ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Maqedonia inkuizicion në shekullin e 21

normal_Aleanca_Kuq_e_Zi copy

Aleanca KuqeZi kundërshton me forcë paditë e ngritura ndaj dy aktivistëve të saj nga Gjykata Themelore e Tetovës dhe i cilëson këto padi një kërcënim të hapur të dinjitetit tonë kombëtar  dhe lirive të shqiptarëve në Maqedoni, të cilët nuk janë minoritet, por janë komb që jetojnë në trojet e veta.

Aleanca KuqeZi i bën thirrje Gjykatës Themelore të Tetovës të shfuqizojë sa më parë këto padi penale ndaj Rinor Sllogës dhe Petrit Ibrahimit dhe të nisë të merret me sloganet raciste të tifozave të ekipeve maqedonase, të cilët kujtojmë se kanë thirrur: “Shqiptarët duhet të vdesin”.

Dy aktivistët e Aleancës KuqeZi nuk kanë ndjellur urrejtje ndëretnike, por kanë respektuar simbolet e kombit shqiptar të cilit i përkasin, ndërkohë që tifozët e ekipeve të futbollit në Maqedoni kanë kanë kërcënuar hapur dhe në masë jetën e shqiptarëve të Maqedonisë, duke i cilesuar ata të mirë nese do të vdisnin.

Aleanca KuqeZi shpreh mbështetjen ndaj të gjithë aktivistëve të saj në Maqedoni dhe i siguron ata se nuk do të rrijë duarkryq ndaj racizmit zyrtar të shtetit ku jetojnë 800 mijë shqiptarë, duke garantuar respektimin e të drejtave të njeriut në bazë të ligjeve ndërkombëtare në fuqi, si dhe duke kërkuar me forcë nga shteti shqiptar respektimin e Kushtetutës të Republikës, e cila garanton mbrojtjen e shqiptarëve jashtë kufijve.

Aleanca KuqeZi gjen rastin t’u rikujtojë për të disatën herë  institucioneve përkatëse të Tiranës zyrtare, që të reagojnë kundrejt këtyre akteve të shëmtuara dhe shoviniste të strukturave sllave në rajon dhe të mbrojë me çdo kusht bashkëkombasit e saj në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Luginë të Preshevës.

Aleanca KuqeZi për të disatën herë shpreh dëshpërimin e thellë dhe keqardhjen për politikën e gjunjëzuar të Tiranës zyrtare ndaj akteve të tilla të shëmtuara, që po i bëhen kombit shqiptar në rajon, të cilëve po u ndalohet me ligje parlamentare, dhunë verbale policore dhe thirrje raciste maqedonase mbajtja e simboleve kombëtare kuqezi, në një kohë kur në vendin tonë valëviten pa asnjë problem në ballkonet e banesave të rezidentëve të përkohshëm flamujt e Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

7 KOMENTE

azbi

10/01/2012

arrow

qeveria shqiptare duhet reaguar ndaj keti akti.gjithashtu duhet reaguar se me vendosjen e porta maqedonija ne qender te shkupit ka shenime me marrjen e Prespes qe gjendet ne shqipri si teritor te maqedonis se madhe.

Besar

10/01/2012

arrow

Mendoj se nuk duhet bere kritika naper rrejte sociale dhe naper interent duhet dalur naper programe televizive Shqiperi Kosove dhe Maqedoni dhe duhet bere protesta dhe bllokada te ndryshme se me internet zbehet asgje.

Labinot Marku

10/01/2012

arrow

Kjo ceshtje vjen si rezultat i indeferences dhe i servilizmit te faktorit politik shqipetar ne Maqedoni por edhe ne shtetin ame-Shqiperine. Por irritimi me i madh eshte qe te fajesosh sllavo-Maqedonasit per politikat e tyre barbare dhe shoviniste; ato bre vellezer t’mij Shqipetar me ju dhane mundesia na djegin per se gjalli, na i presin femijet ne djep e na zhdukin si popull edhe kete politike shoviniste ata e kane deklaruan haptas vazhdimisht e se fundmi edhe nepermjet publikimit te “Enciklopedise Maqedonase”. Duhet njehere e pergjithmone te pozicjonohemi si popull berballe shovinizmit sllav dhe te harmonizojme nje qendrim sinergjik te faktorit politik shqipetar per hir te mbrojtjes te interesit kombetar. Indiferenca e vazhdueshme dhe servilizmi patologjik per hir te interesave financiare po i rrenon nga brenda interesat kombetare te Shqipetareve te IRJ_Maqedonise. Pra eshte koha ti biem kokes sone grusht per tu vetedijesuar dhe per tu zjguar nga injoranca kolektive qe na ka kapluar.

Brdhi

12/01/2012

arrow

Une mendoje qe Shqiptaret nga trevat shkullore te kombite tone ne maqedoni duhet ta bojkotojn ajroportin e shkupit edhe qeverija e kosves edhe ajo Shqiptare tju afrojne letsime per te aterruare ne prishtin edhe tiran njeherit tju afrohet nje udhtime nga ajroprti i prishtines edhe i tiranes me autobus falase deri ne qytetet kryesore ne maqedoni edhe anasjeltase deri sa makedonet ta kthejn mbishkimet ne gjuhen Shqipe ne ajroportin e shkupit

Lavdrim

15/01/2012

arrow

Me ju than te drejten vetem ju mund ti clironi shqiptaret e maqedonis nga maqedonia ju them politikaneve ton ne maqedoni ku jam un nje fjali thohen marveshja e ohrit esht nje drejtsi e madhe per shqiptaret un ju them esht ren o ju politikan shqiptar pse esht largu gjuha shqipe nga aeroprti i maqedonis ku aty me shum shqiptar dal dhe hyn ne vend pse nga klasa e par te mesohet maqedonishtja pse jan arstuar te pafajshmit ne brodec dhe sopot pse flamuri i maqedonis te te jet i faluar me shum se i joni ne maqedoni me shum se 1.000.000 jemi shqiptar ne maqedoni ne vitin e 2002 kemi qen 800.000 dhe nuk na keni tregu mir popullsin dhe ju mir e din se shqiptaret e maqedonis jan me te diskriminum se shqiptaret ne kosov turp per politikan ton. JA VDELJE JA LIRI PER ILIRID E SHQIPERI

GAZMEND

15/01/2012

arrow

ne si popull qe jemi te ndare ne 6 shtete te ndryshme si ne pik te pare neve na duhet bashkim(bashkpunim) ne mes vetie pastaj ti shiqojme tjerit.Eshte normale qe sllavomaqedonasit te na ofendojne,te na urrejne…prandaj neve na duhet bashkim,sepse bashkimi ben fuqi
SHQIPERI ETNIKE

ismet

17/01/2012

arrow

pershendetje o shqiptar lus dhe apeloj te politikanet e vjeter te harxhuar me nji fjal qe urgjentisht ta lishojn postin ta kapi ne dor rinia ceshtjen shqiptare se boll e ka me kete europ qe na la te percar vetem bashkim kombtar me respekt,………

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen