ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Ministri pa flamurin shqiptar në Maqedoni, Aleanca Kuq e Zi: Imami, turpi i Shqipërisë

Poposki-Imami-01

Aleanca “Kuq e Zi” e konsideroi si “skandaloz” faktin që flamuri shqiptar nuk ishte prezent gjatë të gjithë kohës në takimin e Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, me homologun maqedonas, Fatmir Besimi.

Në një deklaratë për shtyp, organizata lëshoi akuza të ashpra ndaj Ministrit, të konsideruar si një “turp kombëtar” për faktin që pranoi zhvillimin e takimit në ato kushte, ndërsa theksoi se kjo është shenja e radhës që të drejtat e shqiptarëve në vendin ku jetojnë 600-700 mijë bashkëkombas po nëpërkëmben.

”Në vizitën e Imamit në Shkup nuk kishte asnjë flamur kombëtar. Kjo është një përdhosje e qartë që i bëhet simboleve dhe vlerave të Shqipërisë”, u shpreh Aleanca.

”Qëndrimi i Ministrit tonë të Mbrojtjes, i cili vazhdoi bisedimet edhe pa prezencën e flamurit është i turpshëm dhe skandaloz. Megjithatë, për fat të keq, Tirana zyrtare gjithmonë ka bërë sehir dhe është gjunjëzuar në mënyrë skllavërore përballë shovinizmit të fqinjëve tanë”.

Reagimi i Aleancës Kuq e Zi vjen në javën kur në disa ndeshje sportive futbolli dhe hendbolli në Maqedoni, janë rikthyer koret raciste, si “dhoma gazi për shqiptarët”.

Në vëmendjen e “AK” nuk u harrua as qeveria maqedonase, e cila u konsiderua
”tendencioze” dhe ndjekëse e një linje të qartë “anti-shqiptare”.

Top Channel

:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar në lidhje me skandalin e mungesës së flamurit shqiptar në takimin mes ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki dhe ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, të zhvilluar 2 ditë më parë në Shkup.

Sipas AK-së, është e papranueshme që ministri shqiptar ka pranuar të ulet në një tryezë pa flamurin e vendit të tij. “Po përdhosen simbolet kombëtare nga fqinjët tanë. Turp për ministrin që u ul në tryezë.”, thuhet në deklaratën e AK-së.

Ndërkohë, AK ka dënuar dhe heshtjen e Tiranës zyrtare për këtë çështje, duke theksuar se po gjunjëzohet përballë fyerjes së simboleve kombëtare. “Maqedonia si Mali i Zi i kanë fobi ngjyrat kuqezi. Heshtja e Tiranës zyrtare është një gjunjëzim skllavëror.” – thekson Aleanca Kuq e Zi.

Shekulli

::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Aleanca “Kuq e Zi” e konsideroi si “skandaloz” faktin që flamuri shqiptar nuk ishte prezent gjatë të gjithë kohës në takimin e Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, me homologun maqedonas, Fatmir Besimi. 

Në një deklaratë për shtyp, organizata lëshoi akuza të ashpra ndaj Ministrit, të konsideruar si një “turp kombëtar” për faktin që pranoi zhvillimin e takimit në ato kushte, ndërsa theksoi se kjo është shenja e radhës që të drejtat e shqiptarëve në vendin ku jetojnë 600-700 mijë bashkëkombas po nëpërkëmben.

”Në vizitën e Imamit në Shkup nuk kishte asnjë flamur kombëtar. Kjo është një përdhosje e qartë që i bëhet simboleve dhe vlerave të Shqipërisë”, u shpreh Aleanca.

”Qëndrimi i Ministrit tonë të Mbrojtjes, i cili vazhdoi bisedimet edhe pa prezencën e flamurit është i turpshëm dhe skandaloz. Megjithatë, për fat të keq, Tirana zyrtare gjithmonë ka bërë sehir dhe është gjunjëzuar në mënyrë skllavërore përballë shovinizmit të fqinjëve tanë”.

Reagimi i Aleancës Kuq e Zi vjen në javën kur në disa ndeshje sportive futbolli dhe hendbolli në Maqedoni, janë rikthyer koret raciste, si “dhoma gazi për shqiptarët”./TCH

Në vëmendjen e “AK” nuk u harrua as qeveria maqedonase, e cila u konsiderua
”tendencioze” dhe ndjekëse e një linje të qartë “anti-shqiptare”.

Tema

::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

TIRANE – Aleanca Kuq e Zi e cilësoi një skandal mungesën e flamurit shqiptar në takimin mes ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki dhe ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, të zhvilluar 2 ditë më parë në Shkup.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, është e papranueshme që ministri shqiptar ka pranuar të ulet në një tryezë pa flamurin e vendit të tij.

“Po përdhosen simbolet kombëtare nga fqinjët tanë. Turp për ministrin që u ul në tryezë.”- thuhet në reagimin e Aleancës.

Ndërkohë, Aleanca Kuq e Zi dënoi heshtjen e Tiranës zyrtare për këtë çështje, duke theksuar se po gjunjëzohet përballë fyerjes së simboleve kombëtare.
“Maqedonia si Mali i Zi i kanë fobi ngjyrat kuqezi. Heshtja e Tiranës zyrtare është një gjunjëzim skllavëror.” – thekson Aleanca Kuq e Zi.

(er.nu/BalkanWeb)

::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

TIRANË – Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pas incidentit gjatë vizitës së ministrit të mbrojtjes Arben Imami në Maqedoni. Sipas AK-së, janë vetë drejtuesit e shtetit shqiptar që po cënojnë simbolet tona kombëtare.
“Po përdhosen simbolet kombëtare nga fqinjët tanë. Simbolet po fyhën në sy të shqiptarëvë. Turp për ministrinë e mbrojtjes që u ul në tryezë pa praninë e flamurit kombëtar. Këto janë veprime tendencioze të qeverisë maqedonase. Kjo qeveri ashtu si edhe Mali i Zi ka fobi nga ngjyrat kuq e zi. Heshja e Tiranës zyrtare është gjunjëzim skllavëror. Kjo tregon se simbolet kombëtare janë të cënuara nga drejtuesit e shtetit shqiptar”, thuhet në deklaratën zyrtare të Aleancës Kuq e Zi.
Një ditë më parë mediat shqiptare në Maqedoni publikuan pamjet e takimit zyrtar të Imamit me homologun e tij maqedonas, ku mungonte flamuri shqiptar.

(aq/shqiptarja.com)

::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

TIRANË- Skandaloz dhe përdhosje të simboleve kombëtare e ka quajtur Aleanca “Kuq e Zi”, faktin që flamuri shqiptar nuk ishte i pranishëm gjatë kohës në takimin e Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, me homologun maqedonas, Fatmir Besimi.

Reagimi ka ardhur përmes një deklaratë për shtyp të AK, e cila akuzoi ministrin dhe veprimin e vlerësoi si një “turp kombëtar”.

Sipas AK, kjo është shenja e radhës që të drejtat e shqiptarëve në vendin ku jetojnë 600-700 mijë bashkëkombës po nëpërkëmben.

”Në vizitën e Imamit në Shkup nuk kishte asnjë flamur kombëtar. Kjo është një përdhosje e qartë që i bëhet simboleve dhe vlerave të Shqipërisë. Qëndrimi i Ministrit tonë të Mbrojtjes, i cili vazhdoi bisedimet edhe pa prezencën e flamurit është i turpshëm dhe skandaloz. Megjithatë, për fat të keq, Tirana zyrtare gjithmonë ka bërë sehir dhe është gjunjëzuar në mënyrë skllavërore përballë shovinizmit të fqinjëve tanë”- thuhet në deklaratën e AK.

Panorama

:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Skandal diplomatik, takimi Imami-Poposki pa flamur shqiptar

Imami në Shkup, AK: Fyerje simboleve kombëtare

Skandaloz dhe përdhosje të simboleve kombëtare e ka quajtur Aleanca “Kuq e Zi”, faktin që flamuri shqiptar nuk ishte i pranishëm gjatë kohës në takimin e Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, me homologun maqedonas, Fatmir Besimi.
Reagimi ka ardhur përmes një deklaratë për shtyp të AK, e cila akuzoi ministrin dhe veprimin e vlerësoi si një “turp kombëtar”.
Sipas AK, kjo është shenja e radhës që të drejtat e shqiptarëve në vendin ku jetojnë 600-700 mijë bashkëkombës po nëpërkëmben.
”Në vizitën e Imamit në Shkup nuk kishte asnjë flamur kombëtar. Kjo është një përdhosje e qartë që i bëhet simboleve dhe vlerave të Shqipërisë. Qëndrimi i Ministrit tonë të Mbrojtjes, i cili vazhdoi bisedimet edhe pa prezencën e flamurit është i turpshëm dhe skandaloz. Megjithatë, për fat të keq, Tirana zyrtare gjithmonë ka bërë sehir dhe është gjunjëzuar në mënyrë skllavërore përballë shovinizmit të fqinjëve tanë”- thuhet në deklaratën e AK.

Bota Sot ( Kosovë)

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen