te cilen naten na vrasin e diten na qajn.
Neve na perfaqesojn Persona te cilet kan lidhur “bratsvo edinstvo” me sllavomaqedonasit, me ato kunder te cileve luftuan me 2001.
Neve na perfaqesojn Persona te cilet e shkelen Besen qe e dhan para Flamurit Kuq e Zi, dhe permbi ate Bes venduan enderrat e gruevskit dhe mundoen me gjdo kusht qe ne Tokat Shqiptare qe bejn shtet maqedon.
Neve na perfaqesojn njers pa shkoll me diplloma te blera.
…..
gruevski bashk me “kualicionin…” po perdorin nje Strategji shum te fort :
Perveq asaj qe Diplomat e fakullteteve mund te Blihen nese je me “kualicionin” e siperpermendur, Legalizuan fakulltete private tek te cilat kualiteti i studimit eshte 0 dhe aty dipllomojn inspektoret-, ekonomistat-, advokatet-… – Shqiptar te cilet me von i shfrytezon sllavomaqedonasi, pra i punson dhe gjat gjith kohes i dirigjon se qfar duhet te bejn sepse jan te paaft ne Proffesion.
Kjo gje i mundeson Sllavomaqedonasit qe ne administrat ta plotsoj numrin e te punsuarve Shqiptar mbas perqindjes dhe te mos ket asni lloj pengese per ti realizuar planet e veta.
… … … … … … … … …
Per pjesen dermuse te Popullit Shqiptar ne maqedoni ky realitet eshte i padukshem.
-> Si do mundemi neve ta bindim kete shtres qe kualicioni qeveritar shqiptar nuk eshte Shqiptar.
Kur vjen puna te karrikja, nje pjes e madhe edhe e intelektualeve shqiptar ne maqedoni harrojn se kush jan.
->kujt do mundemi neve ti besojm ne maqedoni? dhe nese i besojm dikujt si do mund ta perkrahim ne ate?

->Nese ne marrim nje Iniciativ(Referendum) qfar duhet te bejm qe askush mos tentoj ta pengoj ate?

Ne maqedoni per mendimin tim ne si Shqiptar te vertet, duhet njeher de dijm se si ‘ TE PASTROJM OBORRIN E SHTEPIS TONE’ dhe pastaj te bejm politik.

Zoti e bekoft Shqiprin e Madhe .

Franc J.

09/02/2012

arrow

Edhe pse jam me ju nga fillimi deri në fund dua t’ju them, me vjen keq, por edhe ju duhet të mos u vononi shumë. Më duket se shqiptarët në qytete janë me shumicë me jush. Por mos harroni fshatrat e Shqipërisë ku jetojnë gjysma e popullsisë; më duket se ata nuk ju njohin fare ose mbahen në alternativat e vjetra (PS dhe PD) në zgjedhjet të ardhshme. Ky mund jetë pikërisht ‘jokeri’ të PDse dhe PSse.

Pastaj kam vërejtur se shumica e njerzve që unë njoh në Shqipëri (fatkeqësisht jetoj në mërgim), janë të lodhur nga politika dhe nuk shkojnë votojnë (në zgjedhjet lokale vjet ka qënë pjesmarrja tek 51 përqind), ndaj ju këshilloj gjithashtu të bëni më shumë aktivitete të DUKSHME për të GJITHË shqiptarët. Lër të marrë shëmbullin e nanës sime e cila jeton në mes të Tiranës dhe nuk ju njeh akoma (dhe unë ndërmjet telefonit u përpoqa t’ja mbush mendjen për me votu ju). Ka një filozofi që thotë: E keqja (PD, PS, me rradhë) është më e dukshme sa e mira (Aleanca KuqeZi) 😉

Dhe pajtohem me parafolësit të mij që do të rregulloni në rradhë të parë unitetin shqiptar (të pastrojmë oborrin e shtëpisë tonë) dhe të hiqni dorë nga ngritjes së referendumit për bashkim. Nëse keni rregulluar JU (sepse askush tjetër e bënë) unitetin shqiptar, do fitoni JU zgjedhjet 2013 dhe ta bëni, pa lejën e këtyre horrëve, BASHKIMIN KOMBËTAR.

Hap pas hapi: Bëni aktivitete të dukshme > fitoni simpatetet > fitoni zgjidhjet > FATI I BARDH I SHQIPTARËVE dhe BASHKIMI KOMBËTAR

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen