ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Minoritarët ekstremistë grekë tentojnë nxitjen e destabilizimit të jugut

Nga Arben LLALLA Greqia, edhe pse ndodhet prej disa vitesh në katastrofën ekonomike deri në një falimentim të butë si shtet strukturat shtetërore të atjeshme gjejnë fonde për të mbështetur organizatat e ndryshme për destabilizimin e Jugut të Shqipërisë, për të realizuar ëndrrën e vjetër të Autonomisë së Vorio Epirit. Misionarë të ndryshëm që i përkasin minoritetit grek në Shqipëri, të cilët nuk duan miqësinë greko-shqiptare dhe paqen në Ballkan, të paguar fort nga Athina dhe diaspora greke vazhdojnë misionin e priftit Kosma Etoliani dhe të Gjeorgjio Zografit.

Nxitësit kryesorë të aktiviteteve antishqiptare janë Panajot Barka, profesori universitar i cili nuk po e gjen vetveten prej kaq vitesh në fushën e politikës shqiptare, Harallambos Karathanos, një politikan grek që i ndërron partitë si fëmija pelenat, Naum Disho, vllehu që mohon gjuhën e mëmës së tij, vllahishten për pak euro greke, humbësi i bashkisë së Himarës me origjinë nga Progonati, Vasilis Bollanos, Theofan Kalivioti, ministri sahan lëpirës andej dhe këtej kufirit greko-shqiptar Spiro Ksera, i cili nuk di të fshehë eurot e fituara me “djersë”, ish përkthyesi dhe shoqëruesi i Anastas Janullatosit kur shkeli përherë të parë Shqipërinë, deputeti Vangjel Dule, i cili mbahet në politikë për hatër të kryepeshkopit Janullatos, shqiptari i greqizuar Pirro Dhima, nga varfëria ekonomike dorëzoi targat e makinës xhip dhe pritet të emigrojë në Amerikë për të mbledhur të holla në emër të shkollave greke në Himarë, por ndoshta një pjesë e mirë e këtyre lekëve të përfundojnë në xhepat e tij.
Për çdo vit shoqatat vorio epiriote dhe rinia vorio epiriote organizojnë tubime dhe festime për Autonominë e Vorio Epirit duke shfaqur haptas qëllimet e tyre për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Ata, si gjithnjë me të njëjtin skenar që prej shumë vitesh, i njëjti fjalim, të njëjtat fytyra të ekstremistëve minoritarë grekë të Shqipërisë u tubuan edhe këtë herë më 19 shkurt rreth orës 11:00 në Athinë për të kryer ritet fetare dhe kombëtare në përkujtim të 98 vjetorit të shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit të 17 shkurt 1914. Organizatorët kryesorë të këtij manifestimi janë ata që kërkojnë destabilizimin e jugut të Shqipërisë si ish-kandidati për deputet i partisë Demokracia e Re dhe tashmë anëtar i partisë ekstremiste të djathtë greke LAOS Harallambos Karathanos, i lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli, Theofan Kalivioti drejton shoqatën Rinia e Vorio Epirit dhe është nga Livadhia e Sarandës. Këta minoritarë, si gjithnjë çirren për Autonominë e Vorio Epirit me shpresën se Perëndia do i dëgjojë britmat e tyre dashakeqëse.
Aktiviteti filloi me një lutje në këtë kishë, Shën Gjeorgjio Karitsi dhe me vendosjen e kurorave tek Ushtari i Panjohur, pranë godinë së Kuvendit të Greqisë ku pati edhe një mosmarrëveshje me trupat policore, të cilat ishin në gatishmëri si pasojë e protestës së sindikatave në të njëjtën orë për masat e rrepta ekonomike që ka miratuar Kuvendi i Greqisë. Manifestuesit e përkujtimit të 98 vjetorit të Autonomisë u përzien me protestuesit e sindikatave. Fjalimin qendror, këtë herë e mbajti Dhimitris Perdhiqis, kryetar i Lëvizjes për Rilindjen e Vorio Epirit. Më tej u fol edhe për dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare për Naum Dishon, për të cilin, folësit deklaruan se është dënuar vetëm e vetëm se është grek. Të pranishëm ishin përfaqësues të partisë Demokracia e Re, deputetja Evgjenia Çumani, nënkryetari i partisë PBDNJ Thoma Jani, anëtarë të partisë minoritare MEGA, OMONIA, përfaqësues të shoqatës Rinia Vorio Epiriotase, Theofanis Kaliviotis, Eleni Dhimu, kryetari i Lidhjes së Dropullit të Poshtëm Kostas Qiriaku etj. Pasi shprehën dhimbjen për Autonominë e Vorio Epirit, ata u bashkuan me protestën e sindikatave greke. Në të njëjtën kohë në Athinë u mbajt një Seminari për Protokollin e Korfuzit të organizuan nga Fronti Patriotik. Qëllimi i këtij Seminari ishte për të bërë të njohur opinionit rreth Protokollit të Korfuzit. Organizatorët kanë planifikuar një sërë takimesh me organizatat ndërkombëtare dhe në veçanti me faktorin politik të Rusisë, i cili ka shfaqur kohëve të fundit interes për shpalljen e Autonomisë.

Sot

NJË KOMENT

FEDE

22/02/2012

arrow

KUJDES.MOMENTI I KOSOVES ESHTE TANI-MOS CANI KOKEN PER GREQI!
DO VINI RE SI DO I MARRIM LEHTE PAS KOSOVE ,GJITHE TROJET TONA..
AMERIKA ESHTE ME NE,ASAJ I ERDHI ORA E VET!
KUJDES PASTRIMI NE TIRANE,RINIA NE ELIT,BENI GATI KANDIDATURAT O MIQ!
NE ME TE VJETRIT NE PRAPAVIJE,TJU MBROJME SHPATULLAT NGA TRADHETITE!
JO MBI 45 VJEC NE POLITIKE-SI THONI OK?
REDAKSISE KETU,MOS E FIKNI ZJARRIN E PARE,JU JENI KRESHNIKAT E PARE..CDO DITE NJE SHKRIM PATRIOTIK…flm..

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen