ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Kush s’do Aleancën, nuk do Shqipërinë

Nga Arben Duka

1.Kush s’do Aleancën,

flamur kuq e zinë,

s’do mëmën e tij,

nuk do Shqipërinë!

2.Në skenë historia,

atë e ka thirrur,

ç’mund t’i bëjnë viganit,

ca zëra të ngjirur?!

3.Ajo quhet popull,

zot i gjithëpushtetshëm,

ai sfidon kohërat,

se është i përjetshëm!

4.Ai është e djeshmja,

e sotmja që flet,

ai është e ardhmja,

dhe për mijëra vjet!

5.Është kryefjala,

e gjithë fjalëve sot,

historia kurrë,

s’të thërret më kot!

6.Kush është kuq e zi,

është në vijë të parë,

nuk ka gjeneralë,

po vetëm ushtarë!

7.Po ka veç ushtarë,

kombin si betim,

nuk lufton për grada,

po veç për bashkim!

8.Çdo shqiptar vetveten,

aty do ta gjejë,

ndaj dhe do fitojë,

ajo çdo betejë!

9.Ajo është Lëvizje,

dallgë e furtunë,

ndaj dhe krejt natyrshëm,

aty gjendem unë!

10.Ndaj dhe mëmëdheut,

i them përsëri,

jo ç’bën ti për mua,

po ç’bëj unë për ty?!

11.Në kalanë e madhe,

dhe unë vë një gur,

unë veç këngën kam,

pushkë dhe flamur!

7 KOMENTE

Plarent

27/01/2012

arrow

KJo vjersha ka shume fjale te bukura. Por eshte si ajo thika me dy presa. Aleanca eshte nje levizje qe po kerkon te ngjalli ndergjegjen civile tek shqiptaret per ribashkimin kombetar. Eshte thike me dy presa sepse dikush mund ta interpretoje ndryshe duke e konsideruar si nje imponim qe o je me ne o sje shqiptar. Une mendoj qe AK duhet te oraganizoje dhe te therrase popullin ne nje referendum nese eshte per ribashkim kombetar. Kjo do ishte dicka konkrete qe me inisiativen e saj AK do linte gjurme ne historine kombetare. Nqs do mbesim ne kuadrin e fjaleve asgje nuk do zgjidhim.Uroj qe shqiptaret ti bashkohen thirrjes se AK per ribashkim kombetar.

europeisti

28/01/2012

arrow

blah…te kujton poezite per xhaxhin Enver dhe nenen parti…

    belamable

    05/02/2012

    arrow

    Po cfare zhanri poezi te shijon ty more eunuk i peshtire.Poezi te tilla detyrimisht perdorin pathosin pasi eshte veta tema qe ja detyron.

E dua dhe un Shqipèrinè

31/01/2012

arrow

Nuk bashkohet Shqipèria me poezi e filosofi apo politika tradicionale
E dua Shqipèrinè ndoshta mè shumè se sa disa tè Alencès

Erald

03/02/2012

arrow

Prandaj ne duhet qe me cdo kusht te perkrahim AK,qeveria aktuale eshte e interesuar te coptoje e poshteroje kombin,eshte kundra bashkimit te trojeve shqiptare,shet e fale detin,e lloje veprimesh antishqiptare.Prandaj ne Shqiptaret duhet te kontribojme qe te largojme kta plehra tona nga pushteti,interesat e tyre jane pro sllave e greke.Shikoni maqedonsit aq urrejtje qe kane per ne,dhe kenget qe kendojne kundra Shqiptarve dhe qeveria jone heshte. Valle kete legena pushtetare kujte i sherbejne?

dikush

05/02/2012

arrow

“Kush s’do Aleancen, nuk do Shqiperine”, c’far ego

xhino

15/02/2012

arrow

AK Eshte nje diell per SHQIPERINE e varfer dhe te sfilitur nga dimri i korupsionit dhe i kriminalitetit
AK Eshte gjaku i ri ne trupin e lodhur te SHQIPERISE se semure
AK Eshte shprese per rinine shqiptare
AK Eshte vdekja e armikut te kombit shqiptar

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen