ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Mashtrimi i radhës i z. Musa Xhaferri

Nga Mona Agrigoroaiei

Marrëveshja e Ohrit” është e harxhuar dhe e vdekur, sepse ashtu kanë dashur sllavo-maqedonët. Ajo ka qenë vetëm një trampolinë për pushtetarët e sëmurë shqipfolës për pushtet pa shtet brenda institucioneve sllavo-maqedonase. Ajo është përdorur nga sllavo-maqedonasit vetëm për të çmilitarizuar UÇKombëtare, vetëm për të mbaruar luftën e armatosur.
“Sipas agjensisë së lajmeve INA, me rastin e festave të fund vitit dhe aktiviteteve që u mbajtën në lidhje me 10-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z.Musa Xhaferri, sot (21 dhjetor 2011), organizoi pritje për përfaqësuesit e korit diplomatik të akredituar në vendin tonë.”
Ai mbajti një fjalim, ku midis të tjerash tha: “Ju na mbështetët në përpjekjet tona që Maqedoninë ta bëjmë një shtet të lirisë, barazisë, bashkëjetesës dhe atë të bashkëjetesës mes të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Stabiliteti, paqja dhe prosperiteti i këtij vendi, pa ndihmën tuaj, do të ishte një rrugë shumë më e vështirë. Vetëm përkujtomë se falë angazhimit të palodhshëm të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, u parandalua eskalimi i konfliktit në vitin 2001 dhe ne tani festojmë 10 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Dokument ky i cili është një garanci për paqen dhe bashkëjetesën në këtë vend. Do të mbeten fakt historik angazhimi dhe përkushtimi i përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare të cilët lehtësuan bisedimet dhe negociatat që i paraprinë arritjes së marrëveshjes”.
Këto janë mashtrime të rradhës të zotit Musa Xhaferri. IRJM vetëm një shtet i lirisë, barazisë dhe bashkëjetesës nuk mund të quhet! Që prej 10 vjetëve që nga nënshkrimi i të ashtuquajturës “Marrëveshje e Ohrit”, shqiptarët janë vazhdimisht të diskriminuar, të poshtëruar dhe të nënshtruar, nëpërmjet një seri aktesh dhe dokumentesh antishqiptare, që vijojnë si më poshtë:
• Ligjit racist për përdorimin e gjuhës shqipe
• Mospërdorimit të simboleve kombëtare
• Heqjes dorë nga Komuna e Kërçovës, decentralizimi i parealizuar si dhe tallja me buxhet për komunat që menaxhohen nga shqiptarët
• Mosarritjes së shkallës së përfaqësimit deri në 25 për qind• Diskriminimit rreth dhënies së shtetësive për afërsisht 50 mijë shqiptarëve
• Mosdhënies së dokumenteve personale në mënyrë automatike por përmes shtrimit të lutjes
• Përfaqësimit zero në shumë institucione dhe hierarkinë e lartë vendimmarrëse shtetërore
• Përmes përfshirjes së shqiptarëve në grupet e pakicave kombëtare edhe atë që nga Këshilli për siguri nacionale e deri te instancat më të ulëta komunale
• Anashkalimit të zonave shqiptare për investime
• Përmes anashkalimit dhe mospërfaqësimit në organet e larta të sigurisë, shërbimet sekrete dhe njësitë speciale ushtarake, ku nuk ka pothuaj asnjë shqiptar
• Moszgjidhjes së statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të konfliktit të vitit 2001
• Kaosit të shkaktuar në arsimin shqip
• Detyrimit të nxënësve shqiptarë për ta mësuar maqedonishten që nga klasa e parë fillore
• Botimit i librave që shajnë dhe fyejnë shqiptarët
• Enciklopedisë që shpif, trillon dhe mohon etninë shqiptare
• Diskriminimit total i shqiptarëve rreth ndarjes së banesave sociale etj

“Marrëveshja e Ohrit” është e harxhuar dhe e vdekur, sepse ashtu kanë dashur sllavo-maqedonët.
Ajo ka qenë vetëm një trampolinë për pushtetarët e sëmurë shqipfolës për pushtet pa shtet brenda institucioneve sllavo-maqedonase.
Ajo është përdorur nga sllavo-maqedonasit vetëm për të çmilitarizuar UÇKombëtare, vetëm për të mbaruar luftën e armatosur.
“Shkau trembet vetëm nga gryka e pushkës së shqiptarit”, kjo është thënie popullore shumë reale, edhe në rastin e luftës në IRJM.
Duke u siguruar çmilitarizimin e shqiptarëve, sllavo-maqedonasit kanë arritur vetëm të ruajnë “shtetin” e tyre shovenist e ksenofob, krejtësisht antishqiptar, ndërsa liderët e grupit të Ali Ahmetit, Musa Xhaferrit dhe udbashëve të tjerë të futur në lëvizjen kombëtare, kanë siguruar karrige të shumta…
Është koha që shqiptarët që jetojnë në IRJM, që janë popullatë autoktonë etnike t’u thonë JO dominimit sllavo-maqedonas, të siguruar edhe nga shqipfolësit dhe të punojnë për ribashkimin kombëtar shqiptar. Vetëm në Shqipërinë e Ribashkuar ata do të kenë liri dhe pavarësi të vërtetë kombëtare.
Gazeta Kuq e Zi nr. 18

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen