ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Kur duan të bëjnë kandidat në BE me zor!

kreshnik

Kreshnik Spahiu – Sot në Tiranë do të mbërrijë komisioneri Fule për të parë në terren se sa progres është arritur pas 3 viteve ngërç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Natyrisht që Kryeministri i Shqipërisë vështirë të ketë ndërmend të flasë për standardet dhe 12 rekomandimet, pasi ai do jetë gati me një nga kopjet e ftesës së 100-vjetorit për ta joshur të marrë pjesë dhe për ta përdorur edhe komisionerin Fule, siç bën me shumë nga ndërkombëtarët. Madje nuk është çudi që të thotë se e ka ftuar të marrë pjesë në festën e 100-vjetorit të pavarësisë.

Në të vërtetë, Kryeministri është pa rrugëzgjidhje pasi nuk ka për çfarë të diskutojë tjetër.

-Reforma zgjedhore ka tre vjet e bllokuar dhe nuk është bërë asnjë hap përpara as në debatin dhe as në infrastrukturën zgjedhore, me përjashtim të një autografi për të gënjyer 26 partitë e vogla dhe kur dihet se sistemin ai nuk do ta ndryshojë kurrë.

-Dekretet e Gjykatës së Lartë janë bllokuar prej 6 muajsh dhe qeveria po pret zëvendësimin e presidentit për të rrëzuar emërimet aktuale dhe për të vendosur njerëzit e tyre politikë.

-Gjykata Kushtetuese ka tre anëtarë që kanë përfunduar prej tre vitesh mandatet, por që Parlamenti dhe mazhoranca kanë paralizuar votimin e 1/3 së anëtarëve të saj, sepse qeveria kërkon të mbajë kontroll politik në vendimmarrjen e gjykatës.

-Këshilli i Lartë i Drejtësisë prej 3 muajsh nuk funksionon më, pasi ministri i Drejtësisë nuk lejon një votim të zgjedhjes së zëvendëskryetarit të propozuar nga Presidenti i Republikës.

-Këshilli i Sigurisë Kombëtare, praj tre vitesh nuk mblidhet dot nga bojkoti i Kryeministrit dhe ministrave të kabinetit.

-Imuniteti i deputetëve dhe gjyqtarëve ende mbetet një tabu dhe pengesë kushtetuese për hetimin, gjykimin dhe luftën kundër korrupsionit.

-Reforma parlamentare as që ka ndërmend të ecë përpara, sepse Kryetarja e Parlamentit nuk e koncepton veten dot si “spikere”, por e quan veten numrin 2 të shtetit.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka shënuar vetëm hapa prapa.
Për më tepër, edhe aty ku duket se ka një hap përpara, nuk është çudi që pas një viti (viti i zgjedhjeve parlamentare) të bëhen sërish dy hapa prapa.

Shkurt, qeveria shqiptare dhe bashkë me të edhe opozita parlamentare nuk duan të bëjnë asnjë reformë serioze. Dëshira e përbashkët si e zotit Berisha ashtu edhe e z. Rama është që të mos afrohemi në BE! Nuk kanë asnjë interes (personal dhe partiak). Në mënyrë paradoksale në Bruksel duan të na japin statusin e vendit kandidat dhe në Tiranë bëjnë çmos që Shqipëria të mos e marrë statusin.

Takimi Berisha-Fule vjen në kuadrin e 3 viteve të humbura dhe një rasti të paprecedent, ku një shtet penalizohet nga BE dhe Kryeministri nuk mban përgjegjësi. Të gjithë shpresojnë që komisioneri Fule të mos entuziazmohet nga ftesat e 100-vjetorit apo “mikpritja” që i servir qeveria. Komisioneri Fule dhe Brukseli nuk duhet të përshëndesin reforma të paqena dhe të pabëra, ashtu siç gabuan, duke përshëndetur ndryshimet kushtetuese në 2008-n, duke duartrokitur një atentat që i bëhej sistemit politik dhe parlamentar. Sistemi politik dhe komunikimi institucional është i paralizuar dhe i bllokuar nga ethet e Berishës që nuk i iket nga pushteti dhe nga ethet e opozitës, që nuk i pritet të vijë në pushtet.

Ironia e fatit është se njerëzit që janë përgjegjës për mosfunksionimin e bllokimin e tregut shqiptar (dhe me këtë kuptoj hapësirën shqiptare) premtojnë tregun europian!

14 KOMENTE

Hermes bag

03/06/2013

arrow

Them already possesses 600,A thousand frequent clients, turning into honest procuring internet site. Hermes bag http://www.parishandbag.com

qwQxuAnD

03/06/2013

arrow

qwQxuAnD…

Kur duan të bëjnë kandidat në BE me zor! | AleancaKuqeZi.al – Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha…

d3 gold

04/06/2013

arrow

Kur duan të bëjnë kandidat në BE me zor! | AleancaKuqeZi.al – Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha d3 gold http://www.diablo3goldfast.com

D3 Gold

04/06/2013

arrow

D3 Gold…

Kur duan të bëjnë kandidat në BE me zor! | AleancaKuqeZi.al – Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha…

arrow

Cheap Ray Ban Sunglasses…

Kur duan të bëjnë kandidat në BE me zor! | AleancaKuqeZi.al – Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha…

iphone 5 deals

07/06/2013

arrow

Kur duan të bëjnë kandidat në BE me zor! | AleancaKuqeZi.al – Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha iphone 5 deals http://www.fas2fas.com/

discount ipad mini

11/06/2013

arrow

Kur duan të bëjnë kandidat në BE me zor! | AleancaKuqeZi.al – Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha discount ipad mini http://www.mini-angels.com/

herve leger clothes

11/06/2013

arrow

Kur duan të bëjnë kandidat në BE me zor! | AleancaKuqeZi.al – Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha herve leger clothes http://hervelegerclothes.6te.net

dress herve leger

11/06/2013

arrow

dress herve leger…

Kur duan të bëjnë kandidat në BE me zor! | AleancaKuqeZi.al – Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha…

vivienne westwood shoes

13/06/2013

arrow

The twentieth century, the rise of smoking, making small cigarette became the ladies attending the communicative place an ornament, small box-type offer decoration is put into the market. In 1929, the Hollywood superstar hot to make storage foundation, lipstick Pouch popular, all kinds of aesthetic bags, such as shells, football, door locks, vase and bird cage shape package decoration, emerge. To during World War II, a shortage of materials, package design suddenly become a luxury, ladies bag with a rough canvas material, has forced the designers to design a series of purchasing bags and bicycle bag. vivienne westwood shoes http://www.paperco.co.uk/rss.html

Hermes Bag

14/06/2013

arrow

Kur duan të bëjnë kandidat në BE me zor! | AleancaKuqeZi.al – Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha Hermes Bag http://hermesbag.freetzi.com

Herve Leger Bandage Dress

14/06/2013

arrow

Kur duan të bëjnë kandidat në BE me zor! | AleancaKuqeZi.al – Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha Herve Leger Bandage Dress http://hervelegerbandagedress.6te.net

algeria jersey

14/06/2013

arrow

Kur duan të bëjnë kandidat në BE me zor! | AleancaKuqeZi.al – Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha algeria jersey http://www.clubjerseys.us/football-Jerseys/Algeria-Jerseys/

レイバン サングラス

14/06/2013

arrow

Kur duan të bëjnë kandidat në BE me zor! | AleancaKuqeZi.al – Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha レイバン サングラス http://www.raybansunglasses.cc

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen