ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Kushtet ‘e vetëvendosura’ të Albinit për bashkëpunim me Aleancën KuqeZi

Para dhe pas protestës së 14 Janarit, shumë nga përkrahësit e dy lëvizjeve shtruan çështjen e bashkëpunimit mes tyre, sidomos në këndvështrimin ndjesor, emotiv. Po aq të interesuara, por në kuptim negativ, kanë qenë edhe klasat politike në Shqipëri e Kosovë, pasi në rast bashkëpunimi protesta e Vetëvendosjes do të mund të kish qenë vërtet me ngjyra mbarëkombëtare, meqë Aleanca KuqeZi arrin të mobilizojë një numër të konsiderueshëm patriotësh e në njëfarë mënyre do të kish përfaqësuar të paktën zërin e shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë, ku ka edhe qendrën. Për klasat politike, mosbashkimi i organizatave patriotike është po aq i rëndësishëm  sa edhe vetë kolltuqet që burojnë nga politika.

Një përgjigje zyrtare e dha kreu i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, në intervistën e datës 20 Janar, si më poshtë:

Sa përkrahet aktiviteti patriotik i Aleancës “Kuq e Zi” nga lëvizja Vetëvendosje?
Lëvizja VETËVENDOSJE! është e gatshme të bashkëpunojë jo vetëm me Alencën Kuq e Zi, por edhe me çdo organizatë që e shtron drejt dhe merret aktivisht me çështjen shqiptare. Përveç kësaj, është tejet e rëndësishme që të gjitha organizatat që merren me çështje të kësaj natyre të jenë të qartë politikisht, e më pas konsistent në adresimin e qëllimeve. Çështja e bashkimit kombëtar nuk duhet reduktuar në formë dhe simbolikë, ai duhet zbërthyer në politika konkrete zhvillimore që janë në interes të popullit shqiptar, duke mos qenë në dëm të popujve tjerë.

Në pamje të parë, meqë formalisht është përgjigje e tërthortë, duket se Albini i bishtnon pyetjes, e cila nis me ‘Sa përkrahet’ dhe i referohet specifikisht Aleancës KuqeZi e jo organizatave patriotike në tërësi. Mirëpo nuk është e mendueshme që Albini të mos doje të thotë asgjë në lidhje me AK-në, në fakt Albini thotë shumë.

Në radhë të parë, Albini ‘vetëvendos'(!) kushtet:

1- organizatë që e shtron drejt

2- merret aktivisht

3- të jenë të qartë politikisht

4- konsistent në adresimin e qëllimeve

5- nuk duhet reduktuar në formë dhe simbolikë

6-  politika konkrete zhvillimore

7- duke mos qenë në dëm të popujve tjerë

Them ‘vetëvendos’, jo për  efektin, por sepse Albini sikundër del nga 7 pikat , duket se është kaq kushtëzues në bashkëpunim, saqë e ka ndarë mendjen, o kështu, o hiç, pra vetëvendoset në pozitat e autoritetit suprem gjykues.

Këtë pohim e mbështet edhe fakti që Vetëvendosja, anipse ka shumë vite që lëviz, nuk duket të ketë mbërritur në pika të përbashkëta, mundësuese të bashkëpunimit, me organizatat patriotike apo edhe me rrymat nacionaliste, të cilat anipse të pakristalizuara në lëvizje të mirëfillta ndihen sidomos në Shqipëri, biles duke akuzuar njëra tjetren, psh njihet përplasja  nacional-katolicizëm vs nacional-islamizëm, që ka natyrë identitare, se cilës kulturë i përkasin shqiptarët apo cila fe është më e mira për shqiptarët.

Po kështu nacional-komunizmi mban rrënjë tek elektorati socialist në Shqipëri ( patriotizmi ku Atdheu është 28 mije km2 dhe është i paprekshëm, partizanët, dëshmorët etj), ndërkaq Balli Kombëtar është i karakterizueshëm si nacional-antikomunist.

Tani, problemi i parë që lind nga këto ‘kushte të vetëvendosura’ lidhet me konsideratën e diskutueshme të Albinit për Aleancën KuqeZi, që buron si nga paragjykime, ashtu edhe nga nevoja urgjente që paraqet Albini për ta parë AK-në, diku në spektrin politik, pasi ai e vlerëson si kërthizore lidhjen mes veprimtarisë patriotike dhe vendodhjes së kesaj veprimtarie në politikëbërje, pra e majtë apo e djathtë.

Duke u nisur nga fillimi i përgjigjes, se ”Lëvizja VETËVENDOSJE! është e gatshme të bashkëpunojë”, kuptohet lehtë se kushtet e vetëvendosura të Vetëvendosjes, nuk vlerësohet të jenë plotësuar, përndryshe gatishmëria do të ishte përkthyer tashmë në bashkëpunim konkret, veprimtari të përbashketa. Pra, sipas Albinit, AK-ja nuk i përmbush ato kushte, biles vetë renditja e mësiperme mund të lexohet kështu (shtesat janë të miat):

1- AK nuk është organizatë që e shtron drejt (çështjen kombëtare)

2- AK nuk merret aktivisht ( në gjuhën e Albinit ”aktivisht” nënkupton përleshjen fizike, si çasti i pagëzimit)

3- AK nuk duket të jenë të qartë politikisht

4- Ak nuk duket të garantojë konsistent(cë) në adresimin e qëllimeve

5- AK  të ndërgjegjësohet se (çështja kombëtare) nuk duhet reduktuar në formë dhe simbolikë

6-  AK nuk duket të ofrojë politika konkrete zhvillimore

7-  duke mos qenë në dëm të popujve tjerë ( AK-ja të ketë kujdes mosdëmtimin e popujve dmth masave punëtore të huaja)

Ajo që shton vështirësinë e një bashkëpunimi konkret, nuk është edhe aq interpretimi i asaj që ka thënë Albini apo Kreshniku, por ‘pjesëzimi’ i nacionalizmit të Vetëvendosjes.

Vetëvendosja hyn në radhët e gjithë paraqitjeve të nacionalizmit, që pahnxora më sipër, pra nuk përbën ndonjë risi, dikush është nacional-komunist, dikush nacional-katolik, tjetri nacional-antikomunist, po nuk mungon gjithashtu as nacional-islamizmi. Vetëvendosja ngaqë mbledh nga krejt spektri i majtë, prej sociademokratëve e deri tek komunistët e thekur, tashmë përfaqëson nacionalizmin e majtë ( me prejardhje nga nacional-komunizmi).

Pra, kur nacionalizmi martohet me një doktrine fetare apo ekonomike, ai ‘pjesëzohet’ e meqë ‘parti’ (politike) do të thotë ‘pjesë’ (politike) vetvetiu nacionalizmi nuk është më përfaqësues i gjithë shqiptarëve, nuk shërben më si kanalizues i vullnetit kombëtar, ai bëhet i majtë apo i djathtë, i këtyre apo atyre vlerave fetare e me radhë.

Kështu Albini, në fakt i kërkon AK-së që kjo të ‘pjesëzohet’ dhe të çojë përpara një veprimtari ekonomiko-politike, pastaj Albini vlerëson pjesëzimin e AK-së, pra në sa pika përputhet me pjesëzimin e Vetëvendosjes.

A është kjo një gatishmëri për bashkëpunim ? Unë do të thoja se nuk është, biles do të shtoja se Albini po i kërkon Aleancës KuqeZi, të heqë dorë nga ndjekja e rrugës së nacionalizmit të mirefilltë historik shqiptar. Dihet nga historia, se nacionalizmi historik shqiptar gjatë viteve 1920-1924 ka pasur vetëm një parti, e cila i kundërvihej bejlerëve anadollakë, pra më shumë se parti/pjesë, ajo ishte një lëvizje revolucionare mbarëshqiptare, me qëllim evropianizim e Shqipërisë e shkundjen nga prapambetja.

Tani si mund të kërkohet pjesëzimi i AK-së, kur ajo me gojën e z.Spahiut rivendos dialektikën e mirëfilltë nacionaliste, kur thotë se duhet të heqim sulltanët e pashallarët anadollakë nga politika ?

Nga ana tjetër, Vetëvendosja si lëvizje nacionaliste e ka zgjedhur polis-in e saj, Kosovën, ku është përqëndruar, dhe nuk mund të ishte ndryshe, pasi që të zhvillosh një veprimtari tipike politike, më së pari duhet të përcaktosh polis-in ku do të veprohet.

Po AK-ja, që si polis ka përcaktuar Shqipërinë Etnike, si mund të kornizohet brenda politikës së një polis-i si Shqipëria Londineze ?

Edhe në rast të kthimit në subjekt politik, AK-ja, nuk mund të kornizohet si e majtë apo e djathtë në Shqipëri, pasi këto korniza i kanë vendosur të tjerët, i ka vendosur dialektika komunistë-antikomunistë, me rrënjë konfliktin Parti Komuniste vs Balli Kombëtar të 1943-1944.

Pra, AK-ja, objektivisht do e ketë të vështirë të gjejë shumë hapësira diskutimi tek kushtet e vetëvendosura të Albinit, sepse atëherë do t’i duhej të çnatyrohej, pasi kushtet e Albinit e godasin AK-në në esencën e saj.

Megjithatë mendoj se vetëvendosja e kushteve nga Albini, anipse është hap i gabuar, tregon që ka një vullnet për mosinjorim të ndërsjelltë. Në thelb, nëse çështja kombëtare do të ishte motori unik i Vetëvendosjes, do të kishte hapa gjigandë përpara, por Vetëvendosja në ndryshim nga Aleanca KuqeZi, ka dy motorë (parimet kombëtare dhe parimet e majta) dhe kjo e vështirëson ndjeshëm bashkëpunimin real, sidomos në kushtet kur nga qëndrimi i AK-së ndaj parimeve të majta, duket se varen gjithë mundësitë e bashkëpunimit.

Duke parë simpatitë e logjikshme të ndersjellta mes përkrahësve të dy lëvizjeve, sidomos të atyre që e shohin Bashkimin Kombëtar, si e vetmja çështje e bindje e thellë, që i lidh tek këto lëvizje, sipas gjasave ato simpati do të përkthehen në presion të dyfishtë e atëherë do të shohim nëse Albini do t’i marrë parasysh apo jo. Kjo besoj do të jetë prova e zjarrit, kur mbështetësit e nacionalizmit historik shqiptar, përtej çdo konsiderate të spektrit politik, do të kërkojnë kanalizimin e vullnetit te tyre, drejt  Vullnetit Kombëtar.

Ledjan Prifti

33 KOMENTE

FERDEROVA

22/01/2012

arrow

PO PRISNIM REAGIMIN JUAJ…NGA GOJA E SHKRIMI I KRESHNIKUT..E SE ESHTE AKOMA NJE NISMETARE SI KRYETARE..por na falni ,kure kete qendrim…
LEDJANA..po lexoja qorrsokaku….dhe imagjinuam e besuam nje pozicion tjeter juajin SOT!
NUK ME BEN DORA TA JAP SHARRE…me afroni nje nr ..tel te stafit juaj drejtus ose juajin..per detajet..
SOT A E DINI JU SE PO E NDJEKIM ME TENSION PROTESTEN ETYRE ..DHE RRJEDHJEN E NGJARJEVE NE KOSOVE!A E DINI SE LIRIA E KOSOVES =LIRIN E KOMBIT?ATJE ESHTE THEMBRA E AKILIT PER MISIONIN JUAJ,JONIN E KUJDO PATRIOTI SHQIPTARE.
JENI TE RINJ DHE DUHET TI KALONI BARJERAT E TE VJETERVE..ATA SOT JANE NE NEVOJE MBESHTETJE-A MUND TA BENI ME NJE DEKLARAT?
AKOMA A MUND TI NDIHMONI ME SUGJERIME E VENDIME TE PERBASHKETA?…
VET BESOJ SE JU ,JO VETEM SE JENI NE TIRANE ,POR KENI KAPACITETE INTELEKTUALE ME SHUME SE VV…DHE BESOJME QE S’DO I KURSENI PER TE QENE NE KRAH TE ALBINAVE…
SA NISA DICKA TE MOMENTIT PER TA ..UNE -QE S’JAM JU…po ta afroj bruto lexoje e percille:

ME QE PARLAMENTI I KOSOVES NDRYSHOI LIGJIN E RECIPROCITETIT TE DOGANES..E KTHEU KU QE SI SKLLAV JU KENI TE DREJTENSI VIJON.
MUND TE NDRYSHONI PROGRAM-RRETHONI PARLAMENTIN ,E KERKESAT COJINI NE NJE STAD ME LART!ATY KU JENI VESHTIRE PER SHUME GJERA E KENI…MES MALESH PAK JU SHIKOJNE E PAKES JU DEGJOJNE…percilljani trimit ALBIN..ju lutemi
Njohje gjenocidit 1999 e falje!njohje te shtetit kosoves e falje per vones!serbia ne vendin e saj-bojkotit e barbarise se saj -me bojkot kosovaro-shqiptare!

FERDEROVA

22/01/2012

arrow

JU LUTEMI ,TERHIQENI KETE SHKRIM…SI STAF DREJTUS I KESAJ ALEANCE NA AFRONI NJE MUNDESI KOMUNIKIMI..TEL.FAX..EMAIL.. KERKUAM E NUK GJEJME ASGJE?!TE IZOLUAR KESHTU?!
URGJENT O VENDOSNI PER BASHKPUNIM NE KETE SITUATE ME VV ,OSE HESHTNI ,KUR TE JENI GATI…
BESOJME TEK RINIA..POR JO KESHTU…KUR MBANI KETE QENDRIM MES JUSH TE RINJVE-VAJ ME DET ME KASTAT E ME BARBARET NGADO…BASHKIMI NUK ESHTE I LEHTE…DIM QE KENI PAK PERKRAHJE..POR NE CDO MOMENT MUND TJU BRAKTISIN..
URGJENT NJE RRUGE PER KOMUNIKIM ,JO PUBLIK!DESHIROJME MBRVAJTJEN JUAJ SI RINI…NUK NA INTERESOJN NGJYRAT ,DALLIMET …VOGELINA PER KOHEN KU JETOJME ,E PER FATIN E VESHTIRE TE KOMBIT COPE COPE.. JEPNI DOREN E BASHKPUNIMIT ..MESHOJINI KESAJ..ATJE KU JU DUKET E DREJT MBESHTETNI…JU PRESIM..

Ledjan

22/01/2012

arrow

Pershendetje Federova!

Me duket se e keni keqkuptuar shkrimin. Nuk ka lidhje me protesten e sotme, por eshte thjesht nje interpretim personal i pergjigjes se Albinit.
Nuk ka per panik ne kete mes, as nuk eshte prishur kush me kend, Albini kur vepron ne emer te kombit ka mbeshtetetje masive ne gjithe trojet shqiptare e ne diaspore.

Por ne kete shkrim, trajtohen disa çeshtje te tjera, jo protestat.

Aleanca KuqeZi eshte gjitheperfshirese, nuk ka bere asnjehere dallim ngjyrash, bindjesh politike apo fetare, rendesi ka perkushtimi ndaj çeshtjes kombetare, por bashkepunimi kerkon te pakten dy pale.

Ju uroj nje mbremje te kendshme e gjithe te mirat !
L. Prifti

Beni

22/01/2012

arrow

A ka AK nje grup drejtues a keshill a si funksionon ? Kudo na shfaqet vetem z. Spahiu e disa te rinj me flamura ne duar. Kush eshte AK, cilet njerez e perfaqesojne? VV eshte krejt e kunderta. Nese te gjithe i njohin kontributet e Albinit apo te tjreve drejtues te VV, per AK nuk dine asgje, vetem slogane.
Flm

plarent

22/01/2012

arrow

Ledjan pershendetje!
Eshte e vertete ajo qe thua, ne lidhje me bashkepunimin. AK akoma nuk ka nje strategji te qarte ne fusha konkrete te politikes. Normal qe VV ka marre pozicionin e saj politik dhe eshte pozicionuar ne krahun e majte, gje qe per momentin nuk perputhet me AK pasi kjo e fundit eshte gjitheperfshirese. VV me AK kane çeshtjen kombetare si pike te perbashket, por eshte shpejt te flasesh per politika konkrete te zhvillimit. Nese AK do te kthehet ne parti politike dhe nese do mbaje qendrim gjithperfshires, do kete ne programin e saj politika qofte te majta dhe te djathta.
Te uroj gjithe te mirat

    Ledjan

    23/01/2012

    arrow

    Pershendetje Plarent!

    Ne fakt ketu tek gjitheperfshirja rrotullohet gjithe çeshtja.

    Besoj se patriotet e/o nacionalistet shqiptare, duhet ta shohin politikeberjen sipas standarteve klasike e majte- e djathte, si diçka qe duhet absolutisht t’i nenshtrohet çeshtjes kombetare dhe jo si pengese per bashkepunim.

    Polis-i ku mund te zhvillohet kjo dialektike klasike e majte- e majte, duhet te jete Shqiperia e Bashkuar, derisa ne nuk kemi polisin eshte e kote qe te kapemi pas llogoreve politike, i majte- i djathte apo llogoreve fetare.

    Drejtimi ekonomik duhet te jete pragmatik, ne funksion te çeshtjes kombetare, jo vendimtar ne dallimin e nje levizjeje nacionaliste nga nje tjeter.

    Naten e mire e gjithe te mirat edhe ty !

FERDEROVA

22/01/2012

arrow

NUK NA BIND…O RINIA NE ELIT O KORRUPSIONI DO JU GRIJE..

Aleanca Kuqezi, programi politik: Bashkim kombëtar
» Dërguar më: 22/01/2012 – 09:26

Lajme te ngjashme
Flamuri kuqezi, skandal diplomatik Imami-Poposki
• Datë: Jan 22, 2012
Tedi Blushi

Aleanca Kuqezi e ka tashmë programin e saj politik, në thelb të të cilit qendron pikërisht bashkimi i trojeve shqiptare. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar dje ekskluzivisht platformën e plotë qeverisëse të “kuqezinjve”, të cilëve iu ka mbetur tashmë vetëm ta zyrtarizojnë “de jure” shndërrimin e lëvizjes së tyre në një forcë politike, që mendohet të marrë pjesë në garën elektorale të 2013-ës. Programi politik prej 5 faqesh i Aleancës Kuqezi bazohet në 10 shtylla kryesore. Prioriteti kryesor është pikërisht bashkimi kombëtar i shqiptarëve si një shtet në funksion të të cilit propozohet fillimisht krijimi i një “Bankë Kombëtare” ku të mblidhen dhe garantohen të gjitha kapitalet shqiptare. Programi adreson zgjidhjen e problematikave të vërejtura në proceset elektorale në funksion të së cilës premtohen zgjedhje të lira e të drejta nëpërmjet votimit ose numërimit elektronik për t’i dhënë fund shitëblerjes së votës. Aleanca Kuqezi në programin e saj premton kufizim të mandateve politikë të kryetarëve të partive, presidentëve, kryeministrave, kryetarëve të bashkive dhe komunave, në jo më shumë se dy mandate pa të drejtë përsëritje. Shtyllë kryesore e programit të saj është edhe hapja e dosjeve të të gjithë bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit apo të agjenturave të huaja antishqipëtare. AK premton zhvillimin e ekonomisë së tregut duke e orientuar atë drejt “kapitalizmit të vërtetë”, rritje të punësimit, nivelit të mirëqënies së qytetarëve, kapaciteteve prodhuese si dhe zhdukjes së monopoleve. Biznesit shqiptar, AK premton se do t’i garantohet “një legjislacion bazë me përparësi fillestare në çdo privatizim, prokurim, koncesion apo plan zhvillimi në çdo sektor të ekonomisë, industrisë, buqësisë, turizmit, telekomunikacionit etj”. Sa i përket çështjes së pronave, “kuqezinjtë” garantojnë në programin e tyre mbrojtjen e tokës bujqësore dhe trojeve nga ndërtimet e paligjëshme si edhe zgjidhjen e të gjithë vendimeve të padrejta në proçesin e kthimit dhe kompesimit të pronave. Ndërsa në lidhje me reformën në sistemin e drejtësisë, Aleanca Kuqezi angazhohet “të shkëpusë nga kontrolli politik Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese si dhe të rris standardet profesionale apo llogaridhënien. Përzgjedhja e gjyqëtarëve të lartë të realizohet ose brenda sistemit ose nga vetë populli por jo nga parlamenti (politika)”. “Gazeta shqiptare” boton sot të plotë programin politik të Aleancës Kuqezi.
***
ALEANCA KUQ E ZI
PRIORITETET PËR NJË SHQIPËRI TJETËR
ALEANCA KUQ E ZI, PREMTON SE:
1. SHQIPËRIA BËHET: nëpërmjet ndërtimit të një shteti të fortë juridik mbi themele kompromisi historik e kombëtar të të gjithë faktorëve politik, institucional dhe shoqëror për realizimin e një strategjie mbarëkombëtare të Shqipërisë së këtij shekulli të ri.
2. SHQIPËRIA BËHET: nëse përfaqësuesit e sovranit garantojnë zbatimin e parimeve kushtetuese të cilat janë sanksionuar në Kushtetutën e votuar nga populli më 1998 dhe ku shteti ka detyrimin të mbrojë dinjitetin, prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqënien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror si dhe “të përmbushë aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar” si dhe në bazë të nenit 8 “të mbrojë të drejtat e popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj” kudo ku shqipëtarët jetojnë në trojet e veta në Kosovë, Maqedoni, Mal të zi, Çamëri, Luginën e Preshevës apo në diasporë.
3. SHQIPËRIA BËHET: nëse vendosen standartet bazë të demokracisë dhe ndryshimit, nëpërmjet kufizimit të mandateve politikë të kryetarëve të partive, presidentëve, kryeministrave, kryetarëve të bashkive dhe komunave, në jo më shumë se dy mandate pa të drejtë përsëritje.
4. SHQIPËRIA BËHET: nëse shqiptarëve kudo që jetojnë u garantohet e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur si dhe u sigurohen zgjedhje të lira dhe të drejta duke e mundësuar nëpërmjet votimit ose numërimit elektronik për t’i dhënë fund shitëblerjes së votës.
-Shqipëria bëhet: nëse shqiptarëve në emigracion u njihet e drejta e votës dhe nëse ata përfshihen në një kuotë përfaqësimi në administratën dhe qeverisjen e re të vendit me qëllim inkurajimin e rikthimit të trurit në vend.
-Shqipëria bëhet: nëse shqipëtarët njohin dhe dinë për kë votojnë duke hapur dosjet e të gjithë bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit apo të agjenturave të huaja antishqipëtare, nëpërmjet një proçedure kushtetuese dhe nëse ligjërisht përjashtohen nga e drejta për të mbajtur funksione publike.
5. SHQIPËRIA BËHET: nëpërmjet ngritjes së një morali të ri politik, larg konfliktit dhe urrejtjes midis partive politike në të gjithë territoret shqiptare, një përafërimi të legjislacionit të shteteve shqiptare, përqasje kulturore, ndërveprimi politik, bashkëpunimi ekonomik, unifikimi arsimor, shkëmbimi akademiko-shkencor dhe bashkimi shpirtëror.
– Shqipëria bëhet nëse zhvillimi i ekonomisë së tregut do të priret drejt kapitalizmit të vërtetë, për qasjen sa më të mirë ligjore, për një zhvillim të qëndrueshëm, në rritje të punësimit, nivelit të mirëqënies së qytetarëve, rritje kapaciteteve prodhuese.
-Shqipëria bëhet nëse konsiderohet i korruptuar çdo vendim politik, politik dhe shoqëror i cili i ka dhënë përparësi iteresit ekonomik të një pakice, duke shmangur interesat e shumicës dhe në abuzim të funksioneve publike.
-Shqipëria bëhet nëse shqipëtarëve u garantohet e drejta për informim. Media në tërësi si dhe televizionet publike në veçanti të bazohen në programe me karakter kombëtar, t’u kthehen qytetarëve dhe dalin jashtë kontrollit politik.
6. SHQIPËRIA BËHET: duke çliruar pasuritë kombëtare nënujore, nën tokësore, bregdetare, malore, nga të gjitha koncesionet apo prokurimet korruptive, skllavëruese, të pabarabarta dhe rënuese për ekonominë e vendit.
Biznesit shqiptar t’i garantohet një legjislacion bazë me përparësi fillestare në çdo privatizim, prokurim, koncesion apo plan zhvillimi në çdo sektor të ekonomisë, industrisë, buqësisë, turizmit, telekomunikacionit etj.
-Shqipëria bëhet nëse toka bujqësore punohet, nuk braktiset apo lihet djerë, nëse fermerët kreditohen dhe nuk lihen në mjerim, nëse burimet ujore shfrytëzohen si një nga vendet me nivelin më të lartë të tyre në botë, nëse turizmi zhvillohet 12 mujor dhe nëse territori pastrohet dhe bregdetin nuk e mbulojnë plehrat. Turizmi kulturor dhe historik shqipëtar duhet të zhvillohet dhe frekuentohet në çdo qytet brenda apo jashtë kufijve aktual.
-Shqipëria bëhet nëse krijohet një Bankë Kombëtare ku të mblidhen dhe garantohen të gjitha kapitalet shqiptare.
7. SHQIPËRIA BËHET: nëse krijojmë një shtet që vendos kontrollin mbi territorin. Toka bujqësore dhe trojet duhet të mbrohen nga ndërtimet e paligjëshme si dhe të zgjidhë të gjithë vendimet e padrejta në proçesin e kthimit dhe kompesimit të pronave. Shteti të ketë detyrimin që në mënyrë të njëjtë të mbrojë me ligj si pronën private dhe atë publike si dhe të garantojë tregun e lirë.
8. SHQIPËRIA BËHET: nëse në Shqipëri ndërtohet një model sistemi drejtësie ndryshe, i cili të shkëpus nga kontrolli politik Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese si dhe të rris standardet profesionale apo llogaridhënien. Përzgjedhja e gjyqëtarëve të lartë të realizohet ose brenda sistemit ose nga vetë populli por jo nga parlamenti (politika). Populli duhet të jetë pjesë e dhënies së drejtësisë ose nëpërmjet zgjedhjes gjyqëtarëve ose nëpërmjet sistemit të jurisë.
– Shqipëria bëhet: nëse jeta e njeriut merr vlerë dhe mbrohet nga shteti duke ulur nivelin e krimit kunder jetës, rritur sigurinë kombëtare, rendin publik dhe duke garantuar pronën dhe familjen.
9. SHQIPËRIA BËHET: nëse ndërton dhe zbaton një strategji të unifikuar të politikës së jashtme që buron nga kushtetuta e saj, respekton politikën e fqinjësisë së mirë, stabilitetin, integrimin rajonal në BE dhe NATO, bashkëpunon fuqishëm me SHBA duke respektuar parimet ndërkombëtare në kontribut të paqes, dhe demokracisë kudo në botë.
– Shqipëria bëhet nëse strategjia e politikës së jashtme do realizohet bazuar në një aksion mbarë shqipëtare në një tërësi të unifikuar prioritetetsh, në një plan të përbashkët veprimi me të gjithë faktorët shqipëtarë kudo që janë në trojet e veta apo diasporë nëpërmjet ngritjes të një shërbimi diplomatik të qëndrueshëm, atdhetar, profesional dhe etikë të lartë diplomatike.
– Shqipëria bëhët nëse gjithë faktorët përfaqësues kudo por edhe mbarë shqipëtarët punojnë për lartësimin e vlerave të identitetit tonë kombëtarë kudo në botë si dhe të përmirësojnë reputacionin tonë ndërkombëtarë dhe ndërprerjen e “largimit të trurit”, e t’u kthehet kahja drejt Shqipërisë.
-Shqipëria bëhet nëse sigurojmë kudo në haqësirat shqiptare qeverisje europiane që lufton korrupsionin, krimin e organizuar, pastrimin e parave si “armiq” të kombit, demokracisë, prosperitetit ekonomik, arsimor e shëndetësor, bazuar në trasparencë, legjitimitet, llogaridhënie dhe vendimarrje me bazë të gjerë demokratike.
10. SHQIPËRIA BËHET: nëse përmbushen të gjitha marrëveshjet dhe standardet e Bashkimit Europian por që në themelin e tyre të jetë rritja e standardit jetik, ekonomik, institucional, politik të popullit shqiptar dhe nëse të gjithë së bashku e konceptojmë integrimin si një popull që kemi një gjuhë, një histori, një kulturë, një të ardhme.
ALEANCA KUQ E ZI është e vetmja alternativë mbarëkombëtare e cila do t’i bashkojë shqiptarët si një shtet në Bashkimin Europian.

FERDEROVA

22/01/2012

arrow

SOOOOOOOOOOOS TRAZICIONIT ANTISHQIPTARE-ANTINJEREZOR-ANTIKOMBETARE!

KETE E BENI DOTVETEM SI RINI?
SE PO -OK!
ESHTE RRUGE SHUME E VESHTIRE..TE VJETRIT NE MBESHTETJE KUR NE DREJTIM..
SHPERSOJME TE MOS JETE FLAKE KASHTE-APO SHPRESE E RREME!
MERRNI TIMONIN VET SE PLEQTE BEN PLOT PERSHESH!

Shqipetari

23/01/2012

arrow

AK, unë ju dua fort (deri tani) me iniciativat dhe gjithçka që keni nisur, por këtë artikull nuk po e gëlltis dot pamvarësisht se po mundohem.
Gjithësesi dua tju kujtoj atë që Skënderbeu na mësoi shekuj më parë :

“BASHKIMI E BËN FUQINË”

Ju përgjërohem gjejeni gjuhën e përbashkët, mos e filloni mbrapsht sepse populli ynë i urtë thote “Ditë e mbarë duket që në mëngjes”

Me shumë respekt

Një Shqipëtar

toni

23/01/2012

arrow

Mire ju ka thene !
Jeni me 99% apo me 1%?
Sa per “nacional-komunizmin” i kemi degjuar keto nga Saliu.

dikush

23/01/2012

arrow

“Political Party” do me thene pale politike e jo pjese politike.

English 101 (basic english) !!!

Ledjan

23/01/2012

arrow

Pak rendesi ka pale apo pjese, parte ne italisht, partito ka te njejten zanafille, behet fjale per pjesen si e kundervene te teres (gjitheperfshirjes).

Toni, termi nacional-komunizmi perdoret gjeresisht, (mund ta kerkoni ne google) behet fjale per lidhjet mes regjimeve komuniste me nacionalizmat e vendeve perkates, çka eshte faktuar ne gjithe ish vendet komuniste.

Shqipetari, nuk keni pse merakoseni, mendime jane, nuk jane vendime.

beni

23/01/2012

arrow

Piks 7 domethene qe mos ta shendroni nacionalizmin ne shovinizem.
Si arive te klasat puntore e di ti.

Genci

23/01/2012

arrow

z.Prifi si duket AKQZ do te pije qumesht nga dy nena.
Kur te beheni parti politike do duhet e jeni te djathte apo te majte, nuk ka mes.
Por kjo nuk pamundson bashkpunimin e ndersjellte me VV.
Ajo qe ka dashur t’ju thote eshte qe duhet e beheni nje subjekt serioz politik me
program gjithperfshires.
Sepse nuk arihet bashkimi kombetar me kengetare dhe sportiste.

Mos e mer per ofendim, por mere si nje keshille qe vjen nga pervoja e nje aktiviteti 7 vjecar jashtinstitucional te Vetevendosjes.

taulanti

23/01/2012

arrow

Haha, po nuk e di se pse po nervozohesh?
Edhe Kreshnik Spahiu ne eminionin Intervisa ne Vision Plus tha
jemi te gatshem te bashkpunojme me VV si dhe gjith organizatat e tjera patriotike 🙂

Ermal Domi

23/01/2012

arrow

Vllezer dhe Motra Shqipetare ku do qe jeni. Uroj qe nje dite te gjithe se do behemi bashke dhe se do bashkohemi ne kauzat tona te drejta per tju siguruar nje te ardhme sa me te begate per femijve tane dhe gjeneratave qe do vijne. Pavarsishte klases politike aktule qe sheben fatkeqsish si katalizator dhe internacionalist per interesa jo Shqiptare kjo nuk duhet qe tna dekurajoje per ti ndrishuar gjerat per me mire dhe ne interes tone kombetare. Gjithe kete kohe poletikanet aktual (Pseudo Shqiptare), Mediat dhe Analistet mecenare te masmedias nuk rreshtin te sulmojne te ardhmen e ketij kombi duke sulmuar rinine Shqiptare vetem e vetem qe te ngrohin kolltuqet e tyre per interesa personale dhe mass internacionale. Keto individe apo pakice te shoqerise tone qe sulmojne lulet e Kombit nen sfondin e interpretimit te nacionalizmit nuk kane qellim tjeter veqse te treguarit te nje kulture primitivo provinciale principatesh. Te sulmosh rinine dhe lulet e kombit Shqiptare se duan Bashkim Kombetar eshte nje absurditet dhe nje hipokrizi ne vetvete se keture individve atakues ju duket vetevejta superior para pasqyreve te ekraneve televizive apo institucional. E drejta per Bashkim Kombetar eshte nje e drejte legjitime, Historike dhe eshte nje e drejte Vetvendosje bazuar ne parimet universale te barazive mes Kombesh. Pra une pergozoj iniciativen per bashkimin e gjithe spekterit politk dhe patriot Shqiptare rreth kauzave tona te perbashketa dhe qellimin tone legjitim per Bashkim Kombetare.

Ermal

23/01/2012

arrow

Te me falni per gabimet ne shkrimin e mesiperm se kam qene duke shkruar shpejt por shpresoj ta keni kuptuar thelbin e shkrimit cfare une doja te thoja. Faleminderit

Franc J.

23/01/2012

arrow

Përshëndetje të gjithve,
pse doni me ditë nga aleanca KuqeZi se çfarë janë: të djathë apo të majtë. Kjo e djatha dhe e majta është gjë që e ndahu kombin shqiptar në dy pale: Rozë dhe Blu, por shqiptarët nuk do të jenë në dy pale por do të jenë një: KUQeZI. Më duket se e kuptova mirë kur z. Spahiu tha se do të marrim të mirat nga të dy palet dhe të bejmë një gjë të veçantë, një politikë e vërtet SHQIPTARE. Dhe me gjithë atë që morra vesh në një intervistë në VizionPlus, z. Spahiu tha që në maj të këti viti do merret një vendim ku do të mblidhen mbi 8,000 anëtarë të aleancës për çështjën e partisë.

Franc J.

    Teuta

    23/01/2012

    arrow

    nuk duhet te futet perqarje mes AK dhe VV se te dyja kane per qellim BASHKIMIN KOMBETAR keshtu qe mundesisht te mos shkruhen fjal te tilla sepse humbet besimi tek qytetaret, tash eshte momenti e bashkimit te forcave si nga AK ashtu edhe nga VV,edhe pse une jam nga KOSOVA dhe e dua shume ALEANCEN KUQ E ZI por nje shkrim i tille duhet te konfirmohet nga zotri SPAHIU dhe besoj me bindje te plot se KRESHNIK SPAHIU nuk ka nje mendim te tille, e diqka te fundit kete mos e harroni BASHKIMI E BEN FUQINE pikerisht tash eshte momenti per bashkim fuqish.

Pleurati

24/01/2012

arrow

ne lindin perqarje midis AK-se dhe VV-se athere me t’vertet nuk kemi kuptuar asgje… nuk eshte mir…!

Agroni

24/01/2012

arrow

pavaresisht komenteve dhe analizave , personalisht mendoj qe deklarata albinit kushtezon bashkepunimin ne funksion te ngjyrimit politik. prandaj analiza me duket koherente dhe e domosdoshme ne menyre qe vv te qartesohet qe:1) do nje bashkpunim mbi bazen e idealit, patriotizmit e shqiptarizmit qe keto dy entitete (ak dhe vv)) ne pamje te pare ndjekin. 2) ose do nje bashkepunim te pakushtezuar sepse ngjyrimi vetem politik eshte shqiptaria dhe kjo mjafton te eklipsoj cfaredolloj ideologjie tjeter. per keto mendoj qe nje qartesim ne kete drejtim do ta bente bashkpunimin me te sinqerte dhe eksluzivisht ne dobi te shqiptareve dhe vetem shqiptareve. faleminderit

besian

24/01/2012

arrow

1- organizatë që e shtron drejt

2- merret aktivisht

3- të jenë të qartë politikisht

4- konsistent në adresimin e qëllimeve

5- nuk duhet reduktuar në formë dhe simbolikë

6- politika konkrete zhvillimore

7- duke mos qenë në dëm të popujve tjerë

Edhe Robert Langdon do e kishte pasur te veshtire te gjente kaq shume ne 1 pergjigje prej 3 fjalish…:P.Mos valle Albin Kurti eshte pjesetar i Prioratit te Sionit ?!…:PPP
Nqs Albini ka dashur te tregohet diplomat me kete pergjigje ,ja ka arritur.Sepse ne te vertet keto jane 7 limitet e AK-se se deritanishme, por per te cilat ka te gjithe kohen te korrigjohet dhe te plotesohet nqs udhehiqen nga ato ideale te cilat me mire se gjithcka,deri tani, i ka perfaqesuar vete emri i levizjes por qe ne vazhdimesi nuk do mjaftoj vetem ai.
AK sot mbart mbi supe barren e rikthimit te sistemit te vlerave ne popullin shqiptar .1 proces qe i nevojitet devotshmeri,gjitheperfshirje,rrespekt,perulesi por mbi te gjitha …KURAJO..!!
Kurajo per te folur (drejtesi,arsim etj), per te dale ne shesh, per te degjuar dhe pa u zgjatur dashur te zgjatem..kurajo per tu vetekorrigjuar…!
Shqiptaret e kane humbur sensin e perkatesise sepse e kane len, gjithmone, fatin e tyre ne doren e kombeve te tjera , duke mos lene rast pa u viktimizuar ,,sepse asnjeher skane pasur guximin te shohin nga vetja.Albin Kurti eshte nje risi per kombin tone per te vetmin fakt se ky patriot shqiptar ka treguar kurajo ne cdo hap te aktivitetit te tij politik duke mos i humbur asiher idealet e tij rruges.
Ledjani (pa dashje) ka nxjerr 7 pika ku AK duhet te punoje ne vijim te aksionit te saj politik.perndryshe nqs kjo levizje do vijoj me slloganin banal”te gjithe jane te keqinj,,,vetem ne jemi te mire” atehere kjo levizje nuk i sjell dot asgje te re shqiptareve sepse nuk ka kurajon per te mbajtur idealin e shqiptarizmit mbi supe…Megjithate , koha na prine…

    plarent

    24/01/2012

    arrow

    Une mendoj qe kombi Shqiptar duhet ne radhe te pare te beje nje analize te thelle vetvetes, ne menyre qe te nxjerri ne pah te gjithe problematiken dhe per te kuptuar pse ne keto 100 vite kombi Shqiptar gjindet ne kete realitet qe perjeton sot. Ne lidhje me aksionin politik mbi te cilin AK duhet te punoje, une mendoj qe AK duhet te beje nje marketing te mire per te hyre ne tregun politik, qe do te thote te manifestosh krahas slloganeve kombetare edhe projekte konkrete te cilat jane bindese qe mund te realizohen ne baze te asaj qe ofrojne burimet kombetare. Nje marketing i mire nuk eshte duke share te tjeret, por eshte duke ofruar projekte te beshme te cilat do sjellin produkte efiçiente ne te miren e kombit

Sejdi Veseli

24/01/2012

arrow

Në përgjithësi pajtohem me Programin dhe veprimet e Aleancës Kuq e Zi. Megjithatë do të shpreh një mospajtim timin, me shpresë se do të mirëkuptohet nga drejtuesit dhe mbështetësit e këtij subjekti gjithëkombëtar.
Nuk mund të pajtohem se “Aleanca Kuq e Zi është e vetmja alternativë e cila do t’i bashkojë shqiptarët si një shtet në Bashkimin Evropian”,sepse jam i bindur se shqiptarët duhet të ribashkohen në një shtet të tyre, para se të futen në Bashkimin Evropian. E them të ribashkohen, ngase bazuar në shumë fakte është e drejtë dhe e domosdoshme të thuhet dhe veprohet kështu, sepse ata kanë qenë të bashkuar, por forca e mujsharëve ndërkombëtar i ka ndarë dhunshëm, për hir të përmbushjes së orekseve të sëmura grabitqare të fqinjëve hegjemonist, dobiçëve të Ariut të Sibirit dhe të disa shteteve evropiane, të cilat as në ditët e sotme nuk mund të lirohen nga shpirti kolonialist….
S.Veseli)

Kosovari

24/01/2012

arrow

o zoooooooooottttttttt po me befason ky shkrim o ja sot ja kurre o AK o Vetëvendosje! o shpresa jone e vetme jeni ju.
nese nuk bashkoheni bashke per me ba shqiperin e madhe do te jete vdekje per shqiptaret.
o vllazen vetem bashkim dhe vetem bashkim,per me mujt me e ba shqiperin e madhe.
aman po ju lutem juve te AK-se dhe te VETËVENDOSJES! o qoni ne vend amanetin e deshmoreve qe na kan than me ba shqiperin e madhe,ose vaj halli per shqiptaret qka ka me na gjet per neve,kan me na nda e kan me na perqa te huajte sikur tani qe po lun serbia qysh po don me neve.
o nese jeni shqiptar me zemer po ju kerkoj te keni nje zgjidhje te bashkoheni dhe ta beni shqiperin e madhe siq ka qene me 111.008 km2 ose do te detyrohemi te marrim rrugen e mergmit se perndryshe nese nuk bahet shqiperia e madhe ma mire me vdek.
JA SOT JA KURRË – Aleanca Kuq e Zi Në Shqipëri – Lëvizja Vetëvendosje Në Kosovë.
Dhashtë Zoti qe te bashkoheni sa me shpejt.
Rrnofshit Sa Malet e Shqiperis z.Keshnik Spahiu e z.Albin Kurti.

Hotjani

28/01/2012

arrow

I dua shume keto 2 levizje…por nje shkrim i tille eshte shume i damshem..bile damton shume AK…duke folur me shume bashkombas ..kan mbetur shtang..si nje njeri si z K.Spahiu lejon nje shkrim te tille te dal ne emer te AK…kete duan te shofin mafiozat ne Kosove e Shqiperi qe qeverisin…z K.Spahiu duhet te kete kujdes per shkrimet qe behen ne emer te AK . Une besoj se nje gje e tille kurr nuk do te ndodhete nga z A.Kurti…Te dy jene shpersa e Kombit…Ju pershenet nje Malsor qe edhe sot na shiti mafiozi Berisha …na shiti Mailt te Zi …njejte si komunistat …Ju pershendes shume nga Traboini i Dede Gjon Lulit..

Hotjani

28/01/2012

arrow

woooowwwww mbeta shtang nga AK

Ledjan

28/01/2012

arrow

Pershendetje Hotjani, edhe ju keni anashkaluar thelbin, ju lutem lexoni ‘Domosdoshmerine e tejkalimit te se majtes e se djathtes shqiptare’, qe eshte pjesa e dyte, per te kuptuar me mire shkrimin.
Gjithe te mirat!
L. Prifti

Hotjani

28/01/2012

arrow

Me keso shkrimesh kurr sdo ti bejsh as 200.000 e jo ma 1.000.000 shqiptar ne AK..keto shkrime cojne jashte numrit qe flet..Ju dua shume ..shpresa jone eshte ne 2 levizjet…..kujdes se me keso shkrimesh i behet qefi mafiozave ne qeveri..Saliut e Thacit…pershendetje nga Malsori

    Ledjan

    28/01/2012

    arrow

    Malsori, sikunder jam shprehur me lart ndaj nje komentuesi, mos u shqetesoni se jane mendime, nuk jane vendime.
    Duhet te mesojme t’i degjojme mendimet e njeri-tjetrit, t’i rrahim çeshtjet me gjakftohtesi e gjykueshem, bashkimi kombetar eshte nje rruge ku duhet te hecim bashkarisht pa kushte.
    Qe te bashkohen shqiptaret e te kemi vetem nje Shqiperi, duhet te kemi edhe nje qendrim unik te patrioteve, per kete po punohet.
    Thaçit e Saliut po u vjen fundi, sa me te forte jane patriotet shqiptare aq me i afert eshte fundi i tyre.

shqipetarja nga merkimi keken mbrapa nga shqiperia e madhe

28/01/2012

arrow

AMANET O VELLAZER SHQIPTAR BEHUNI BASHK SI NJI GUR I PALUHATYR DHE NGJALLNI SHPRESAT E GURBETQINJVE PERPARA SE TE BAHET VON MOS TE NA ASIMILOHET RINIA MOS TE NA LINDIN FOSHNJET PA KURFAR SHPRES PER NJI TE ARDHME ME TE MIR PA NJI SHQIPERI TE MADHE PA NJI KOMB TE BAHKUAR RRNOFT KOMBI SHQIPTAR RNOFT RINIA SHQIPTARE KU DO QE TE JEN TE BASHKOHEMI RETH FLAMURIT KUQ E ZI ME NJI QELLIM PER BASHKIMIN KOMBETAR

Hotjani

28/01/2012

arrow

Ledjani i nderuar…kam shqetesim..se kete e perdorin trafikantat ..Thaci e Berisha..e nuk kam deshire te shof mosmarreveshje ne mes te ketyre 2 levizjeve atedhetare..keto levizje jane shpresat tona kudo qe jane shqiptaret te ndare…nuk eshte mire me akuzue vetevendosjen… i dua te dyjast shume se kan nje IDEAL “Bashkimin Kombetar” por s’duhet tu jepet shance Thacit e Saliut ( kukllave te serbise) sduget tu jepet matrial per shperndarje…se ashtu ju zgjatet pushteti..me nderime Malsori..une jam me fjalen e Heroit Kombetar “Dede Gjon Lulit” qe ka thane ..”Deri aty qe shumica e popullsise jane shqiptare..deri aty ahste Shqipni” e keto 2 levizje jane ashtu..ju pershendes..

Nje Shqiperi

06/02/2012

arrow

U rrita n”Kosove me enderra per Shqiperine…
cmova shume Enverin,
tash urrej Hashen e Saline…

U plaka n’gyrbet… me mall per Shqiperi…
vetem nje mund t’na bashkoje,
Vetevendosja Kuq e Zi!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen