ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Kur nuk na bashkon Berlini, si mund të na bashkojë Brukseli!

kreshnik-spahiu7

Nga Kreshnik Spahiu

Aleanca Kuq e Zi

 

Skandali më i fundit për lidhjen e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe deklarata e qartë e ambasadores së Gjermanisë në Tiranë për përgjegjësinë e palës shqiptare në këtë dështim, është vetëm një tregues që paria politike në Shqipëri dhe Kosovë është jo vetëm kundër këtij bashkimi me fjalë, por edhe me vepra.

Ndërsa në Tiranë kryeministri i skandalit po mundohet t’i verë kapele “mafioze” duke nxjerrë “kryemafioz” as më shumë as më pak bankën gjermane, financuese të këtij projekti, në Prishtinë kryeministri Thaçi, i pyetur nga gazetarët, kërkon më shumë informacion dhe kohë për të kuptuar çka po ndodh.

Sjellja prej struci, vetëm sa irriton njerëzit.

Partitë politike në Tiranë dhe Prishtinë për të qenë në rregull “politikisht” thonë se do të bashkohemi në Bruksel! Këtë e kanë me gjithë mend, ndaj nuk bëjnë asnjë përpjekje për t’u afruar me Brukselin. I pari projekt perëndimor që ndihmonte realisht bashkimin ekonomik mes dy vendeve, dhe sidomos pavarësinë e tyre nga Serbia, jo vetëm që sabotohet në sytë e të gjithëve, por mbrohet dhe sabotimi si ndershmëri në sytë e të gjithëve. Vetë kryeministri i Shqipërisë bëri të ditur publikisht detaje dhe shumë më turpëruese për të. Ai tha se pala tjetër (nënkupto gjermanët) ka pasur dhe pretendimin se firma fituese që kërkon Berisha është një firmë boshnjake që nuk e ka njohur ende Kosovën, por kjo për Berishën nuk ishte problem. Përfytyroni që Berlini është më i interesuar për Shqipërinë dhe Kosovën se kryeministrat e dy vendeve, të cilët, nuk i bashkon dot Berlini, por sipas tyre do t’i bashkojë Brukseli. Ky është tregues i qartë se ne qeverisemi nga dy qeveritë më të korruptuara në kontinent! Me dëshirë dhe vullnet të plotë të qeverive shqiptare këtej dhe andej kufirit kemi mbetur në vendin e fundit sa i përket integrimit! Qeverisemi nga dy qeveri që janë si kundër integrimit, ashtu edhe kundër bashkimit.

Pse punojnë kundër bashkimit me njëri-tjetrin paria në Kosovë dhe Prishtinë? Duan të jenë secili “më i mirë i pari në katund se i dyti në qytet?!”

Pothuaj 100 vjet më parë Kosova iu nda dhunshëm Shqipërisë dhe sot po dhunshëm mbahen larg njëri– tjetrit. Pas 100 vjetëve nuk janë të huajt që po na pengojnë bashkimin. Nuk janë të huajt që duhet të fajësohen se pse vendi bën hapa prapa në ndërtimin e shtetit ligjor, pse ekonomia po futet në spiralen e krizës, pse korrupsioni ka kapur çdo hallkë të qeverisjes, pse administrata publike është kthyer në strehë të ngrohtë të militantëve dhe të paaftëve, nuk është faji i të huajve që qeverisja dhe administrata ndërtohet me përqindje partiake. Nuk janë të huajt që na sabotojnë ndërtimin e projekteve që i shërbejnë si Kosovës ashtu edhe Shqipërisë. Rasti i fundit është turpërues për shqiptarët, kur pala gjermane është më shqiptare dhe më e dhimbsur për një projekte në pavarëson nga Serbia se dy kryeministrat që shansin e vetëm për të mbretëruar kanë izolimin dhe korrupsionin.

 

NJË KOMENT

alben

28/04/2012

arrow

POLITIKANET SHQIPTARE DUEN VRARE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
EJA MARRIM LITARIN!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen