ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Kur populli bashkëpunon, injorantët zhduken!

Nga Faik KRASNIQI

Populli frikacak mbetet pa shpresë. Për injorantët ka edhe diagnozë. Ku janë studentët dhe rinia e këtij shteti? Nuk ka reforma pa protestat e studentëve dhe rinisë së një shteti. Nuk është zgjidhje e një popullate pa shpresë, vetëm liberalizimi i vizave. Liberalizimi i vizave nuk është zgjidhje për ta zbutur varfërinë tek shqiptarët.

Si mundet që vetëm shqiptarët në Ballkan të mbeten pa shpresë? Në Shqipëri pa shpresë, në Kosovë shqiptarët pa shpresë, në Arbëri (Maqedoni) shqiptarët pa shpresë, në Malësi (Mal të Zi) shqiptarët pa shpresë, në Kosovën Lindore (Luginë të Preshevës) shqiptarët pa shpresë. Në disa raste duhet t’ia hedhim fajin edhe popullit e jo vetëm politikanëve. Politikanët tanë nuk pranojnë as krizë, as paaftësi, as korrupsion, as krim të organizuar, as nepotizëm, asgjë, vetëm propagandojnë si në kohën e komunizmit vetëm për suksese, suksese, suksese…

Ku po shkon shoqëria kur institucionet nuk kanë as në periferinë e vëmendjes së tyre qytetarin dhe hallet e tij, e aq më pak trurin e këtij vendi. Ku janë intelektualët e mirëfilltë të këtij vendi, pse kanë rënë në gjumë dhe e kanë lënë fatin e këtij shteti në duart e injorantëve, hajdutëve dhe analfabetëve me diploma? Si në çdo vend tjetër edhe te ne intelektualët, duhet të jenë në pararojë të vendit. Atyre, duke marrë pjesë në jetën politike, juridike, administrative dhe ekzekutive, ju lind e drejta t’i shpjegojnë popullit si punon Kuvendi, qeveria, administrata shtetërore dhe shumë organizata të pavarura.

Këtë transparencë nuk e dëshiron politika dhe kërkon të mbajë duart larg nga populli, për të mbajtur korrupsionin të panjohur dhe brenda rrethit të saj të kuq. Mendoj se intelektualët sot te ne janë bërë pjesë e një tregu politik të turpshëm, ndërsa pjesa tjetër heshtin duke ruajtur kështu vendet e tyre të punës. Populli e kërkon transparencën mbi ligjet sepse nuk e kupton anën juridike të tyre, çfarë përfiton nga ato. E do transparencën ku vënë taksat e tij, mbi borxhin e brendshëm dhe atë të jashtëm, çfarë çmimi ka ky borxh mbi çdo shtetas, kush i ka marrë me koncesion pasuritë e popullit, janë fantazma apo firma private serioze.

Kështu mund të themi për gjithçka dhe këtë duhet ta bëjnë intelektualët që duhet të jenë në pararojë të vendit. A nuk po e shohin intelektualët e mirëfilltë se në këtë vend po investohet me të madhe nga kjo politikë e korruptuar dhe injorante, për të prodhuar sa më shumë injorantë dhe analfabetë me diploma, e në anën tjetër për të përjashtuar dhe izoluar intelektualin dhe talentin e vërtetë? A nuk po e shohin se jemi i vetmi vend në Evropë ku pafundësisht prodhohen mediokër që ulen qetë-qetë në karriget e pushtetit? Nuk ka zhvillim ekonomik pa bashkëpunim të sjellshëm me njëri-tjetrin, dhe derisa populli nuk bashkëpunon me njëri-tjetrin, injorantët nuk do të zhduken kurrë.

Sot

NJË KOMENT

Mergimtari.

07/03/2012

arrow

Pershendetje zotri FAIK edhe pse nuk te njof te uroj per ket shkrim shum te qelluar,dasht ZOTI I MADH e zgjohemi nga gjumi se per ndryshe mjer per ne .Une jam nje mergimtar qe 20 vite ne perendim,jam shum ,shum shum i deshprum me te arriturat si ne kosove ashtu edhe ne shqiperi , me vjen turp te prezentohem prej nga vi ktu ne perendim. Edhe ni her lutje ZGJOHUNUI,ZGJOHUNI ZGJOHUNI te pakten ti dergojm kta far SULLTANAT ne burg te perjetshem se na e pin edhe gjakun.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen