ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Mali i Zi provokon shqiptarët, i gjobit për flamurin kuqezi

305245_10150395369317631_767857630_8511647_1497468328_n

Acarohet situata e shqiptarëve në Mal të Zi. Projektligji për heqjen e flamurit shqiptar nga përdorimi si dhe vendosja e gjobës prej 1 mijë eurosh nëse përdoret ky flamur pa lejen përkatëse, ka bërë që shqiptarët të ngrihen sërish në protesta edhe në ditët e para të vitit të ri.

Situata tashmë është drejt përkeqësimit, pasi Komisioni për Rendin dhe Qetësinë Publike në Parlamentin e Malit të Zi ka bërë gati ligjin, i cili pritet të votohet nga ky parlament.

Sipas vendimit të këtij komisioni, kush do të përdorë flamurin e një shteti tjetër pa marrë leje në polici do të gjobitet me 1 mijë euro gjobë. (INA)

NJË KOMENT

Naim Boletini

24/02/2012

arrow

Me kenaqesi mirenjohje e nderim per te gjithe popullin shqipetare e ne kete moment ne veçanti per
Shqipetaret qe ndodhen ne republiken e Malit te zi,ju lumte qe mbani e ngrini larte FLAMURIN SHQIPETARE, SEPSE JENI NE TROJET E JUAJA.
I nderuari deputeti i kuvendit VESEL SINISHTAJ e lexova me kujtes e vemendje kerkesen tuaj drejtuar
kryeministrit te shqiperise Sali Berishes qe pak dite perpara do te vizitonte Malin e zi.
Nuk e di dhe nuk kam asnje informacion per pergjigjen e tije qofte edhe si qytetare shqipetare.
Me lejo qe te pergjigjem une si qytetare i republikes se SHQIPERISE,si vella shqipetare,por jo me
termat e nje deputeti dhe te nje kryeministri,sepse une kam vetem arsim te mesem.
I nderuar Vesel Sinishtaj e di dhe jam i lumtur se grupi gjakut tim eshte njesoj me grupin e gjakut
tuaj ,zakonet e mia jane njesoj si te tuajat gjuha ime eshte si gjuha juaj gezimet e mia jane edhe tuajat ,deshperimi juaj eshte edhe i imi ,te jap besen e shqiptarit mue dhe farefisin tim do te na keshe per krah gjithmone ne qofte se eshte nevoja me e dhane edhe jeten per SHQIPTARI.
Me vjen keq qe s’di me shkruejt ma mire ne komentin tim,veç ju uroj nga zemra paçit fat.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen